Komisionet e Varesise dhe 100-Vjetori i Pavaresise

  • 0

Komisionet e Varesise dhe 100-Vjetori i Pavaresise

Category : Komuniteti

Polifoto2-300x199Te pavarurit nga shoqatat dhe nga paria e komunitetit u mblodhen me daten 25 Maj 2012 ne Imperial House si te barabarte dhe te lire nen nje atmosfere te kendshme koktej te organizuar nga stafi mikprites i Imperial House per te konkretizuar me tej programin e organizimit te sezonit te festimeve kushtuar 100-Vjetorit te Pavaresise. Sipas tradites, mireseardhjen e uroi pronari i Imperial House z. Ndue Ftoni, i cili me bujaraine dhe perkushtimin e tij personal, ju uroi te gjithe te pranishmeve mireseardhjen, si dhe beri edhe deklaraten me te guximshme qe nje pronar biznesi mund te beje ne momentet aktuale duke thene se “Imperial House do te jete ne dispozicion te sezonit te festimeve te 100-Vjetorit falas dhe ne cdo kohe.”
Moderatori i mbremjes Z. Eduart Aliko rikonfirmoi edhe njehere disa nga pikat parimore mbi te cilat duhet te organizohet ky sezon festimesh, i cili u deklarua i hapur. Ai theksoi se ky jubile i madh i arritjeve dhe sakrificave duhet te shnderohet ne nje festim popullor pa tutelen dhe diktatin e nje individi apo te nje grupi individesh. Gjate ketij sezoni festimesh duhet te zbehen dhe mundesisht te zhduken vijat ndarese te cfardo lloji qofshin. Cdo konceptim sipas perkatesise fetare do te quhet i gabuar dhe percares. Cdo konceptim sipas zonave dhe krahinave do ti sherbente akoma me teper percarjes. Cdo copetim sipas shoqatave do ta segmentonte komunitetin mbi baze qellimesh, programesh, krahinash, traditash kulturore dhe folklorike, si dhe do te shtonin akoma me teper dozat e ndarjes. Gjithashtu Z. Aliko theksoi integrimin e grupmoshave te ndryshme dhe vecanerisht rinise dhe studenteve duke ju krijuar te gjitha mundesite si dhe duke ju vene ne dispozicion burimet e nevojshme materiale. U miratua njezeri procedura e miratimit te ideve, projekteve dhe aktiviteteve, procedure e cila do te bazohet mbi bazen e konsensusit te gjere te komisionit te madh organizativ.
Ne fjalen e tij te urte dhe te mencur Famullitari i Kishes Katolike “Zonja Pajtore” Dom Ndue Gjergji theksoi domosdoshmerine e bashkimit dhe mirekuptimit mes te gjithe faktoreve dhe aktoreve te Komunitetit. Nderkohe, Famullitari i Kishes se “Shen Palit”, i cili ka qene i ftuar, nuk ka marre pjese per arsye te paspjeguara nga ana e tij deri tani. Imami i Qendres Islamike Shuaip Gerguri, per arsye te preokupimeve te paracaktuara fetare dhe institucionale nuk pati mundesi kesaj here te merrte pjese po i siguroi organizatoret se ai dhe institucioni i tij do te jene pjese aktive e sezonit te festimeve. Bektashinjte dhe Teqea u perfaqesuan nga disa antare aktive te ketij komuniteti.
Nen tingujt dhe argetimin e muzikes te pranishmit folen hapur dhe lirshem vecanerisht rreth rrezikut te percarjes qe ka filluar te mbillet nga individe te caktuar ne Komunitetin Shqiptar te Michiganit.
Vecanerisht me tone te larta dhe pozitive ishin diskutimet e bera nga Z. Kujtim Qafa, Z. Sako Satka si dhe Z. Luigj Gjokaj, te cilet shprehen perkrahjen dhe predispozicionin e tyre per te qene pjese aktive e cdo aktiviteti dhe grupimi patriotik per festimet e 100-Vjetorit.
Vlen te theksohet prania e shume artisteve dhe njerezve te artit te cilet shprehen indinjaten e tyre per mentalitetin dhe menyren e organizimit te festime ne komunitet deri tani. Ata me shume te drejte kerkuan me shume vemendje perfshirjen dhe degjimin e fjales se tyre profesionale, vecanerisht ne organizime te tilla si sezoni festiv i 100-Vjetorit te Pavaresise.
Mediat me serioze te komunitetit ishin te pranisheme dhe e ndoqen nga afer aktivitetin, si dhe pergatiten kronikat e tyre respektive.
Ne antiteze te plote me te gjitha parimet e grupit organizator te mbledhur ne Imperial House u zhvillua takimi i gjysmes tjeter te komunitetit ne Qendren Kulturore Ballkanike. Le te analizojme disa nga parimet e ketij grupimi:
Tryeza8-300x199Ne vend te parimit te barazize dominoi parimi i hierarkise. Ne krye te sofres Bektashiu Konsull, Z. Bardha, pastaj me rradhe Famullitaret, Kleriket, Kryetaret dhe Sekretaret e Shoqatave duke kaluar deri tek niveli i rojeve dhe shoferave te parise.
Ne vend te parimit te organizimit te nje feste popullore, dominoi parimi i festimit te udheheqjes se larte te komunitetit dhe se po qe se populli deshiron te gezoje, ai do te lejohet vetem me urdher nga lart. E thene me shkoqur do te festohet sipas parimit “Populli ne kembe, Paria ne Balle!”
Ne vend te parimit integrues dhe gjitheperfshires, dominonte parimi i ftesave vetem per ata qe i bejne levdata Konsullit te Nderit. Ata qe e lene pa gjume Konsullin, kryesisht mediat e komunitetit, jane shpallur armiq te parise. Kjo u shpreh si gjithmone ne fjalen programatike te hapjes se Konsullit, i cili njelloj si merhumi shoku Enver dikur, i cili edhe kur fliste per festivalet folklorike, deshironte ta fillonte fjalimin me luften kunder armiqve te brendshem dhe te jashtem dhe rezikshmerine qe do ti sillnin ata partise.
Gjithashtu ne kete tryeze, ne vend te parimit te bashkimit te cdo shqiptari te thjeshte, dominon parimi i bashkimit ne tryeze te kryetareve te shoqatave, te cilat ne masen 90% kane vetem Kryetaret, dhe Sekretaret dhe do te quheshin shoqata shume te organizuara ne rast se do te kishin edhe 2-3 antare kryesie. Per antare te thjeshte as qe behet fjale fare. Tipike per kete eshte shoqata Kosova. Deri tani ka ne perberje 4-5 veta dhe qe te gjithe prezantohen si kryetare te shoqates. Lere pastaj te kerkosh qe kjo shoqate te jete e regjistruar zyrtarisht ne shtetin e Michiganit. Shoqata vetem me kryetare ne te gjithe boten gjen vetem ne komunitetin tone te Michiganit. Cdo njeri normal mund te pyese: Po ku jane antaret e ketyre shoqatave? Ne fakt te gjithe antaret e thjeshte te ketyre shoqatave ishin te ftuar dhe morren pjese ne Imperial House, atje ku koncepti eshte per nje festim popullor, masiv, te hapur, te barabarte me ose pa pranine e udheheqjes kjo nuk ka fare rendesi.
Ne vazhdim, ne samitin e Qendres Ballkanike gjithashtu konsesusi eshte zevendesuar me diktatin e Konsullit. Ne vend te bashkimit pa dallim fetar nga kjo tryeze i behet thirrje komunitetit te bashkohet ose ne Kishen e Shen Palit, ose ne oborrin e Konsullit te Nderit, oborr i cili konsiderohet edhe si Teqe Bektashiane, edhe si Konsullate.
Valle-300x199Po qe se i pyet keta baballare te komunitetit se ku jane studentet? Ku eshte rinia? Ku jane grate dhe femrat e komunitetit? Ku jane njerezit e thjeshte qe si durojne dot shoqatat, dhe qe s’ju ka shkuar ne mendje te krijojne shoqata ketu ne emigracion? Besoj pergjigja qe do marrin eshte: Le te mbushin sallat dhe te paguajne biletat.
Per ta mbyllur pershkrimin e te ashtuquajturit samiti i Qendres Ballkanike, do te sillnim ne vemendjen e lexuesve tane nje episod humori me Vlonjatet, te cilet per hir te se vertetes meritojne shume vleresime per shpalljen e pavaresine, per te cilen po debatojme dhe grindemi kaq shume. Per me teper me kete episod humori mund ti perfshijme te gjitha keto qe thame me larte per Komisionin Bardha. ”Do te festohej nje nga pervjetoret e pavaresise ne Vlore ne kohen e komunizmit. Nje Vlonjat, hero i popullit dhe i partise, dhe kuadro i larte i partise, inspektoi pergatitjet e festimeve ne sheshin e Flamurit dhe i beri nje verrejtje kryeorganizatorit ne lidhje me tribunen duke i thene: Si shume te vogel e keni bere kete tribunen or shoku organizator i komitetit te partise! Kjo nuk merr as 500-600 veta. Ku do te qendroje gjithe kjo Vlore me 28 Nentor? Inspektori ju pergjigj: Po shumica e popullit do te rrine perballe tribunes ne shesh. Vlonjati ju pergjigj: Ore zgjeroni tribunen te marre te gjithe Vloren ne tribune, sepse per ne shesh po nuk keni njerez shkoni e merrini ne Lushnje ose Fier po deshet.”
Ne kontekstin e humorit te episodit te mesiperm, po i drejtohemi Z. Bardha: Z. Konsull, tribunen e ke bere te madhe se je largpames, por kush do t’ju mbushe sheshet? Po qe se do tju duhet popull , mire do te ishte tjua sillte Sakua nga Ohio me autobuse, se keshtu si po e organizoni ju te udheheqjes festa do te zhvillohet e gjitha ne tribune…


Leave a Reply