DY FJALË PËR AMBASADOREN SHQIPTARE, FLORETA FABER

  • 0

DY FJALË PËR AMBASADOREN SHQIPTARE, FLORETA FABER

Category : Komuniteti

Emri im është Dede  Beleshi, një shqiptaro-amerikan që pas 22 vitesh emigriminë SHBA, jetoj dhe punoj me dinjitet me familjen time. Une akuzohem padrejtësisht nga ambasadorja Floreta Faber, se kam probleme me drejtësinë amerikane.

Kjo shpifje bëhet nga një diplomate që presupozohet se më përfaqëson jo vetëm mua, por dhe Kombin tim në Washington. Deklaroj publikisht se akuzat e bëra në adresen time janë sa qesharake, aq dhe për të ardhur keq.

Faber ben searchSi qytetar amerikan me kombësi shqiptare, jam i hapur që znj. Faber apo kushdo tjetër që do te ketë nevoj, të kërkojë raport investigativ për mua pranë FBI-së. Në të njëjtën kohë ambasadorja, duhet të bëjë të ditur para opinionit publik edhe rekordet e “miqve” të saj, me të cilët darkoi, drekoi në mes të Tetorit në Michigan.

Gjithçka nisi nga një aktivitet, organizimi i të cilit, mu kërkua nga vetë znj, Faber. Duke pare predispozitën dhe deshiren e saj për të njohur shqiptarët në Detroit, znj. ambasadore më kontaktoi për mundesimin e këtij takimi. Në nderim të vullnetit të saj, por dhe në dëshirën time, bashkë me përfaqësues të tjerë të komunitetit u përgatitëm që në datën 18 Tetor 2015, të mbahej aktiviteti i kërkuar nga Ambasadorja Shqiptare. Por siç dihet, znj. Faber, jo vetëm e injoroi me mosardhjen e saj këtë takim  me komunitetin, por i ndau shqiptarët e Amerikës në të majtë, të djathtë dhe në atë që “paskan probleme me drejtësinë amerikane?”

I indinjuar më duhet ta pyes: A është ky misioni i një diplomateje shqiptare?

Në këto dekada, kam takuar dhe punuar me plot zyrtarë dhe diplomat shqiptare, të huaj, të majtë, të djathtë dhe kurrsesi nuk kam pasur një esperiencë kaq zhgënjyese si me zonjën në fjalë.

Jam aktiv në jetën e komunitetit tonë dhe bëj ç’të mundem për t’i shtuar atij shembujt sa më pozitiv dhe të suksesshëm.

Faber-Beleshi Mesazhi1Dua t’i bëj me dije znj. Faber se me profesion jam inxhinier, i diplomuar nga Universiteti i Tiranës në vitin 1985 dhe sot drejtoj biznesin tim 12 vjeçar në fushën e telekomunikacionit, “Iliria Telecom Inc.”, me të cilin afroj shqiptarët në Amerikë, Kanada dhe Shqipëri, me shërbime telefonike të një teknologjie të avancuar dhe me tarifa nga më të ulëtat në treg, duke  krijuar mundësi që vendi amë të jetë sa më afër me ne. Gjithashtu, kam një vit që kam hedhur në treg aplikacionin “Iliria” për aparatet “Apple” dhe “Androit”.

Kam arritur t’a përballoj integrimin dhe rritjen në shoqërinë amerikane me punë, sakrifica dhe dinjitet, sepse vetëm në këtë mënyrë, mund të jetosh i qetënë SHBA.

Nga viti 1995 deri në vitin 2003, kam punuar si drejtues i Departamentit të Punësimit për kompaninë amerikane “MESA Service Inc.” kohë kur kam punësuar qindra shqiptare, duke iu krijuar mundësinë për të filluar jetën në tokën e premtuar.  Bashkë me këtë kompani, kam hapur shkollë për mësimin e gjuhës angleze për shqiptarët e sapo ardhur dhe kurse të ndryshme kualifikimi.

Jam i lumtur për të gjitha mundësitë që mu dhanë, pasi nëpëmjet tyre kam ndihmuar bashkëkombasit e mi.

Në vitin 2011 bashkë me një grup intelektualësh shqiptarë dhe amerikanë krijuam shoqatën jofitimprurëse AACEE, Shoqata Shqiptaro-Amerikane për Marëdhëniet Ekonomike e Kulturore, ku në e bordin e saj janë njerëz të nderuar e të respektuar, avokatë amerikanë, përfaqësues të pushtetit lokal të Macomb County, profesorë, inxhinjerë, etj.

Për më shumë informacion, ftoj znj. ambasadore të lexoj në faqen www.aacee.org .

Gjatë kësaj periudhe   4 vjeçare kam ndërmjetësuar shumë aktivitete të përbashkëta me Macomb County, me kongresmenë  e senatorë të Shtetit të Michiganit. Me bordin e AACEE, kemi dërguar tre delegacione në Shqipëri për mundësi investimesh në infrastrukturë, si ajo e hekurudhave, e linjave të transmetimit të energjisë dhe në fushën e spitaleve dhe të farmaceutikës.

Faber-Beleshi Mesazhi 3Dua të vecoj një nga takimet e bëra me përfaqësues të Macomb County, ku morën pjesë mbi 600 të ftuar, përfaqësues të pushtetit lokal the atij qëndror. Në këtë takim gjithashtu, na nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe përfaqesues nga Zyra e Senatorit, Carl Levin, Congresswoman Candice Miller, Congressman Gery Petter (sot Senator), etj.

Unë si kryetar i kësaj shoqate dhe si përfaqësues i Dhomës së Tregëtisë në Shtetin e Michigan-it, i bëj thirrje znj. Faber, të mos merret me njollosjen e shqiptarëve të ndershëm në SHBA, por të punojë dhe ti fali të paktën një vepër të mirë DiplomacisëShqiptare.

Duke mos dashur të zgjatem me këtë reagim të detyruar nga pohimet e papërgjegjshme të saj, deklaroj publikisht se disponoj të gjitha tabulatet telefonike dhe sms-të e shkëmbyera me të, në lidhje me takimin që ajo kërkoi me komunitetin tonë në datën 18 Tetor  2015 në Michigan.

I bëj thirrje edhe njëherë znj. Faber, ta kuptojë më mirë misionin që i është dhënë nga Republika e Shqipërisë, ta ushtrojë atë deri në fund të mandatit, pa dallime, në emër të interesave kombëtare dhe mos t’i grupojë e ndajë shqiptarët në klane apo në demokratë, socialistë apo komunistë, të paktën këtu në SHBA.

DEDE BELESHI
Michigan 10/28/2015

Kronika e Plote ACTV-Ambasadorja Faber from www.albdreams.net on Vimeo.

 

 


Leave a Reply