Përgjigje e shkurtër zonjes Floreta Faber

  • 0

Përgjigje e shkurtër zonjes Floreta Faber

Category : Komuniteti

Ndue Ftoni

Ndue Ftoni

Une Ndue Ftoni, bisnesmen shqiptaro-amerikan, kam ardhur në Amerikë në vitin 1997. Gjatë kësaj periudhe 18 vjeçare kam punuar për të arritur ato që të afron ky vend i bekuar. Si pasojë e punës së vazhdueshme bëra te mundur që në vitin 2000  të hapja bisnesin tim të Furnizim – shpërndarjes së restoranteve me produkte të ndryshme ushqimore në Detroit. Në vitin 2005 arrita të blej një nga supermarketet e mishit në Detroit dhe në 2011 bleva “The Imperial House”  qendër banketesh dhe konferencash, ku ushtroj aktivitetin kryesor. Me pas në vitin 2014 bleva kanalin televiziv , ACTV  Televizioni i Komunitetit Shqiptar dhe pak muaj më vonë bleva Wold Wide Travel Agency.

Gjatë kësaj periudhe jam munduar të ndihmoj njerëzit në nevojë këtu në komunitet por  dhe në Shqipëri. Një nga ngjarjet që unë do jem krenar përgjithmonë është sponsorizimi i 100 vjetorit të Pavarësisë falas për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje, ku me punën e madhe të intelektualëve dhe të grupit të punës u arrit një pjesmarrje gjithëpërfshirëse me mbi 1300 veta. Për mua nuk ka rëndësi se sa ishte shpenzimi, rëndësi ishte që arrita të kënaq të gjithë ata shqiptarë dhe amerikane që erdhën të festojmë së bashku. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 60 Amerikanë, përfaqësues të zyrës se Senatorit Carl Levin, Senatorit Gery  Pitter, Kongreswomen Candis Miller, Kongresman Sander Levin, përfaqësues të Macomb County, etj.

Në atë darkë morëm mirënjohje nga zyrat e senatorëve dhe të kongresman-ëve dhe ishte një mrekulli që të gjithë darkonin me ne dhe  uronin 100 vjetorin e Pavarësisë.

Ky eshte ne menyre te permbledhur aktiviteti i biznesit tim ne Amerike, per te cilin Ambasadorja shqiptare ne Washington nuk e kurseu mllefin e akuzave dhe denigrimeve.

Mos ardhja e znj. Ambasadore në Imperial House, vetëm se është bisnes Shqiptar, është e pafalshme, por më e pafalshme është kur ajo anullohet nga njerëz pa personalitet në komunitet dhe që janë turpi i ketij komuniteti.

Ambasadorja me akuzon se kam probleme me ligjin. Jo zonjë, Je e gabuar! Ushtrimi i kontrollit në biznes është  e drejtë dhe detyrë e organeve përkatëse dhe në rastet kur kontrollet e shtetit të nxjerrin fajtor, të fusin  në burg ose të konfiskojnë pasurinë. Mua as njëra nuk më ka ndodhur  dhe nuk kam asnjë record kriminal, siç pretendoni ju.

Faber ben searchNe komunikuam se bashku në telefon me datë 18 Tetor dhe me duket se jua dhashë përgjigjen.  Me keq ardhje, por  i detyruar ta përsëris edhe njëherë, është e pafalshme për ju që të mos vinit në takim që e kishit kërkuar vetë. Unë kam qënë në zyrën e z. Beleshi  kur  në orën 8:17 të darkës kur ju keni kërkuar që të bëhet ndryshimi i vendit të takimit nga Imperial House në një vend tjetër.  Mbasi z.Beleshi u shpjegoi se kush ishte Imperial House, ju jo se  nuk e dinit, ose nuk e kuptonit, por ata që ishin me ju bënin të luanit rolin e të paditurit dhe ishit nën efektin e darkës së vonshme.  Z. Beleshi ju tha që ta anullojmë dhe ju u pergjigjet në asnjë mënyrë.  Me pas z. Beleshi ju pyeti ku dëshironi t’ju pres tek zyra ime apo tek Imperiali dhe ju i konfirmuat Imperialin në ora 10:30. Mbas këtij dakortësimi u ndamë me bindjen e plotë se do shiheshim në orën që caktuat vetë. Eshtë e turpshme që një diplomate të veprojë keshtu me vëllezërit e vet. Znj, Ambasadore, Ju shkuat ne dreken e gabuar!

Si bir i Dukagjinit do kisha dëshirë të thoja shumë gjëra për ju por po e lë me kaq per hir te funksionit qe mbani.

Uroj  të kesh kurajo që  të kërkosh falje publike.

NDUE FTONI
Biznesmen

Michigan 10/28/2015

Kronika e Plote ACTV-Ambasadorja Faber from www.albdreams.net on Vimeo.


Leave a Reply