Ambasadorja Floreta Faber ka gabuar

  • 0

Ambasadorja Floreta Faber ka gabuar

Category : Komuniteti

Në datën 18 Tetor, 2015 në nje qendër konferencash dhe banketesh në shtetin e Michigan-it në Amerikë, ishte planifikuar të zhvillohej një takim i ambasadores shqiptare në Washington Znj. Floreta Faber me përfaqësues shoqatash, intelektualë dhe studentë. Znj. Faber e bojkotoi takimin duke mos marrë pjesë, dhe këte e bëri pak përpara takimit, dhe në mënyre krejt të papritur. Ndërkohe kur pritej që ambasadorja moralisht të kërkonte ndjesë, ose të gjente të paktën ndonjë justifikim qoftë edhe sa për të dalë nga situata, ajo në mënyrë të habitshme dhe me një arrogancë te motivuar politikisht, ndërmori sulme personale duke artikuluar një sallate akuzash të pavërteta dhe të padenja për detyrën dhe rolin që i është besuar si perfaqesuese e shtetit shqiptar.

Ja përse dua ta sqaroj publikisht ambasadoren Floreta Faber:

Faber-TemaUnë kam afërsisht 17 vjet që jetoj dhe punoj në Amerike. Midis eksperiencave të shumta profesionale, që prej vitit 2000, profesioni im është ai i pedagogut në Kolegje dhe Universitete në Michigan. Ndërprerja e vetme e kësaj experience ka qenë gjatë rikthimit në Shqiperi në vitin 2006 për të marrë detyren e Drejtorit të Përgjithshem të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme, ku kam shërbyer për gati një vit e gjysëm.
Jam krenar që si drejtues i shërbimit kombëtar të gjendjes civile, së bashku me stafin e Ministrisë së Brendshme, kam konceptuar, shkruar dhe formalizuar si propozim ndaj qeverisë së asaj kohe, një prej projekteve më të mëdha emancipuese dhe maturuese të shtetit shqiptar, atë të kartave dhe pasaportave biometrike. Sigurisht, të gjithë ata drejtues dhe shtetarë që e implementuan dhe e përfunduan me sukses këtë projekt meritojnë shumë më shumë vlerësime se unë.

Si shqiptaro-amerikan dhe pjesë e diasporës, përpiqem të angazhohem me pasion në jetën publike amerikane dhe atë të komunitetit shqiptar, duke ofruar ndihmën dhe eksperiencën time për çdo iniciative pozitive.

Ambsadorja Faber, në një deklaratë publike të datës 25 Tetor, 2015, duke dashur të sqarojë arsyet e anulimit te pjesmarrjes së saj në takimin e planifikuar me intelektualet dhe studentet në Michigan, ka përmendur emrin tim si një prej individëve politikisht të papranueshëm për të.

Për më tepër, vlerësoj se nuk është aspak dinjitoze, madje është e dënueshme si fallsifikim, që midis të tjerave në këtë deklaratë, ambasadorja Faber shton edhe inicialet e emrit tim, pavarësisht se dukej qartë nga shkrimi se inicialet nuk përputheshin. Mendoj se kjo është e qëllimshme, për t’i dhënë deklaratës së saj një theks të panevojshëm, por edhe të pa besueshëm politik, duke menduar se kështu do të justikikohej më mirë. Pjesa e emrit dhe e inicialeve të mia është një gënjeshtër e provuar tashmë nga faktet e bëra publike në disa media në Shqipëri.

SHIKONI INTERVISTEN E ISH KRYEMINISTRIT SALI BERISHA (Minuta 27.30)

Berisha pergenjeshtron FaberAmbasadorja përmend në deklaratë edhe faktin që unë jam me origjinë nga Lazarati, dhe sipas domethënies së saj, kjo më bën mua politikisht të papërshtshëm për të. Eshtë e vërtetë që unë jam me origjinë nga Lazarati i Gjirokastrës dhe mund të them pa asnjë kompleks se kam një krenari dhe dashuri të vecantë për vendlindjen time. Ndjej keqardhje për Ambasadoren që përpiqet që edhe me këtë fakt të luaj si dikur në kohën e komunizmit kur ndarjet klasore i jepnin krenari dhe motivim pushtetarëve dhe persekutorëve të atëhershëm. Unë nuk do ta bëja këtë për Ambasadoren Faber, që të mund të citoja apo komentoja politikisht origjinën e saj dhe të familjes së saj, sepse në Amerike këto konsiderohen gabime etike.

Sqaroj lexuesit se aktiviteti të cilit i mungoi Ambasadorja nuk pati asnjë axhendë politike apo pjesmarrës të matrikulluar politikisht, por vetëm shqiptare atdhetarë, të majte dhe të djathtë, republikanë dhe demokratë, të rinj dhe të moshuar, të ulur së bashku në pritje të zonjës Ambasadore.

Në opinionin tim, Ambasadorja Faber ka bërë gabim që nuk u takua me bashkëatdhetarët duke i ndarë ata ne “të mirë” dhe “të këqinj”, apo në të majte dhe të djathtë. Unë gjykoj se do të ishte mirë që Ambasadorja e shtetit shqiptar midis axhendës së saj në Michigan, të gjente mundësinë të ishte e pranishme edhe në takimin me studentët dhe intelektualët.

Duke përfunduar, dua t’i kujtoj Ambasadores Faber që është mirë te kërkojë falje publike, si dhe të bëjë kujdes moralisht dhe ligjërisht me deklaratat e saj në adresën time, pasi deklarata e saj përmban gënjeshtra lehtësisht të verifikueshme dhe të gjykueshme, dhe se demokracia amerikane është demokraci e qytetarëve të mbrojtur nga ligji, ose një demokraci e qytetarëve në veprim.

EDUART ALIKO
Michigan,  10/28/2015

Kronika e Plote ACTV-Ambasadorja Faber from www.albdreams.net on Vimeo.


Leave a Reply