Abmasadorja Floreta Faber injoron shoqatat, studentet dhe intelektualet

  • 0

Abmasadorja Floreta Faber injoron shoqatat, studentet dhe intelektualet

Category : Komuniteti

AACEE Deklarata per shtypAACEE

(American Albanian Cultural and Economic Exchange)
Shoqata Amerikano-Shqiptare
për Shkëmbimet Kulturore dhe Ekonomike
2005 15 Mile Rd
Sterling Heights, MI. 48310
www.aacee.org

Datë: 21 Tetor, 2015

 Deklarate Shtypi
(Press Release)

Njoftojmë publikun, mediat dhe institucionet Shqiptare se ditën e diel në datën 18 Tetor, 2015 në ambjentet e Imperial House[1] në shtetin e Michiganit, ishte planifikuar të zhvillohej një takim i ambasadores Shqiptare në Amerikë Znj. Floreta Faber me përfaqësues shoqatash, intelektualë dhe studentë në Michigan. Ky takim kishte si qëllim njohjen, bashkëbisedimin dhe shkëmbimin e opinioneve.

Dëshirojmë t’ju sqarojmë se takimi ishte kërkuar nga ambasadorja Faber, nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve të shkëmbyera me Kryetarin e AACEE dhe përfaqësuesin e  Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Michigan. Që prej ditës së enjte datë 15 Tetor, 2015, Ambasadorja Faber kishte kërkuar  të takohej me një grup studentësh aktivistë të fondacionit të bursave “Gjergj Kastrioti”, shoqatat shqiptare, intelektualë dhe aktivistë të tjerë.

Megjithë komunikimin dhe dakortësimin e saj për të marrë pjesë në këtë takim duke caktuar dhe orarin dhe adresën e qëndrës ku do të zhvillohej aktiviteti,  çuditërisht në mënyrë krejtësisht të paspjegueshme ambasadorja Faber nuk u paraqit, dhe për më keq u mjaftua duke dërguar vetëm tre orë para orarit te paracaktuar një mesazh (txt/sms) të anullimit të takimit.

Në lidhje me këtë nënvleftësim të ambasadores Faber, pjesmarrësit në këtë takim, me indinjatë dhe shqetësim konstatojnë se ambasadorja e re  shqiptare në  Washington  fatkeqësisht është treguar  e papërgjegjshme duke injoruar  komunitetin e organizatave dhe bizneseve Shqiptare këtu në Michigan.

Si pasojë e këtij veprimi të ambasadores, gjatë këtij takimi u shfaqën reagime publike nga  pjesmarrësit e zhgënjyer nga mungesa e saj.  Mospjesmarrja e ambasadores konsiderohet si një incident i panevojshëm dhe shpreh paaftësinë e saj për t’u ngritur në lartësinë e detyrës si përfaqësuese e lartë e shtetit shqiptar në Amerikë.  Ajo që e bën akoma dhe më të rëndë këtë incident, është fakti që ambasadorja gjatë dy ditëve të vizitës në Michigan është shoqëruar dhe orientuar nga individë të papërshtatshëm. Është e rëndë për një zyrtar të shtetit që të injorojë intelektualët dhe studentët, të cilët përfaqësojnë energjitë më positive të diasporës, duke u fshehur prapa procedurave dhe axhendave burokratike. Shqiptarët e diasporës janë shumë të vëmëndshëm ndaj veprimeve të stafit diplomatik në Washington, duke filluar që nga kredencialet profesionale që ata përfaqësojnë, e deri tek sjelljet e tyre gjatë gjithë aktivitetit diplomatik.

Pritshmëria e intelektualëve dhe e studentëve është që zyrtarët shqiptarë të adoptojnë modelin e shërbimit të vendit ku ata shërbejnë, dhe të mos sjellin në Amerikë modelin e përfshirjes në axhendën zyrtare të personave te papershtatshem, të cilët perpara se të shoqërojne ambasadoren duhet të sqarojnë përpara komunitetit problemet e tyre personale[2].

Pavarësisht këtij incidenti intelektualët, studentët dhe grupi i shoqatave që morën pjesë në këtë takim shpresojnë që incidente të tilla, dhe një nivel kaq i dobët përfaqësimi të mos përsëriten më.

Regimet individuale të të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim do të bëhen publike nëpërmjet mediave lokale vizive dhe elektronike.

Komuniteti  shqiptar në Michigan është krenar për brezin e studentëve, intelektualëve dhe  profesionistëve të rinj, të cilët e mbajnë te gjallë dashurinë e madhe për Shqipërinë, dhe për pasojë dëshirojnë që ta shohim ate sa më dinjitoze dhe të mirëpërfaqësuar.
Michigan, 21/10/2015

[1] Imperial House është një qendër konferencash, banketesh, aktivitetesh kombëtare dhe kulturore me pronarë shqiptar që ka vënë  biznesin e vet në shërbim të cështjes shqiptare.

[2] Probleme te mos respektimit te ligjit ne Amerike.

Kronika e Plote ACTV-Ambasadorja Faber from www.albdreams.net on Vimeo.


Leave a Reply