Monthly Archives: February 2016

  • 0

RAUL MARKOT E AMERIKES DREJT KONGRESIT TE VAZHDIMESISE…

Category : Komuniteti

Zef Pergegaj1                …kongresi i diaspores do tembahet ne Tirane me 13 mars 2016, ku flitet se do te jete ne vazdimesi…

 

Per nje gazetar tortura me e madhe eshte kur ai nuk ka mundesi te shprehe mendimin e vet te lire. Eshte me te vertete nje torture prangash…Po si mund te them kete fjale ne boten e lire ne shtetin e lirive dhe te drejtave njerezore, ketu ku nuk ke asnje perngese dhe je plotesisht i mbrojtur nga ligji edhe kur dhembet e krimbur ne krimin e gjakut inxjerr ujku i vjeter i kapotes staliniane e hoxhiste qe i ben floket me llak dhe kemishen e ngerthen ne fyt me frak…?!

Lajmi per kongresin e diaspores, te cilin e mesova ne Tirane ne shtatorin e vitit te kaluar me erdhi si nje fund pa mbarim i te keqes dhe poshterimit deri ne letersi, gjuhe e poezi qe i eshte bere diaspores shqiptare ne Amerike, e cila ka me shume se 100 vjet qe sfilitet per kete Shqiperi e per keto troje etnike e disa pej tyre dhane edhe jeten.

Po e mendoja se si ta shpreh shqetesimin per kete zhgenjim qe na erdhi si shkak i lajmit me bredi te rreme, mbi takimin e marsit me diasporen. Vendosa te hesht dhe te duroj deri ne momentin e fundit ne pritje te ndonje informavioni te ri qe do ti rrezontekeqkuptimet, si kulla e reres nga vala e detit. Pritja e plak njeriun dhe shpirtin ia ndrydh…

Dhe ja nje zile telefoni nga nje agjenci greko-amerikane, e cila njoftone se biletat per Shqiperi ne javen e fundit te shkurtit dhe javen e pare te marsit kane pesuar nje ulje 65%. Pra nese cmimi eshte rreth 1400 dollare nje bilete per ne Shqiperi mund ta marresh me rreth 600 dollare. Ne te vertete e josha grekun ne menyre qe te merrja ndonje te dhene me shume. Ai me tha se shume shqiptare nisen per ne Tirane ne kongresin e diaspores dhe se delegatet e zgjedhur neper mbjedhjet e tyre kane konfirmuar rezervimin e biletave. Po si mund te udhetoj kur une nuk jam zgjedhur delegatipartise?! Per kortezi me grekun e lashe biseden hapur dhe se do ta njoftoja nese deshiroja nje bilete per ne Tirane!

Pas dy ditesh bie perseri zilje e telefonin te nje agjensi serbe me telefonon me entuziazem se i ka ulur ne maksimum biletat per ato qe do te udhetojne ne kolektiv per ne Tirane. Nuk desha t’u besoj vesheve kur agjenti me permendi nje emer njeriu, i cili hiqet si esnafi me i madh ipatriotizmit dhe antiserbizmit ne diaspore qe na qenkesh iinteresuar qe te gjithe shqiptaret qe do teudhetojne per ne Tirane te paraqiteshin ne kete agjensi. Mua nuk me ka rene rasti qe keto 16 vjet ne Amerike te trokas ne nje agjensi serbe per bileta aeroplani, po e di se ka shqiptare qei blejne ushqimet tek serbo-malazezet, i presin biletat aty dhe po aty i kryejne sherbimet, disa, jo te gjithe!

Me serbin e mbylla biseden se nuk do te udhetoj per ne Tirane, perderisa nuk jam delegat. Po nje pytje mi kishte mberthyer vetullat dhe me kishte shpuar diten e syve: “Nga e dine greket dhe serbet ne Detroit se ne Tirane mbahet kongresi i diaspores?!”

M’ kujtua nje shkrim qe e kisha bere ne rrjetet sociale me titull: “A po vjen ta shuajme etjen e shuarjes?!” Ku ne nje pragraf shkrova:

“…Me pare e kam degjuar nga goja e kryeministrit Rama ne Tirane se do te mbahet nje takim me diasporen, por data nuk eshte caktuar ende. Te them te drejten mu perteri shpirti e thashe me ne fund nuk kam ndonje kend apo skute, qe te ankohem neper shkrimet e mia se diaspora u ka dale nga mendja qeveritareve se per nga kushtetuta ende ruaj mendimin se ajo eshte e perjashtuar. Kur nje kushtetute apo nje qeveri te heq te drejten e votes ajo eshte me keq se nje diktature Pinoceti.

Ne takimin e vetem qe ambasadorja e nderur e Shqiperise ne Washington, beri ne Detroit me rastin e darkes se 75 vjetrit te ish-kongresisitit me origjine shqiptare degjova se ajo tha se me 13 Mars 2016 ne Tirane do te mbahet takimi me mergimtaret dhe se priten orjentimet nga lart.Vetem kaq dhe nuk dihet ende agjenda e ketij takimi. A do te thirren vetem kontribuesit e shumte te cilet sakrifikuan ne diaspore per fitoren e partise socialiste?!. A do te jete diaspora, parnere me qeverine per marrjen e disa vendimeve qe do ti kalohen parlamentit?! A do te jene pjesmarresit e ketij takimi vetem degjues, e mos e dhenet zoti ato qe lepijne ne 100 kazana vetem e vetem ne marrin mikrofonin e te bejne ndonje foto per tu dukur kalores  te diaspores, duke hedhur ndodhta ndonje firme tradhetare dhe mbas shpine te diaspores?! A do ti referohet qeveria, organizatave me nje numer simbolik sa nje familje e vogel antaresh per te “vjelur” ne mos “vjedhur” mendimet e tyre?! Pra ku do te jete baza e ketij takimi dhe niveli perfaqesues?! A do te zgjidhen nga qeveria apo nga diaspora?! A do te pyeten qendrat fetare dhe liderit e tyre?! Ne fund te fundit a do te jete takimi nje fasade apo nje seriozitet?!

Per te arritur ne konkluzion me duket se eshte shume heret, por teper vone.  Mediat si ne Shqiperi e ne komunitet ende nuk kane celur nje dritare diskutimi per keto tema. Mbase ato po i dikutojne per perdorim te brendshem keto pytje qe dalin nga zera shqetesues e mandej mbasi ti pjekin mire te tjeret le te thartohen dhembet se cdo gje eshte e perfunduar. Sidoqofte te mos ngutemi dhe nga e mbara mbas te sotmes!”

Me daten 14 janar 2016i drejtohem me e-maill ne faqen e saj sociale ambasadoreste nderuar te Shqiperise ne Washingon mbasi qe ne nuk jemi biznesmena e njerez qe kemi mundesi qe bujen ta lartesojme me lart se huri i nje mullari, nuk mund te takoheshim dhe te shkembenim ndonje mendim. Nuk i ve faj as ambasadores dhe anjeriut qe iu dha rasti te bente foto me ambasadoren dhe ta perdorte neper rrjetet sociale si kredit e per t’u dukur se ambasadorja me pyet vetem  atedhe jo ju te tjeret. Keshu qe permbajtja e e-mallit derguar me 14 janar 2016 eshte kjo:

Detroit, me 14 janar 2016

“I nderuar ambsadore! Ju percjelle pershendetjet me te sinqerta dhe bashke me keto edhe urimin per suksese ne detyren e re si perfaqesuese e Shqiperise ne Amerike. Qofshin te sukseshme ditet dhe kontributi juaj ne te mire te kombit.

Kur ju ishit ne Detroit degjova se me 13 mars 2016 do te behet ne Tirane nje takim per ceshtjet e diaspores. Vertete jane marre disa nisma nga qeveria ne kete drejtim, por me habit fakti se diskutohet per diasporen, e mendimi intelektual i diaspores nuk eshte prezent dhe aq me keq i mosperfillshem. Cdo intelektual e din nenin 8 te Kushtetutes se Shqiperise qe asnjehere nuk eshte zbatuar. Asnjehere nuk eshte analizuar diapora as ne qeverite e meparshme dhe as ne parlament. Ne duhet te dalim nga jeta e kermillit dhe te reagojme per te drejtat e diaspores dhe detyrimet qe ka shteti shqiptar. Sidoqofte kjo nuk eshte aspak pergjegjesia juaj, por ende nuk kemi ndonje program sesi do te organizohet takimi i Tiranes. Thenja se: “Jane te lire te vije kushdo” a mos duhet kuptuar se ky takim eshte nje farse?Ju lutem te me kuptoni per kete shqetesim dhe ne rastin me te pare kur ta gjeni kohen ju lutem me shkruani. Do tu jem mirenjohes!”

Mbasi nuk kisha marre asnje pergjigje per nje muaj pritje mora ne telefon ambasaden. Me doli ne telefon nje njeri i kulturuar dhe ne vija te pergjithshme me tha se ende nuk kishte ardhur ndonje informacion nga Tirana se si do te zhvillohet takimi. Por me njehere do te njoftoj ambasadoren mbasi me mori emrin dhe numerin e telefonit. Po ende nuk kemi ndonje ide per kete takim. Dhe une nuk kam asnje pergjigje te pakten njerezore dhe kortezie.

Kur mungon bashkebisedimi hedh rrenje paragjykimi. Mediat ketu kane bere shurdhin edhe ato qe e kane shpallur veten se ecin djathtas duke u mbajtur me shkop majtas. Gazetaria ne diasporenuk eshte gje tjeter, as me shume e as me pak se nje organizate partie me militante e agjitatore.

Zera thone se Raul Markot e diaspores ikane bere valigjet gati per ne Tirane ku do te kene rastin te ndjekin kongresin e diaspores dhe kongresin e partise!

Fushata per zgjedhjen e delegateve eshte ne konpiracion te plote! Kongresit dhe delegateve ju urojme pune te mbare dhe dhente Zoti tu “shperblehet” me ndonje grade apo karrike per punen qe kane bere per rrezimin e pushtetit te Berishes  dhethemelimin e 80 celulave me energji te reja ne damare te vjeter!

 


  • 0

Intervistë me deputetin Nikë Gjeloshaj

Category : Trojet Shqiptare

Intervistë me Nikë Gjeloshaj, deputet në parlamentin e Malit të Zi

“Problemet personale të disa individëve janë e vetmja pengesë për bashkimin e partive shqiptare”- Nikë Gjeloshaj

IMG_8936

Kristjan Gj. Dukaj

Intervistoi Kristjan Gj. Dukaj

K.D: Të jesh deputet në parlamentin shtetëror, në radhë të parë, nënkupton përfaqësimin  e  interesave dhe nevojave të  votuesve në nivelin më të lartë ligjdhënës. Sa jeni i kënaqur me kushtet ekzistuese në përfaqësimin dhe realizimin e interesave të popullatës shqiptare  përmes veprimtarisë  tuaj, si deputet?

N.Gjeloshaj:Nuk mund të jem i kënqur me kushtet ekzistuese në përfaqësim, sot në Parlamentin e Malit të Zi jemi  vetëm dy deputet nga partitë nacionale dhe kjo për mendimin tim është shumë pak. Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve kur është fjala për shqiptarët është mjaft diskriminues dhe kështu edhe përfaqësimi politik nuk ka peshën që duhet të ketë në këtë parlament. E kamë thënë shumë herë  në Parlament se edhe  përkundrejtë angazhimit tonë,  kërkesat tona nuk janë realizuar plotësisht, ato që janë realizuar në përgjithësi nuk kanë qenë të plota dhe kanëpatur shumë mangësi. Janë bërë disa veprime pozitive në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por nëpëgjithësi kanë qenë projekte lokale të rëndësishme për komunitetin por në shumicën e rasteve ka munguar vullneti politik për realizimin e kërkesave tona. Duhet të kemi parasyshë fuqinë tonë politike dhe në bazë të kësaj të vlerësojmëedhe arritjet dhe mosarritjet në punën tonë.

K.D: Cilat janë vështirësitë më të mëdha në aktivitetet  tuaja të  përditshme si deputet?

Nika

Deputeti Nikë Gjeloshaj

 N.Gjeloshaj:Përveç asaj që paraqitet në media dhe seanca parlamentare deputetët kanë edhe shumë punë të tjera në zyrat e Kuvendit. Çdo punë ka vështirësitë e veta, kemi komisione, seanca, mbledhje, përgatitje, materiale voluminoze të cilat realisht janë pjesa e panjohur  e punës së një deputeti nga opinioni publik, por kur puna bëhet me pasion atëherë edhe vështirësit tejkalohen. Përgjegjësia është faktori më i rëndësishëm në këtë mes, ndoshta shumë herë disa gjëra mund të realizohen më lehtë në qoftë se do të kishim një unitet mes subjekteve tona. Kur është fjala për merita të gjithë duan të bëhen pjesë e tyre, kur vjen puna tek mosrealizimi i objektivave atëherë mundohen që të gjithë përgjegjësinët’ja kalojnë përfaqësuesit në parlament.

K.D: Kohë më parë në Kuvend  është miratuar Ligji i ri për organizimin territorial me të cilin është paraparë që  KU e Tuzit, të jetë Komunë në kuadër të Kryeqytetit. Miratimit të këtij ligji, i ka paraprirë nënshkrimi i marrëveshjes  për zgjidhjen e ofruar.  Ju, nuk kini votuar  këtë propozim ligj. Pse?

N.Gjeloshaj:Në Parlament janë diskutuar dhe më pas janë hedhur në votim katër ligje, që në thelb kanëpatur ndryshimin e statusit të Komunës Urbane të Tuzit dhe Gollubovcit. Kërkesa jonë ka qenë e qartë, ne në programin partiak e kemi të theksuar qartë angazhimin tonë për vetqeverisje lokale, por siç e theksova më lartë edhe kjo kërkesë nuk është realizuar plotësisht, por ka mangësi të dukshme. Realisht ka disa faktor që janë lehtësisht të dallueshëm që tregojnë se kjo lloj vetqeverisje lokale i jep një autonomi më të madhe seç  ka patur deri më tani Komuna Urbane, por nuk është ajo që kemi kërkuar ne për vite të tëra.  E përderisa nuk është ajo që kemi kërkuar atëherë nuk mund të votoja një gjë të tillë.

K.D: Është e  qartë se korpusi politik shqiptar nuk është unik, madje, as rreth  çështjes së komunës së plotë. Raportet e këtilla mes subjekteve nacionale shqiptare, s’do mend, kanë ngadalësuar realizimin e çështjeve të shumta me interes të përgjithshëm  nacional. Cili është opinioni Juaj?

N.Gjeloshaj:Pluralizmi politik e mundëson një gjë të tillë. Për mendimin tim kur është fjala për komunën e plotë të gjitha subjektet politike shqiptare kanë qendrim pothuaj të njejtë, por rrugën për ta relizuar këtë jo të gjitha subjektet e kanë të njëjtë. Kur është fjala për unitetin e partive nacionale për fat të keq edhe përkundrejtë tentativave të ndryshme si tonat ashtu edhe të diasporës është parë një hezitim i madh nga disa subjekte. Për mendimin tim partitë shqiptare ka shumë gjëra programore dhe parimore që i bëjnë bashkë. Është e vështirë të gjesh ndryshime të mëdha mes tyre, përveç mjetit që ato përdorin për realizimin e kërkesave të tyre. Është tejet e dukshme që problemet personale të disa individëve janë e vetmja pengesë për këtë unitet të munguar.

K.D: Tashmë një kohë të gjatë, përfaqësuesit e subjekteve nacionale shqiptare, kanë iniciuar bisedimet për formimin e një liste sa më të gjerë të përbashkët, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që duhet  të mbahen brenda këtij viti. Deri ku është arritur me negociatat e deritashme?

N.Gjeloshaj:Kjo ka qenë një iniciativë e Partisë Demokratike dhe është pritur mirë nga shumica e subjekteve. Edhe në këtë proces ka pasur devijime të çuditshme që për fat të keq nuk kanë treguar gjë tjetër përveç asaj që theksova më lart. Besoj se është në interes të përbashkët që kjo gjë të realizohet në mënyrë që të kemi një përfaqësim të denjë, që do mundësonte realizimin e kërkesave tona në mënyrën e duhur. Bisedimet ende vazhdojnë dhe personalisht jam optimist se në zgjedhjet e ardhshme do kemi një program gjithëpërfshirës që qytetarët do ti japin përkrahjen e nevojshme.

K.D: Është e njohur se as vetë subjektet nacionale shqiptare, mjaft shpesh, nuk i kanë respektuar marrëveshjet,  me mos respektimin e obligimeve ndaj partnerëve si përbërës të koalicioneve. Si do të reflektohet kjo në rrjedhën  e negociatave aktuale, ose në përfundimin me sukses të tyre?

 N.Gjeloshaj:Mosrespektimi i marrëveshjeve nuk është fenomen i muajve të fundit. Është një fenomen që ka ndodhur pas çdo procesi zgjedhor, por ndryshimi është se disa flasin dhe bëjnë zhurmë vetëm kur ju cenohet pozita e tyre, në të kundërt, kur ata cënojnë vazhdimisht pozitat e tjetrit kurrë nuk flasin për këtë gjë. E them me plot bindje se deri më tani më e cënuar ka qenë partia që unë jam pjesë e saj, por jemi munduar ti tejkalojmë këto mosmarrëveshje me qetësi dhe me pjekuri politike. Besoj se edhe kjo situatë do të tejkalohet me pjekuri dhe të gjithë do marrin përgjegjësitë që ju takojnë.

 K.D: Z. Gjeloshaj, Ju edhe pse nuk kini një stazh të gjatë si deputet në Kuvend, me aktivitete të ngjashme jeni i pranishëm në opinionin e gjerë shqiptar në Mal të Zi, bukur gjatë. Cili është mendimi Juaj, sa mund të jenë të kënaqur elektorati shqiptar me punën dhe kontributin e  përgjithshëm  të përfaqësuesve autentik, duke filluar nga jetësimi i pluralizmit në Mal të Zi, tashmë një çerekshekulli të plotë?

 N.Gjeloshaj:Unë kam më pak se dy vite në pozicionin e deputetit. Gjatëkarrieres time, kam qenë i angazhuar fillimisht në organizata joqeveritare që në atë kohë kanë qenë të pakta por kemi bërë një punë mjaft të mirë. Edhe pse kam dhënë kontribut nuk është se kam pasur ndonjë pozitë deri para dy vitesh. Unë jam i mendimit se përfaqësuesit e partive nacionale në periudha të ndryshme kanë dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi. Nuk është aspak e logjikshme që të gjithë barrën e fajit t’ua lemë përfaqësuesve të partive shqiptare, është e drejtë dhe shumë normale të kërkohen përgjegjësi, të kritikohet puna e gjithsecilit, por gjërat nuk mund  të shikohën vetëm bardh e zi. Pozita dhe fuqia e tyre politike ka qenë e atillë që jo çdo herëështë varë nga ato realizimi i kërkesave të tyre. Duhet tu njohim meritat por edhe të bëjmë një kritikë konstruktive për punën e gjithseciitdhe gjërat mos ti përgjithësojmë.

K.D:Mes shpresës dhe realitetit ! Sa përkon angazhimi dhe  kujdesi Juaj ndaj të rinjve,  me ato që ishin pritjet tuaja  nga përfaqësuesit politik, kur ishit në këtë fazë të jetës që jemi ne sot, si të rinj  që kanë ose janë duke përfunduar   shkollimin superior?

N.Gjeloshaj:Aktivizimi im ka filluar në moshë mjaft të re, e kam menduar atëherë dhe të njëjtin mendim kam edhe sot se tërinjët janë një pasuri e madhe e çdo kombi. Energjia, vizioni, idetë dhe vullneti që i karakterizon duhet të vlerësohen. Në stafin tim kam tërinjë, kam vlerësuar idetë dhe mendimet e tyre edhe kur kanë qenë kritik ndaj meje. Jam angazhuar gjithë kohës qët’u jepet hapësira e nevojshme për të punuar, për arsye se jam i bindur se tërinjët kanë shumë për ti dhënë shoqërisë tonë. E kam thënë dhe do vazhdoj ta them se tërinjët mund të bëjnë ndryshime të mëdha dhe tani është momenti më i mirë që të vlerësojmë kontributin e atyre që gjatë kësaj periudhe kanë qenë aktiv në politikë, nga ana tjetër ata duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe në fund ti japim hapësirë më të madhe tërinjëve që të angazhohen në politikë dhe besoj që rezultatet nuk do të mungojnë.


  • 0

Kolonel Dritan Demiraj

Category : Komuniteti

Ju përshendes të gjithëve!

Jam Kolonel Dritan Demiraj, ish ushtarak i lartë i Forcave të Armatosura, tani pedagog prej disa kohësh në universitetet amerikane për çeshtje të Terrorizmit Ndërkombetar, Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Sot më shumë se kurrë mbështes “Thirrjen Kombëtare për Liri dhe Demokraci”.

Liria është aspirata më e lartë e njerëzimit. Ajo është aspirata me e larte e Kombit Shqiptar. Për lirinë dhe Demokracinë unë së bashku me kolegët e mi të Forcave të Armatosura, kemi sakrifikuar dhe jetën tonë, sepse besojmë në të.

Sot, Liria dhe demokracia që ne besojmë është më e kërcënuar se kurrë. Eshtë përdhosur nga një drejtim politik që ka vënë në rrezik të ardhmen e vendit që të gjithë ne e duam aq shumë.

Sot është momenti që ne të cilët besojmë në të ardhmen e Shqipërisë dhe në integrimin e saj në strukturat EuroAtlantike, të bashkohemi, të ngrejmë zërin dhe të mbrojmë atë që është më e shtrenjta për ne.

Rroftë Kombi Shqiptar.


  • 0

Vlerat e shekullit 21-një

Category : Trojet Shqiptare

IMG_8936

Kristjan Dukaj

Edhe pse jetojmë ne shekullin e teknologjisë, shekullin ku truri ynë është i kontrolluar nga teknologjia, ende ekzistojnë disa gjëra që shkenca, teknologjia nuk mund tu përgjigjet. Nëse një Mozart, arriti të bëhet i pavdekshëm pa këtë teknologji moderne, a do ta kishte arritur ai këtë në shekullin 21 ? Edhe pse teknologjia ka arritur një kulm të paimagjinueshëm, ende nuk kemi një Mocart të ri. Shekulli në të cilin jetojmë po na jep gjithçka përveç trurit. Atë e kemi lënë të flejë. Mbizotërimi i teknologjisë, bën që truri ynë të qëndrojë pasiv. Largimi nga leximi dhe nga natyra e gjallë është duke shkatërruar njerëzimin. Sa e dobishme aq edhe e dëmshme.
Po kthehem pak tek Mocarti, i cili vdiq në moshën 35 vjeçare. Ishe një njeri që bëri një revolucion në mbarë botën. Vetëm në moshën 6 vjeçare filloi të dalë nëpër skenat evropiane. Edhe pse pa ndonjë teknologji të përsosur, truri dhe aftësitë e tija arritën që të shkaktojnë një bujë në mbarë botën. Aftësitë e tija, bënë që edhe sot, në shekullin 21 ku muzika moderne është duke kapërcyer çdo kufi, ai ende qëndron i pavdekshëm sa i përket vlerave të muzikës klasike. Dëshira për të prekur majat, ishin të paimagjinueshme për të. Ndërsa sot, jetojmë në një dhomë në të cilën jemi të rrethuar nga teknologjia dhe bota moderne. Mirëpo, sa e dëmshme është kjo dhomë ? Edhe pse sot, mundësitë për të arritur majat janë shumë më të lehta, sepse përdorimi i rrjeteve sociale, portaleve të ndryshme, i jep mundësi çdo njeriu që të jetë pjesë e botës. Bota, është bërë një fshat i vogël falë elementeve të lartëpërmendura. Mirëpo, sipas shumë mendimtarëve që merrem me marrëdhëniet ndërkombëtare, teknologjinë, e shohin si faktor të domosdoshëm, i cili ndihmon në zhvillimin dhe avancimin e njerëzimit. Ata gjithashtu, tregojnë se fakti që një informacion mund të përhapet në mbarë botën për pak minuta, e bën botën më të sigurtë. Një luftë, me të cilën shkrimtarët ballafaqohen çdo ditë, është fakti se, interneti (teknologjia) është duke zëvendësuar librin. Pothuajse në çdo intervistë që jep një shkrimtarë, nuk i largohet edhe kësaj çështje, duke cekur që libri nuk mund të zëvendësohet dhe duke bërë apel tek shoqëria që ta përdorin teknologjinë, por mos ti harrojnë vlerat që kanë qenë thelbi i këtij civilizimi .
Andaj, le të mendojmë se ku jemi duke shkuar, e këtë gjë më së miri mund ta shohim duke shikuar të kaluarën e njerëzimit, duke parë që në atë të kaluar, janë vërë themelet e këtij civilizimi. Duhet shikuar se në atë të shkuar kanë lindur emrat më të mëdhenj të historisë. Le të mos e harrojmë këtë fakt, të jetojmë në botën moderne, por me vlerat e të kaluarës. Sepse një shoqëri, që harron vlerat e të kaluarës, ka varrosur të ardhmen.

Kristjan Dukaj

Student për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci
Mali i Zi