Author Archives: Moderatori

  • 0

Vokacioni i Premtuar

Category : Uncategorized

Zef Pergegaj1N J O F T I M

“ORE PERKUJTIMORE KUSHTUAR VEPRES SE PROF. GJON SINISHTA”

Diten e diel me 11 dhjetor 2016 ne sallen e kultures te kishen se “Shen

Palit” ne Rochester Hills, organizohet “ORA PERKUJTIMORE” kushtuar aktivitetit

60 vjecar, patriotik dhe krijues te Prof. Gjon Sinishtes. Ne kete eveniment do te

flitet edhe per figura te tjera bashkepunuese me te, si Arshi Pipes, Martin Camajt,

Zef Oroshit, Zef Camajt, Dom Prek Ndrevashes, Zef Mirakajt, At Antonio Beluscit,

Lec Shllakut, Isa Ndreut, Sami Tepishtit, etj, te cilet ishin dhe jane punetore te

medhenj ne ruajtjen e trashigimise sone kombetare ne botimin e revistave te tyre

me karakter te theskuar kombetar, gjuhesor, letrar dhe patriotik ne Amerike e ne

boten e lire. Keto personazhe Zef Pergega i ka perfshire ne librin e tij te fundit

“Vocacioni i premtuar”

Gjon Sinishta botoi 15 volume te “Buletinit Katolik” themeloi ne Universitetin e

San Franciskos “Qendren katolike Shqiptare “ dhe Institutin “Danjel Dajani”

Gjithashtu provoi burgjet komuniste bashke me shkrimtarin Adem Demaci. Per

kete veper madhore te tij kushtuar persekucuionit komunist ne Shqiperi ai

nderohet me dekorate nga Presidenti Regan i SHBA dhe nderohet nga Ati Shenjte

Papa Gjon Pali II-te

Ne na mbetet per detyre qe vetem ta nderojme kete njeri shpirt madh te

kombit tone si dhe fugurat e tjera qe bashkepunuan me te ne krye te radhes Prof.

Ernest Koliqi e Danjel Gjecaj.

Jane te mire se ardhur te gjithe bashkardetaret qe e kane njohur, si

pjestaret e familjeve te ketyre figurave brilante te paperseritshme. Hyrja eshte e

lire. Po ashtu njoftohen TVSHA, ACTV, mediat elektronike, botues e poet, te jene

prezent dhe te njihen me nje pjese te historise dhe letersise se ketyre figurave ne

diaspore.

Me respekt nga komisioni

1248 720 82 12

1586 477 02 31


  • 0

Rendesia historike e Shpalljes se Pavaresise

Category : Uncategorized

gjovalin-kacoriTe nderuar bashkeatdhetare!
Te nderuar klerike!
Te nderuar miq!
Gezuar diten e shenjte te kombit shqiptare, shpalljen e Shqiperise “te lire  dhe  te mosvarme”, diten, ne te cilen mbas nje roberie 500 vjeqare  u valvit i lire ne trojet shqiptare flamuri  yne  kombetare,  28 nendori i lavdishem i vitit 1912  hodhi themelet e shtetit e te qeverise se pare ne historine shqiptare.
Te nderuar bashkeatdhtare!
Me lejoni te falenderoi nga kjo foltore  solemne, kryesine e Shoqates “Malesia Madhe” dhe posaqerisht  kryetarin e saje zotin Leke Leci te cilet me nderuan duke me perzgjedhur  te referoj sonte para jush per ngjarjen me te rendesishme te kombit shqiptare; shpalljen pamvarsise se Shqiperise
Shpallja e pamvarsise eshte akti me madhore i histories sone kombetare,  i  cili u shpall në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga  Ismail Qemali, dhe patriotet e tjere shqiptare. Në shpalljen e pamvarsisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare qe mori atributet  e Asamblese Kombetare te Vlores, e cila menjehere  formoi qeverine e parë të Shqipërisë së Pamvarur të drejtuar: nga Ismail Qemali kryetar dhe dom Nikolle Kaqorri nenkryetar
Shpallja e Pamvarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo, nga njëra anë, mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të hequr qafe zgjedhën e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar duke kurorëzuar keshtu veprën e Rilindjes tone kombetare dhe, nga ana tjetër, hapi një epokë të re, një epokë luftërash e përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur pavarësinë  nga rreziqet e jashtme e të brendshme, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik.
Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët të të gjitha trevave shqiptare, prej Rrafshit të Dukagjinit, prej Deqiqit e Plave  Gucise në veri, deri në Çamëri në jug, prej brigjeve të Adriatikut e të Jonit në perëndim , në fushat e Kosovës, të Tetovës, në pellgun e Shkupit, në luginën e Preshevës e të Kumanovës, në lindje. Këto treva, duke marrë pjesë gjallërisht me pushkë e me penë në lëvizjen për çlirimin kombëtar, vunë gurë në themelet e pamvarësisë shqiptare, i çimentuan ato me gjakun e bijve më të mirë dhe i hapën rrugën formimit të shtetit shqiptar.
Kuvendi i Vlorës e shpalli pamvarsinë në emër të të gjithë shqiptarëve, të të gjitha trevave shqiptare, që dërguan përfaqësuesit e tyre në të. Ai e trajtoi Shqipërinë një e të pandarë. Edhe qeveria shqiptare e kryesuar nga  Ismail Qemali e dom Nikoll Kacorri, doli në rrafshin ndërkombëtar si përfaqësuese e gjithë popullsisë shqiptare dhe e të gjitha tokave shqiptare, edhe pse një pjesë e madhe e tyre ishte e pushtuar nga ushtritë e shteteve ballkanike. Dhe  deklaratat e notat e protestës, që kjo qeveri menjehere mbas fermimit,u dërgoi shteteve ballkanike e komandave të tyre ushtarake, në të cilat kërkohej largimi  i menjëhershëm i forcave të huaja ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqipërisë, u bënë në emër të Asamblesë Kombëtare që përfaqësonte të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët.
Me Aktin e 28 Nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte një e drejtë që buronte nga qenia e tij si popull me gjuhën, me kulturën, me individualitetin e me historinë e vet, e drejtë e fituar me mundime e sakrifica të panumërta në llogoret e luftës, e drejtë që i takonte për ndihmesën e vyer në dëbimin nga Ballkani të sunduesve të huaj osmanë.
Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e shtetit të ri sovran shqiptar. Por për ta siguruar e ruajtur një fitore të tillë popullit shqiptar iu desh të bënte një luftë të gjatë kundër sundimtarëve osmanë dhe synimeve grabitqare të fuqive të huaja. Një varg rrethanash të brendshme e të jashtme, qe tashme dihen e qe nuk eshte vendi e as koha t’i permendim ketu, kanë bërë që këto lëvizje të mos arrinin dot objektivin. Por në çdo etapë ato kanë vënë në provë forcat materiale e morale të popullit shqiptar, kanë pasuruar përvojën e traditat e tij luftarake dhe kanë krijuar premisat për zhvillimin e mëtejshëm të luftës per liri.
Në shek. XIX e në fillim të shek. XX lufta forcave patriotike shqiptare per liri e pamvarsi pesoi zhvillime te dukshme cilesore, kjo luftë u zhvillua mbi baza të reja shoqërore e politike dhe mori karakter të ndërgjegjshëm kombëtar. Vecojme ketu krijimin i Lidhjes se Prizrenit ne vitin 1878 e cila shpalli autonomine dhe beri perpjekje per krijimin strukturave qeverisese.   Arrine kulmin me kryengritjen e Malesise Madhe te udhehequr nga heroi yne kombetare Dede Gjo Luli, i cili ngriti per here te pare flamurin kombetare ne Deqiq ne prill 1911. Kjo kryengritje pati jehone te madhe kombetare dhe nderkombetare dhe ishte ngjarja qe paralajmeroi ardhjen se shpejti te 28 nendorit te 1912-s,
Ngjarjet në Prizren, ne Deçiç të Malësisë së Madhe dhe shpallja e Pamvarsisë nga Kuvendi i Vlorës patën një lidhje logjike midis tyre. Ato perbejne hallkat themelore në zinxhirin e ngjarjeve të lëvizjes kombëtare, të lidhura organikisht ndërmjet tyre si shprehje e vullnetit popullor dhe si pasojë e drejtpërdrejtë e përfundim  logjik i luftës çlirimtare. Por, Shpallja e Pamvarsisë ishte një etapë më e lartë, e përcaktuar nga zhvillimi progresiv i lëvizjes dhe nga rrethanat ndërkombëtare.
Shpallja e Pamvarsisë së Shqipërisë edhe pse, siç do të provohej me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Gjashtë Fuqive të Mëdha të Londrës (1913), nuk arriti të bashkonte në një shtet të vetëm gjithë territoret e popullsinë shqiptare, por duke krijuar pas pesë shekujsh robërie Shtetin e Pamvarur  Shqiptar përbën ngjarjen më të madhe, unikale, në historinë e kombit shqiptar gjatë shek. XX.
Kthesa historike e 28 Nëntorit 1912 ishte premisa politike themelore për organizimin mbi baza më të përparuara të jetës shtetërore të pamvarur të shqiptarëve dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit. Duke formuar Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi gjithashtu premisat dhe atë bazë shtetërore e politike, aq të nevojshme për ta mbajtur të gjallë çështjen e çlirimit dhe të bashkimit të të gjitha trevave shqiptare dhe për zgjidhjen përfundimtare të problemit shqiptar në Ballkan.
T nderuar bashkeatdhetre
Historia jone kombetare eshte nje histori e lavdishme, e pa kontestueshme dhe e patjetersueshme, sepse ne themelet e saje ka perpjekjet, sakrificat dhe gjakun mijra luftetareve e patrioteve shqiptare ne lufte te gjate e te panderprere shume shekullore per liri e te drejta kombetare, arsim e kulture kombetare, per zhvillim, prosperitet e integritet, deri ne krijimin e shtetit tone kombetare, me nje pushtues te eger e barbar.
Por megjithse kjo epoke historike e kombit tone eshte e vertetuar me dokumente shkencore te besueshme te nxjerra nga arkivat kombetare dhe nderkombetre, po na dalin disa te ashtuquajtur historiane, ndoshta dhe te paguar,te cilet perpiqen ta shtremberojne historine dhe  prepjekjet per liri te popullit shqiptare gjate pushtimit turk, duke shtjelluar idene se Turqia nuk ishte pushtues, nuk duhet trajtuar si e tille sepse ne kemi bashkeqeverisur me ta pra kemi qene integruar ne qeverisjen  e  tyre nen pushtim.
Por une dua t’u them nga kjo tribune e nderur: Jo more zoterinj, Turqia e asaje periudhe historike ishte pushtues, dhe i eger, qe na mbajti nen sundim me dhune, me reprezalje, duke u perpjekur per te na shperbere ne cdo drejtim, por nuk ja arriten, per faktin se populli shqiptare asnje here nuk e pushoj luften dhe perpjekjet per liri e pamvarsi, e ne saje sakrificave sublime te bijeve te tije mbijetoj ne ato pese shekuj roberie. Te vertetat historike nuk duhet te krijojne perplasje me shtetin e sotem turk, por historia eshte histori dhe ne nuk mund te pranojme ndryshimin dhe deformimin e saje. Me Turqine ne duhet te zhvillojme marrdhenje ndershteterore me interes reciprok dhe ne barazi ta plote si shtete sovrane ashtu si me gjithe shtetet e tjera te rajonit e me gjere sepse kjo eshte ne interesin tone kombetre,eshte ne iteres te zhvillimit e prosperitetit te popollit shqiptare. Kete kerkojme nga qeverite e sotme e te neserme te Shqiperise dhe te Kosoves.
Te nderuar bashkeatdhetare
Ky eshte shekulli i shqiptareve. Tashme shqiptaret jane bere faktor i rendesishem ne Ballkan  dhe, ceshtja jone kombetare eshte ne prag te zgjidhjes perfundimtare, dhe ne saje te ndihmes dhe mbeshtetjes se pakursyer e vendimtare te SHBA-se.  Pikerisht ne saje te kesaje perkrahje e mbeshtetje, ne sigurimin e seciles ka nje rol te padiskutushem dhe diaspora shqiptare e Amerikes, kemi Shqiperine e sotme, e tashme dhe shtetin e Kosoves, prandaj ju ftoj ne shenje nderimi e respekti te brohorasim per mikun ton te madh SHBA
Te nderuar bashkeatdhetare! Qeshtja jone kombetare eshte ne rruge te mbare. Zgjidhja perfundimtare e saje, pra integrimi i gjithe faktorit shqiptare kudo qe jeton, ne rrjedhat dhe strukturat europiane, tashme eshte ne duart e shqiptareve dhe te qeverive tona.
Prandaj u bejme thirrje, se pari qeverive shqiptare te tregojne pergjegjesi te larte kombetare, te hartojne politika, strategji dhe aleanca te tilla qe t’u sherbejne proceseve integruese mbare kombetare.  Per kete ceshtje politika shqiptare dhe strukturat e saje ne te gjitha trojet ku jetojne shqiptaret te jene te bashkuara e te unifikuara, te lene menjeane konfliktulitetin politik, ineresat e ngushta partiake, egoizmin, sherret e percarjet mes veti, te cilat po e demtojne shume realizimin e aspirates tone madhore, integrimin ne Europe atje ku e kemi vendin bashke me kombet tjera.  Duke perfunduar ju ftoj te brohorasim:
Per diten e flamurit, per popullin shqiptare.
Zoti e bekofte kombin shqiptare!
Zoti e bekofte Ameriken mikun e madh te shqiptarve!
Ju faleminderit.
Michigan me 11/26/2016                Gjovlin Kacorri

  • 0

SIGURIMI I JETËS

Category : Komuniteti

Engjell MeneDhe përfitimet financiare prej tij shumë pak të njohura.

Përgatitur nga:  ENGJËLL MENE
Specialist i Financave te Sigurta.

Këtë artikull po e shkruaj për ti ardhur në ndihmë komunitetit tonë që të njihet me faktet rreth Sigurimit të Jetës dhe potencialin e përfitimeve financiare prej tij nëpërmjet përdorimit të strategjive që e dallojnë atë nga cdo alternativë tjetër në mbrojtjen e financave. Edhe nëse ndokujt mund ti duket se ky subjekt nuk i intereson shumë, unë mendoj se të gjithe ata që kërkojnë ndërtimin e një të ardhme të sigurt financiare do të kuptojnë se Sigurimi i Jetes është nga zgjedhjet më të përshtatëshme me opsione të vecanta. Bazuar në njohurinë dhe ekspertizën time në këtë fushë mendova të ndaj me ju këtë informacion që e shikoj shumë fitimprurës per shqiptarët të cilët nuk janë të informuar ose nuk kanë pasur mundësinë e marrjes së ketij informacioni kaq të vlefshëm. Për skeptikët do të shtoja se mbrojtja e gjithshkaje në këtë jetë prej kohësh i është besuar kompanive të sigurimit (duke filluar që nga qeveria dhe kompanitë gjigande, deri tek bizneset e vogla dhe individët). Faktet dhe shifrat e përdorura gjatë këtij shkrimi mbështeten nga literatura të botuara prej ekspertëve të financës. Shpresoj ta gjeni këtë artikull me interes dhe të vlefshëm. Lexim të mbarë.

Shumica njerëzve e kanë krijuar mendimin e tyre rreth sigurimit të jetës mbështetur në informacionet që kanë marrë nga të afërmit, shoqëria, publicitetet e kompanive të sigurimit apo atyre financiare, madje edhe nga vetë agjentët që e shesin këtë produkt. Fatkeqësisht ky mendim bazohet mbi opinione dhe jo fakte. Kjo e ka bërë Sigurimin e Jetës një nga subjektet ekonomike më të keqkuptuara, si një produkt me perfitim të njëanshëm, (para të lëna për dikë tjetër mbas vdekjes tuaj). Por në të vërtetë nuk është krejt keshtu. Ju mund të përfitoni 100% prej tij para se të perfitojnë të tjerët. Jeni të befasuar? Duhet të jeni. Vazhdoni të lexoni me vëmendje.

Së pari: “Sigurimi i Jetës është produkti që ne e blejmë për të zgjidhur një problem ekonomik në mënyrën më efikase, me kosto më të ulët nga çdo alternativë tjetër financiare”. Koha e ka provuar vërtetësinë e kësaj thënie në raste të shumta, nga të cilat do të permendja disa kompani të njohura, si JC Penney, Walt Disney, Mc Donald’s, pronarëe e të cilave kanë përdorur vlerat monetare nga sigurimi i përhershëm i jetës për të mundësuar ndërtimin apo vazhdimin e biznesit në kohë të vështira financiare.

Disa prej kompanive të sigurimit, me të cilat unë bashkëpunoj, ofrojnë plane të Sigurimit të Jetës me “përfitime jetësore” (living benefits). A e dini se çfarë është kyplan? Është Sigurimi i Jetës që mund të përdoret në çdo kohë. Në këtë rast një përqindje (25% – 95%) e shumës monetare të sigurimit të caktuar për rast e vdekje, është e disponueshme për tu tërhequr dhe përdorur sipas nevojës në rastet kur ju keni nevojë më shumë se kurrë (në ato të sëmundjeve kritike, kronike apo të lëndimeve të rënda fizike). Njëra prej kompanive më të vjetra, që unë disponoj, ne vitin 2014 u ka paguar njerëzve të siguruar prej saj rreth $86M në kuadrin e Përfitimeve Jetësore, duke i ndihmuar ata që të mënjanojnë pasojat negative financiare që bie keqësimi i shëndetit. Në rastin më konkret, Brian D. nga Chicago i siguruar me shumën prej $300,000 përfitoi nga kompania shumën prej $250,000 (në kuadrin e përfitimeve jetësore) si rezultat i një aksidenti me motoçikletë që e çoi atë në gjendje koma për një javë. Brian u rikthye në punë katër muaj më vonë. Ky është plani i Sigurimit të Jetës me përfitime jetësore të cilin shumë shqiptarë këtu në shtetin e Michiganit e kanë nëpërmjet shërbimeve që ofroj unë.

Po si është e mundur një gjë e tillë? Sigurimi i Jetës përbën një kontratë midis një personi (apo biznesi) dhe një kompanie sigurimi. Të dy palët duhet ti përmbahen kësaj kontrate. Kur ju firmosni këtë kontratë premtimi i kompanisë së sigurimit mbështetet zakonisht në një rezervë monetare ligjore, ekzistenca e së cilës kërkohet me ligj nga shteti (ndryshe nga bankat apo firmat aksionare).                                                              

Rëndësia e një sigurimi me përfitime jetësore mund të shikohet edhe në statistikat e nxjerra nga botimet e Harvard University që citojnë se “62% e falimentimeve ne Shtetet e Bashkuara ndodhin për arësye shëndetësore dhe 78% e këtyre rasteve kanë pasur sigurim të shëndetit”. Këto shifra do të ishin krejt ndryshe nëse Sigurimi i Jetës me përfitime jetësore do të ishte i pranishëm. Kur sigurimi i shëndetit paguan doktorët dhe spitalet (deri në shumën e caktuar nga kontrata) atëhere kush do tju paguaj ju? Përgjigja është “Sigurimi i Jetës me përfitime jetësore”. Le të marrim një shembull të sigurimit të jetës me dhe pa përfitime.

Një 35 vjecar, ta quajmë atë Arben, blen dy plane të sigurimit të përkohshëm të jetës me shumën $250,000 për 20 vjet, sejcili me çmim të garantuar, njërin me përfitime jetësore dhe tjetrin pa ato.

Të supozojmë se në moshën 50 vjeçare Arbeni diagnostikohet me një semundje kritike (kancer, sëmundje të zemrës, stroke, etj) apo lëndohet rëndë në një aksident të çdo lloji. Në këto rrethana gjendja financiare e familjes së tij vështirësohet si pasojë e trajtimeve mjekësore dhe humbjes së rrogës nga mungesat në punë. Cili nga planet do të ishte më i dobishëm për Arbenin dhe familjen e tij?

PËRSHKRIMI I EVENTIT SIGURIMI I JETËS ME PËRFITIME SIGURIMI I JETËS PA PËRFITIME
Për Sëmundje Kronike Plani Paguan 2% të shumës $250,000 çdo muaj $0
Për Sëmundje Kritike Plani Paguan ± $150,000 $0
Për Lëndim të Rëndë Plani Paguan ± $150,000 $0

*Keto shifra ndryshojnë në varësi të rastit real dhe vlerat numerike janë përdorur vetëm për ilustrim.

Në rastin e mësipërm sigurimi me përfitime jetësore (i cili paguan kurdo që eventi ndodh brenda periudhës së kontratës) do të mundësonte që Arbeni dhe familja e tij të perballojnë vështirësitë financiare. Pa përfitime jetësore Arbeni mund të rradhitej në statistikat e të falimentuarve. Ky lloj sigurimi, që ka marre edhe emrin “LIFE INSURANCE YOU DON’T HAVE TO DIE TO USE”, ka një avantazh rreth 23 herë më të lartë nga tjetri.

Nëse pyesni dikë “Sa Sigurim Jete do të bleni po qe se nga ai do të përfitonte dikush tjetër?” Përgjigja normale mund të ishte “aspak” ose “sa më pak të jetë e mundur”. Por kjo përgjigje do të ndryshonte nëse pyetja do të ishte “Sa sigurim jete do të bleni (për të njëjtin çmim) nëse ju do të përfitonit vetë 100% përpara se të përfitonte dikush tjetër?

Duhet pranuar se siguirimi i shtëpisë është i detyrueshëm nga banka, së cilës i intereson të sigurojë ndërtesën ku ju jetoni derisa ta keni paguar mbas 30 apo 40 vjetësh. Po ashtu edhe sigurimi i makinës është i detyrueshëm nga banka dhe ligji, për të siguruar mallin apo demtimet fizike në rast aksidenti. Lind pyetja, nëse shteti nuk ju detyron për te siguruar jetën apo të ardhurat tuaja, kush duhet të kujdeset për ju apo familjen tuaj? Pergjigja është, të gjithë ne vetë duhet të mendohemi për një moment që të mbrojmë çka kemi arritur me sakrifica. Kjo është mënyra e vetme më pak e kushtueshme për të pasur nën kontroll mbarëvajtjen e familjes tuaj, apo biznesit, në rast fatkeqësie apo kur shëndeti keqësohet. Ne sigurojmë pasuritë e zëvendësueshme por jo ato të pa zëvendësueshme për familjen, veten tonë. Kjo e bën sigurimin e jetës një subjekt që meriton vëmendje të veçantë. Ai nuk është i detyruar nga qeveria, por nga dashuria dhe përgjegjësia.

Për çfarë tjetër mund të përdoret Sigurimi i Jetës? Dua të shtoj se edhe të pasurit e përdorin atë si një alternativë për të shtuar kapitalin e tyre. Si një plan sigurimi i ligjëruar dhe mbështetur nga IRS, Sigurimi i Jetës mund tju vijë në ndihmë edhe për te mënjanuar shumë nga taksat apo për të siguruar të ardhura të pataksueshme. Ka ardhur koha që të edukohemi me këtë fenomen dhe ta përdorim atë në përfitimin tonë. Sekreti që nuk ju është treguar asnjëherë është qe ju mund tja bashkangjisni kursimet tuaja afatgjata një lloj Sigurimi të Jetës me tarifa të ulta që është i përhershëm dhe mundëson të ardhura të pataksueshme. Ky plan sigurimi quhet Indexed Universal Life ose shkurt IUL. Dhe unë do të vazhdoj duke treguar avantazhet e pakrahasueshme që ju sjell ky plan.

Ju mund të keni dëgjuar prej shumë bankareve apo aksionarëve shprehjen “buy term insurance and invest the rest” (ose në shqip, bleni sigurim të përkohshëm dhe investoni pjesën tjetër të parave tuaja). Kjo shprehje ka mbetur që prej viteve ’70 kur Sigurimi i Jetës nuk ofronte përfitimet e sotme. Ndjekja e kësaj këshille ju kushton shumë dhe nuk është në dobinë tuaj, por atë të IRS dhe Wall Street të cilat pasurohen nga paratë tuaja nëpërmjet taksave dhe tarifave të panevojëshme. Me ndryshimet ekonomike që kanë ndodhur në dekadat e fundit Sigurimi i Jetës ju ofron potencial përfitimi nga rritjet e bursës, mbrojtje prej humbjeve të saj, si dhe ndihmë financiare në momente të vështira shëndetësore apo jetësore. Pra është një plan me shumë alternativa.

Nje kompani sigurimesh është sot opsioni më i sigurt dhe me kosto më efikase në planifikimin e pensionit për arësye të garancive dhe trajtimeve të favorshme taksore.

Ajo mund të jetë gjithashtu edhe aleati financiar më i mirë për ju në kohë të vështira dhe ofron më shumë se sa thjesht një pagesë për familjen apo biznesin tuaj në rast vdekje. Në kontrast me institucionet e tjera financiare, dua të shtoj se, historikisht askush nuk ka humbur para për arsye të shpërbërjes së ndonjë kompanie të tillë. Sigurimi i Jetës mund tju ofrojë përfitime të veçanta që nuk janë të disponueshme nga bankat apo firmat aksionare, si:

  • Interes më i lartë se ai i bankave pa paguar taksa vjetore.
  • Përfitime nga rritjet e bursës dhe mbrojtje kundrejt humbjeve të saj.
  • Para pa taksa për edukim, martesa, dhe evente të tjera madhore.
  • Eliminimin e taksave në fitimet me perqindje.
  • Tërheqje të parase pa taksa dhe pa ripagesë.
  • Ndihmë monetare në raste sëmundjesh të rënda
  • Rritjen e parasë së shpenzueshme në moshën e pensionit deri në masën 300% krahasuar me planet e njohura të kursimeve siç janë planet tradicionale IRA dhe 401(k).

A e vini re krahasimin që bëra midis sigurimit të jetës dhe planeve IRA dhe 401(K)? Në parim këto janë plane kursimi suplementare për pension nëpërmjet investimeve, ndërsa sigurimi i jetës është një kursim i bazuar në një rezervë ligjore, që mbron interesat tuaja në mënyrë të pa krahasueshme. Për ta qartësuar këtë le të marrim shembullin klasik të një farmëtari. Ai shpenzon $1,000 për blerjen e farës dhe në korrje fiton $50,000. Taksa në të dy rastet është 6%. Ku do dëshironte ai të paguaj këtë takes, në blerjen e farës ($1,000 X 6% = $60) apo në prodhim ($50,000 X 6% = $3,000)?

Ndryshimi është pesë fish. Indexed Universal Life përfaqëson rastin e taksës së paguar në blerjen e farës, ndërsa 401(k), IRA taksën në prodhim.

IRS ka dy rregulla bazë: “më paguaj sot ose me vone”. Asgjë nuk falet. Kjo do të thotë se në planin 401(k) ju nuk paguani taksa tani, por kur ti tërhiqni paratë mbas moshës 59½ apo atë të pensionit (dhe IRS shpreson që të mbledhë taksa nga një shumë më e madhe se sot, dhe nëse taksat rriten atëhere ajo mbledh edhe më shumë (dhe nëse personi vdes para kohe taksat mund të dyfishohen në rrethana të caktuara). A ju ka rënë rasti të dëgjoni se si një pensionist, që ka vetëm Social Security si burim te ardhurash, të ankohet? Me siguri ankesa është se të ardhurat nuk janë të mjaftueshme. Për të marrë një shumë të caktuar ju duhet të punoni një numër vitesh të caktuara. Ky kusht nuk ekziston për të pasur të ardhura nga një IUL. Ndërsa të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe tërheqja e parave nga 401(k) llogariten së bashku në caktimin e taksave në pension, të ardhurat monetare nga IUL nuk janë të taksueshme. Subjekti i sigurimit të të ardhurave në pension, nga ana tjetër, merr një rëndësi të veçantë po të marrim parasysh faktin (shumë pak të njohur) që në vitin 1960 Gjykata e lartë Amerikane ka aprovuar një ligj sipas të cilit “qeveria nuk ka asnjë detyrim për të na paguar sigurimet shoqërore (social security checks) duke cituar se “përfitimi nga Social Security nuk përbën një të drejtë kontrate”.

Le ti rikthehemi Arbenit 35 vjecar. Ai është i punësuar me të ardhura vjetore prej $40,000 dhe kompania ku ai punon ofron sigurim shëndeti dhe 401(k), në të cilin ai përfiton para falas deri në masën 3% (employee matching). Për arësye se ky plan nuk lejon kontribut më të lartë se $18,000 në vit (për vitin 2016), që të shtoi kursimet për pensionin, Arbeni blen vetë një sigurim jete (IUL) jashtë kompanisë. Kontributet mujore jane përkatësisht për 401(k) $400 (para taksave dhe kompania kontribon $100 = $500) dhe $300 (mbas taksave) për sigurimin e jetës IUL (Indexed Universal Life). Në të dy rastet ai fiton interes mesatar vjetor prej 7% (ne planin 401(k) nuk ka kufizime në fitime apo në humbje të bursës, ndërsa IUL garanton mbrojtje ndaj humbjeve të bursës dhe maksimumin e kreditimit te fitimeve deri ne masën 13.5%). Le të shikojmë numrat në vite dhe të analizojmë disa fakte. A do të ishte një 0% interes i kredituar nga IUL më i mirë se një humbje prej -30% nga 401(k) në rastet e rënies drastike së bursës? Duhet të dini se që të riktheheni nga humbja prej 30% ju duhet të fitoni 43% interes. Madje edhe nëse riktheheni ju keni humbur njërin prej faktorëve më të rëndësishëm për rritjen e financave, kohën. Le ti analizojmë se cili nga këto dy plane i përgjigjet nevojave të ndryshme të jetës së tij në tabelën që vijon:

 Eventet e jetës 401(k) Indexed Universal Life
Kontributi mujor i kombinuar $500 ($400 + $100) $300
Mbrojtja e familjes në vitin e parë $6,420 para taksave $121,741 pa taksa
Mbrojtje nga humbjet e bursës JO PO
Ndihmë monetare në rast sëmundje JO PO
Tërheqje të parave pa arësye të veçantë JO PO
Të ardhura të pa taksueshme në pension JO PO
Vazhdimësia e të ardhurave në pension NË VARËSI TË AKUMULIMIT DERI NË MOSHËN 120 VJEÇ

(Shembull i nxjerrë nga llogaritje sipas një situate të caktuar dhe nuk përfaqëson shembullin real të ndonjë personi të caktuar)

Indexed Universal Life shpesh herë krahasohet me 401(K) (nga që të dy planet, pavarësisht ndryshimeve thelbësore, kanë të bëjne me të ardhurat suplementare në moshën e pensionit. Ndryshimi më i madh qëndron tek vetia e IUL që quhet LOCK IN AND RESET (që do të thotë se ju nuk mund të humbisni cfarë keni fituar). Kjo nuk ofrohet nga plani 401(k) Bazuar në raportet e CNN të bëra kohët e fundit 70% e investuesve kanë humbur para në vitin 2015. Besoj se duket qartë përparësia që ju ofron IUL (unë kam ndihmuar shumë shqiptarë dhe vendas nga mosha 0 deri ne 47 vjeç). Prindër që dëshirojnë të kursejnë për edukimin e fëmijëve të tyre apo edhe më tej. Plani IUL madje ofron më shumë se sa plani i kursimit për shkollim (të quajtur 529) që shpesh sponsorohet edhe nga shteti, por në të vërtetë është njësoj si 401(k) por me pasoja drastike nëse paratë nuk përdoren për shkollim të lartë.

Përsëri ti rikthehemi Arbenit. Ai paguan tarifa me përqindje në bazë të shumës se akumuluar në planin 401(k) të ofruar nga kompania, për të cilën ai punon, plani IUL (personal) nuk e ndëshkon atë nga perqindja e shumës totale.                                                                                                                                                                                       Për ta ilustruar këtë të marrim një shembull kontributi mujor prej $1,000 me një interes mesatar prej 7%, (tarifa e manaxhimit të llogarisë në planin 401(k) është 1,5% – 3%, ndërsa Sigurimi i Jetës e ka tarifën fikse që në të vërtetë është shpenzim për të eliminuar humbjet, taksat dhe të shtimin e të ardhurave financiare në të ardhmen):

VLERA NË                                FUND TË VITEVE VLERA E LLOGARISË ME INTERES 7% TARIFA E 401(k) PARATAKSOR 1.5% TARIFA E                     SIGURIMIT TË JETËS
1 $12,000 $193 $1,500
15 $280,000 $4,200 $1,500
20 $438,000 $6,750 $1,500
25 $645,000 $9,675 $1,500
30 $918,000 $13,700 $1,500

(Ky shembull nuk llogarit taksat e 401(k) dhe nu pasqyron realitetin e ndonje personi te caktuar dhe eshte krijuar me numra te thjeshtesuar per aresye ilustrimi)

Qëllimi i këtij artikulli ishte që tju tregonte opsione të cilat nuk ju janë ofruar apo treguar ndonjëherë. Kjo mundëson që ju të merrni vendime të dobishme për veten tuaj në përzgjedhjen dhe seleksionimin e shumllojshmërisë së strategjive kursimore gjatë jetës dhe moshën e pensionit. Sa më herët që të fillohet një plan I tillë (që nga të porsalindurit e deri tek prindërit) aq më të larta do jenë rezultatet. Nga ana figurative, nëse do ti vendosnit vezët në shporta të ndryshme të paktën të dini se te cila shportë të vendosni më shumë që të merrni rezultate maksimale.

Shpresoj tju kem ngjallur sado pak interes për të mësuar më shumë rreth alternativave financiare që janë të disponueshme, thjesht për të shkëputur veten nga turma në ndjekjen e një rruge më të përshtatëshme e cila ju sjell më shumë fitime. Unë do jem i gatshëm për tju pergjigjur çdo pyetje që ju mund të keni rreth këtij artikulli. Nga ana tjetër unë nuk mund tju jap këshilla në lidhje me taksat pasi ky nuk është spacialiteti im. Për taksat ju mund ti drejoheni një personi të çertifikuar, si CPA apo një profesionisti tjetër të kualifikuar.

Respekt dhe prosperitet,

Numri i kontaktit (586) 292-7756
email: engjell.mene@gmail.com


  • 0

SHQIPERIA REPUBLIKA ME E MIRE RUSE…?!

Category : Komuniteti

Zef Pergegaj1A eshte ne te vertete Shqiperia republika me e mire Ruse?! Per t’iu pergjigjur me mire dhe me sakte kesaj pyetje do te duhej te kishte folur per 25 vjet truri i kombit tone. Po me qene se truri ka rrjedhur dhe ne Shqiperi ka mbetur, te pakten ne qeverisje dhe ne politike korrotiqi si nje zgaverlisi ku kane ngritur cerdhen vetem grencat helmuese. Shqiperia eshte ne faktin politik Republika me e mire Ruse dhe ne aspektin fetar vilajeti me imire turk. Midis Rusise dhe Turqise ka nisur nje lufte e fshehte per supermaci. Turqia po perdor elementin fetar dhe hsitorik per te nenshtruar teritoret shqiptare brenda hartes se perandorise osmane, kthetrat e se ciles po gervishin lekuren e kultures shqiptare edhe ne diasporen shqiptare te Amerikes, ndersa Rusia me mjete financiare ka organizuar strukturat e vjetra serbe ne diasporen shqiptarete Amerikes per ta mbytur kete ze dhe nje cerdhe korbite flase per interesat shqiptare. Te dyja keto shtete kane vrare rende cdo vlere demokratike nder shqiptaret e Amerikes…

Nuk jane pak rrerth 100 milion dollare per te paguar per me shume se 12vjet ne Amerike, per te shuar zerin e inteligjences shqiptare ne shtetin e lirive themelore te lirise dhe demokracise dhe per te larguar vemendjen amerikane nga ceshtja shqiptare. Shqiptaret vazhdojne te kendojne neper festa kenge folkorike, pa e kuptuar se telat e saj jane te thare deri ne shpirt nga mos respekti i gjakut te te reneve dhe zbritja nga malet e horrave per te marrre pushtetin.

Mos mirenjohja ndaj Amerikes do ti kushtoje shqiptarve me rende se pasojat e Luftes se Dyre Boterore.

Thaqi u zgjodh presindet, me mire te themi mbreti i nje shtetiqe me thirrjet qe po behen ne Amerike nuk do te jete e larget dita qe do ti bashkohet perseri Serbise. Ajo po e gllaberon perdite pjese pas pjese duke  i lene shqiptaret te ngrohin vezet, te cilat nuk celin zogj po shpend djalli. Kosovaret e thyen brinjesh kushtetuten kur marreveshja per qeveriseje paralajmeroj ardhjen ne pushtetin e kreut te shtetit te Thaqit. Vota e humbi vleren e saj…

Nje baze ushtarake ngriten ruset ne Vlore me sakte ne Pashaliman dhe diktatori edhe pse nuk kishte buke i deboi nga Shqiperia! Ai ishte dikator, gjakatar, vrasesi fese dhe lirise, po floten ruse e shporri nga Shqiperia.

Me ardhjen e demokracise, ajo qe erdhi ne Shqiperi erdhi si nje lecke  e varur ne tela burgjesh, e cila ne vend te fshinte gjakun e kombit fshiu trurin e tij. Ne keto vite vershuan firmat ruse me pretendimin e zhvillimit e ekonomik. Qeveria demokratike nuk i qasi dhe ato u larguan po nuk harruan. Blene toka ne bregdetin shqiptar nen Mal teZi. U futen me investime ne diplomacine dhe qeverisjen shqiptare. Financuan tremije vete serb qe merrnin rroga te trefishta ne qeverine shqiptare per ta bere pazar Shqiperine dhe trurin e saj per t’ia thare. Ruset u kthyen ne Presheve me investime kolosale ne logjistike, kjo logjistike do teia thaje deri ne loze driten e syve te shqiptareve, te cilet mjerisht jane mberthyer ne politiken e tyre te brendeshme me batuta me banale. Keto shqiptare qe po perfitojne nga investimet ruse nga njera ane serbe dhe turke nga ana tjeter, do te kalojne ne ferr pa ju hyre asnje ferre, po ferra me e keqe eshte se thumbi do tu mbese brenda gjeneratave, te cilat te hutuara deri ne cmenduri do te pyersin“ Po kush na e nguli kaq fort dhe nuk po e heqim dot”

E pyeta nje amerikan me te cilin punoi: “Pse nuk e heq plumin qe ke ne shtyllen korrizore!’” Ai tha: “kete plumb e kam marre pas shpine ne Vietnam, por ai ka hyre deri ne palce dhe po ta heq une vdes!”

Kur kam qene gazetar ne Shqiperi kam ndjekur nje takim ,te cilin e organizonte ambasada ruse ne Tirane me ushtaraket e marines, te cilet kishin perfunduar studimet e larta  ne Rusi. Populli shqiptar ushqen ndjenja miqesie me popullin rus, por politika e ketij shteti kurre ne histori nuk ka qene ne anen e te drejtes se shqiptareve. I bera nje pytje diplomatit rus, se si jane trajtuar studentat shqiptare qe kane mbetur ne Rusi?! Nuk kishte ndonje informacion, por ai u shpreh se shqiptaret nuk jane trajtuar keq. Ai tha gjithashtu se Republika e Shqiperise eshte republika me e mire e Rusise?! Kjo thenje ka moshe 21 vjecare. Po cfare ka ndodhur keto vite?!

Si ka mundesi qe koha e Mugoshes perseritet ne Shkoder me prezencen e ish presidentit serb, i cili e kishte hequr kollaret per teia futur ate shqiptareve.

ZEF PERGEGA


  • 0

RAUL MARKOT E AMERIKES DREJT KONGRESIT TE VAZHDIMESISE…

Category : Komuniteti

Zef Pergegaj1                …kongresi i diaspores do tembahet ne Tirane me 13 mars 2016, ku flitet se do te jete ne vazdimesi…

 

Per nje gazetar tortura me e madhe eshte kur ai nuk ka mundesi te shprehe mendimin e vet te lire. Eshte me te vertete nje torture prangash…Po si mund te them kete fjale ne boten e lire ne shtetin e lirive dhe te drejtave njerezore, ketu ku nuk ke asnje perngese dhe je plotesisht i mbrojtur nga ligji edhe kur dhembet e krimbur ne krimin e gjakut inxjerr ujku i vjeter i kapotes staliniane e hoxhiste qe i ben floket me llak dhe kemishen e ngerthen ne fyt me frak…?!

Lajmi per kongresin e diaspores, te cilin e mesova ne Tirane ne shtatorin e vitit te kaluar me erdhi si nje fund pa mbarim i te keqes dhe poshterimit deri ne letersi, gjuhe e poezi qe i eshte bere diaspores shqiptare ne Amerike, e cila ka me shume se 100 vjet qe sfilitet per kete Shqiperi e per keto troje etnike e disa pej tyre dhane edhe jeten.

Po e mendoja se si ta shpreh shqetesimin per kete zhgenjim qe na erdhi si shkak i lajmit me bredi te rreme, mbi takimin e marsit me diasporen. Vendosa te hesht dhe te duroj deri ne momentin e fundit ne pritje te ndonje informavioni te ri qe do ti rrezontekeqkuptimet, si kulla e reres nga vala e detit. Pritja e plak njeriun dhe shpirtin ia ndrydh…

Dhe ja nje zile telefoni nga nje agjenci greko-amerikane, e cila njoftone se biletat per Shqiperi ne javen e fundit te shkurtit dhe javen e pare te marsit kane pesuar nje ulje 65%. Pra nese cmimi eshte rreth 1400 dollare nje bilete per ne Shqiperi mund ta marresh me rreth 600 dollare. Ne te vertete e josha grekun ne menyre qe te merrja ndonje te dhene me shume. Ai me tha se shume shqiptare nisen per ne Tirane ne kongresin e diaspores dhe se delegatet e zgjedhur neper mbjedhjet e tyre kane konfirmuar rezervimin e biletave. Po si mund te udhetoj kur une nuk jam zgjedhur delegatipartise?! Per kortezi me grekun e lashe biseden hapur dhe se do ta njoftoja nese deshiroja nje bilete per ne Tirane!

Pas dy ditesh bie perseri zilje e telefonin te nje agjensi serbe me telefonon me entuziazem se i ka ulur ne maksimum biletat per ato qe do te udhetojne ne kolektiv per ne Tirane. Nuk desha t’u besoj vesheve kur agjenti me permendi nje emer njeriu, i cili hiqet si esnafi me i madh ipatriotizmit dhe antiserbizmit ne diaspore qe na qenkesh iinteresuar qe te gjithe shqiptaret qe do teudhetojne per ne Tirane te paraqiteshin ne kete agjensi. Mua nuk me ka rene rasti qe keto 16 vjet ne Amerike te trokas ne nje agjensi serbe per bileta aeroplani, po e di se ka shqiptare qei blejne ushqimet tek serbo-malazezet, i presin biletat aty dhe po aty i kryejne sherbimet, disa, jo te gjithe!

Me serbin e mbylla biseden se nuk do te udhetoj per ne Tirane, perderisa nuk jam delegat. Po nje pytje mi kishte mberthyer vetullat dhe me kishte shpuar diten e syve: “Nga e dine greket dhe serbet ne Detroit se ne Tirane mbahet kongresi i diaspores?!”

M’ kujtua nje shkrim qe e kisha bere ne rrjetet sociale me titull: “A po vjen ta shuajme etjen e shuarjes?!” Ku ne nje pragraf shkrova:

“…Me pare e kam degjuar nga goja e kryeministrit Rama ne Tirane se do te mbahet nje takim me diasporen, por data nuk eshte caktuar ende. Te them te drejten mu perteri shpirti e thashe me ne fund nuk kam ndonje kend apo skute, qe te ankohem neper shkrimet e mia se diaspora u ka dale nga mendja qeveritareve se per nga kushtetuta ende ruaj mendimin se ajo eshte e perjashtuar. Kur nje kushtetute apo nje qeveri te heq te drejten e votes ajo eshte me keq se nje diktature Pinoceti.

Ne takimin e vetem qe ambasadorja e nderur e Shqiperise ne Washington, beri ne Detroit me rastin e darkes se 75 vjetrit te ish-kongresisitit me origjine shqiptare degjova se ajo tha se me 13 Mars 2016 ne Tirane do te mbahet takimi me mergimtaret dhe se priten orjentimet nga lart.Vetem kaq dhe nuk dihet ende agjenda e ketij takimi. A do te thirren vetem kontribuesit e shumte te cilet sakrifikuan ne diaspore per fitoren e partise socialiste?!. A do te jete diaspora, parnere me qeverine per marrjen e disa vendimeve qe do ti kalohen parlamentit?! A do te jene pjesmarresit e ketij takimi vetem degjues, e mos e dhenet zoti ato qe lepijne ne 100 kazana vetem e vetem ne marrin mikrofonin e te bejne ndonje foto per tu dukur kalores  te diaspores, duke hedhur ndodhta ndonje firme tradhetare dhe mbas shpine te diaspores?! A do ti referohet qeveria, organizatave me nje numer simbolik sa nje familje e vogel antaresh per te “vjelur” ne mos “vjedhur” mendimet e tyre?! Pra ku do te jete baza e ketij takimi dhe niveli perfaqesues?! A do te zgjidhen nga qeveria apo nga diaspora?! A do te pyeten qendrat fetare dhe liderit e tyre?! Ne fund te fundit a do te jete takimi nje fasade apo nje seriozitet?!

Per te arritur ne konkluzion me duket se eshte shume heret, por teper vone.  Mediat si ne Shqiperi e ne komunitet ende nuk kane celur nje dritare diskutimi per keto tema. Mbase ato po i dikutojne per perdorim te brendshem keto pytje qe dalin nga zera shqetesues e mandej mbasi ti pjekin mire te tjeret le te thartohen dhembet se cdo gje eshte e perfunduar. Sidoqofte te mos ngutemi dhe nga e mbara mbas te sotmes!”

Me daten 14 janar 2016i drejtohem me e-maill ne faqen e saj sociale ambasadoreste nderuar te Shqiperise ne Washingon mbasi qe ne nuk jemi biznesmena e njerez qe kemi mundesi qe bujen ta lartesojme me lart se huri i nje mullari, nuk mund te takoheshim dhe te shkembenim ndonje mendim. Nuk i ve faj as ambasadores dhe anjeriut qe iu dha rasti te bente foto me ambasadoren dhe ta perdorte neper rrjetet sociale si kredit e per t’u dukur se ambasadorja me pyet vetem  atedhe jo ju te tjeret. Keshu qe permbajtja e e-mallit derguar me 14 janar 2016 eshte kjo:

Detroit, me 14 janar 2016

“I nderuar ambsadore! Ju percjelle pershendetjet me te sinqerta dhe bashke me keto edhe urimin per suksese ne detyren e re si perfaqesuese e Shqiperise ne Amerike. Qofshin te sukseshme ditet dhe kontributi juaj ne te mire te kombit.

Kur ju ishit ne Detroit degjova se me 13 mars 2016 do te behet ne Tirane nje takim per ceshtjet e diaspores. Vertete jane marre disa nisma nga qeveria ne kete drejtim, por me habit fakti se diskutohet per diasporen, e mendimi intelektual i diaspores nuk eshte prezent dhe aq me keq i mosperfillshem. Cdo intelektual e din nenin 8 te Kushtetutes se Shqiperise qe asnjehere nuk eshte zbatuar. Asnjehere nuk eshte analizuar diapora as ne qeverite e meparshme dhe as ne parlament. Ne duhet te dalim nga jeta e kermillit dhe te reagojme per te drejtat e diaspores dhe detyrimet qe ka shteti shqiptar. Sidoqofte kjo nuk eshte aspak pergjegjesia juaj, por ende nuk kemi ndonje program sesi do te organizohet takimi i Tiranes. Thenja se: “Jane te lire te vije kushdo” a mos duhet kuptuar se ky takim eshte nje farse?Ju lutem te me kuptoni per kete shqetesim dhe ne rastin me te pare kur ta gjeni kohen ju lutem me shkruani. Do tu jem mirenjohes!”

Mbasi nuk kisha marre asnje pergjigje per nje muaj pritje mora ne telefon ambasaden. Me doli ne telefon nje njeri i kulturuar dhe ne vija te pergjithshme me tha se ende nuk kishte ardhur ndonje informacion nga Tirana se si do te zhvillohet takimi. Por me njehere do te njoftoj ambasadoren mbasi me mori emrin dhe numerin e telefonit. Po ende nuk kemi ndonje ide per kete takim. Dhe une nuk kam asnje pergjigje te pakten njerezore dhe kortezie.

Kur mungon bashkebisedimi hedh rrenje paragjykimi. Mediat ketu kane bere shurdhin edhe ato qe e kane shpallur veten se ecin djathtas duke u mbajtur me shkop majtas. Gazetaria ne diasporenuk eshte gje tjeter, as me shume e as me pak se nje organizate partie me militante e agjitatore.

Zera thone se Raul Markot e diaspores ikane bere valigjet gati per ne Tirane ku do te kene rastin te ndjekin kongresin e diaspores dhe kongresin e partise!

Fushata per zgjedhjen e delegateve eshte ne konpiracion te plote! Kongresit dhe delegateve ju urojme pune te mbare dhe dhente Zoti tu “shperblehet” me ndonje grade apo karrike per punen qe kane bere per rrezimin e pushtetit te Berishes  dhethemelimin e 80 celulave me energji te reja ne damare te vjeter!

 


  • 0

Intervistë me deputetin Nikë Gjeloshaj

Category : Trojet Shqiptare

Intervistë me Nikë Gjeloshaj, deputet në parlamentin e Malit të Zi

“Problemet personale të disa individëve janë e vetmja pengesë për bashkimin e partive shqiptare”- Nikë Gjeloshaj

IMG_8936

Kristjan Gj. Dukaj

Intervistoi Kristjan Gj. Dukaj

K.D: Të jesh deputet në parlamentin shtetëror, në radhë të parë, nënkupton përfaqësimin  e  interesave dhe nevojave të  votuesve në nivelin më të lartë ligjdhënës. Sa jeni i kënaqur me kushtet ekzistuese në përfaqësimin dhe realizimin e interesave të popullatës shqiptare  përmes veprimtarisë  tuaj, si deputet?

N.Gjeloshaj:Nuk mund të jem i kënqur me kushtet ekzistuese në përfaqësim, sot në Parlamentin e Malit të Zi jemi  vetëm dy deputet nga partitë nacionale dhe kjo për mendimin tim është shumë pak. Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve kur është fjala për shqiptarët është mjaft diskriminues dhe kështu edhe përfaqësimi politik nuk ka peshën që duhet të ketë në këtë parlament. E kamë thënë shumë herë  në Parlament se edhe  përkundrejtë angazhimit tonë,  kërkesat tona nuk janë realizuar plotësisht, ato që janë realizuar në përgjithësi nuk kanë qenë të plota dhe kanëpatur shumë mangësi. Janë bërë disa veprime pozitive në përmirësimin e jetës së qytetarëve, por nëpëgjithësi kanë qenë projekte lokale të rëndësishme për komunitetin por në shumicën e rasteve ka munguar vullneti politik për realizimin e kërkesave tona. Duhet të kemi parasyshë fuqinë tonë politike dhe në bazë të kësaj të vlerësojmëedhe arritjet dhe mosarritjet në punën tonë.

K.D: Cilat janë vështirësitë më të mëdha në aktivitetet  tuaja të  përditshme si deputet?

Nika

Deputeti Nikë Gjeloshaj

 N.Gjeloshaj:Përveç asaj që paraqitet në media dhe seanca parlamentare deputetët kanë edhe shumë punë të tjera në zyrat e Kuvendit. Çdo punë ka vështirësitë e veta, kemi komisione, seanca, mbledhje, përgatitje, materiale voluminoze të cilat realisht janë pjesa e panjohur  e punës së një deputeti nga opinioni publik, por kur puna bëhet me pasion atëherë edhe vështirësit tejkalohen. Përgjegjësia është faktori më i rëndësishëm në këtë mes, ndoshta shumë herë disa gjëra mund të realizohen më lehtë në qoftë se do të kishim një unitet mes subjekteve tona. Kur është fjala për merita të gjithë duan të bëhen pjesë e tyre, kur vjen puna tek mosrealizimi i objektivave atëherë mundohen që të gjithë përgjegjësinët’ja kalojnë përfaqësuesit në parlament.

K.D: Kohë më parë në Kuvend  është miratuar Ligji i ri për organizimin territorial me të cilin është paraparë që  KU e Tuzit, të jetë Komunë në kuadër të Kryeqytetit. Miratimit të këtij ligji, i ka paraprirë nënshkrimi i marrëveshjes  për zgjidhjen e ofruar.  Ju, nuk kini votuar  këtë propozim ligj. Pse?

N.Gjeloshaj:Në Parlament janë diskutuar dhe më pas janë hedhur në votim katër ligje, që në thelb kanëpatur ndryshimin e statusit të Komunës Urbane të Tuzit dhe Gollubovcit. Kërkesa jonë ka qenë e qartë, ne në programin partiak e kemi të theksuar qartë angazhimin tonë për vetqeverisje lokale, por siç e theksova më lartë edhe kjo kërkesë nuk është realizuar plotësisht, por ka mangësi të dukshme. Realisht ka disa faktor që janë lehtësisht të dallueshëm që tregojnë se kjo lloj vetqeverisje lokale i jep një autonomi më të madhe seç  ka patur deri më tani Komuna Urbane, por nuk është ajo që kemi kërkuar ne për vite të tëra.  E përderisa nuk është ajo që kemi kërkuar atëherë nuk mund të votoja një gjë të tillë.

K.D: Është e  qartë se korpusi politik shqiptar nuk është unik, madje, as rreth  çështjes së komunës së plotë. Raportet e këtilla mes subjekteve nacionale shqiptare, s’do mend, kanë ngadalësuar realizimin e çështjeve të shumta me interes të përgjithshëm  nacional. Cili është opinioni Juaj?

N.Gjeloshaj:Pluralizmi politik e mundëson një gjë të tillë. Për mendimin tim kur është fjala për komunën e plotë të gjitha subjektet politike shqiptare kanë qendrim pothuaj të njejtë, por rrugën për ta relizuar këtë jo të gjitha subjektet e kanë të njëjtë. Kur është fjala për unitetin e partive nacionale për fat të keq edhe përkundrejtë tentativave të ndryshme si tonat ashtu edhe të diasporës është parë një hezitim i madh nga disa subjekte. Për mendimin tim partitë shqiptare ka shumë gjëra programore dhe parimore që i bëjnë bashkë. Është e vështirë të gjesh ndryshime të mëdha mes tyre, përveç mjetit që ato përdorin për realizimin e kërkesave të tyre. Është tejet e dukshme që problemet personale të disa individëve janë e vetmja pengesë për këtë unitet të munguar.

K.D: Tashmë një kohë të gjatë, përfaqësuesit e subjekteve nacionale shqiptare, kanë iniciuar bisedimet për formimin e një liste sa më të gjerë të përbashkët, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që duhet  të mbahen brenda këtij viti. Deri ku është arritur me negociatat e deritashme?

N.Gjeloshaj:Kjo ka qenë një iniciativë e Partisë Demokratike dhe është pritur mirë nga shumica e subjekteve. Edhe në këtë proces ka pasur devijime të çuditshme që për fat të keq nuk kanë treguar gjë tjetër përveç asaj që theksova më lart. Besoj se është në interes të përbashkët që kjo gjë të realizohet në mënyrë që të kemi një përfaqësim të denjë, që do mundësonte realizimin e kërkesave tona në mënyrën e duhur. Bisedimet ende vazhdojnë dhe personalisht jam optimist se në zgjedhjet e ardhshme do kemi një program gjithëpërfshirës që qytetarët do ti japin përkrahjen e nevojshme.

K.D: Është e njohur se as vetë subjektet nacionale shqiptare, mjaft shpesh, nuk i kanë respektuar marrëveshjet,  me mos respektimin e obligimeve ndaj partnerëve si përbërës të koalicioneve. Si do të reflektohet kjo në rrjedhën  e negociatave aktuale, ose në përfundimin me sukses të tyre?

 N.Gjeloshaj:Mosrespektimi i marrëveshjeve nuk është fenomen i muajve të fundit. Është një fenomen që ka ndodhur pas çdo procesi zgjedhor, por ndryshimi është se disa flasin dhe bëjnë zhurmë vetëm kur ju cenohet pozita e tyre, në të kundërt, kur ata cënojnë vazhdimisht pozitat e tjetrit kurrë nuk flasin për këtë gjë. E them me plot bindje se deri më tani më e cënuar ka qenë partia që unë jam pjesë e saj, por jemi munduar ti tejkalojmë këto mosmarrëveshje me qetësi dhe me pjekuri politike. Besoj se edhe kjo situatë do të tejkalohet me pjekuri dhe të gjithë do marrin përgjegjësitë që ju takojnë.

 K.D: Z. Gjeloshaj, Ju edhe pse nuk kini një stazh të gjatë si deputet në Kuvend, me aktivitete të ngjashme jeni i pranishëm në opinionin e gjerë shqiptar në Mal të Zi, bukur gjatë. Cili është mendimi Juaj, sa mund të jenë të kënaqur elektorati shqiptar me punën dhe kontributin e  përgjithshëm  të përfaqësuesve autentik, duke filluar nga jetësimi i pluralizmit në Mal të Zi, tashmë një çerekshekulli të plotë?

 N.Gjeloshaj:Unë kam më pak se dy vite në pozicionin e deputetit. Gjatëkarrieres time, kam qenë i angazhuar fillimisht në organizata joqeveritare që në atë kohë kanë qenë të pakta por kemi bërë një punë mjaft të mirë. Edhe pse kam dhënë kontribut nuk është se kam pasur ndonjë pozitë deri para dy vitesh. Unë jam i mendimit se përfaqësuesit e partive nacionale në periudha të ndryshme kanë dhënë një kontribut të madh në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Mal të Zi. Nuk është aspak e logjikshme që të gjithë barrën e fajit t’ua lemë përfaqësuesve të partive shqiptare, është e drejtë dhe shumë normale të kërkohen përgjegjësi, të kritikohet puna e gjithsecilit, por gjërat nuk mund  të shikohën vetëm bardh e zi. Pozita dhe fuqia e tyre politike ka qenë e atillë që jo çdo herëështë varë nga ato realizimi i kërkesave të tyre. Duhet tu njohim meritat por edhe të bëjmë një kritikë konstruktive për punën e gjithseciitdhe gjërat mos ti përgjithësojmë.

K.D:Mes shpresës dhe realitetit ! Sa përkon angazhimi dhe  kujdesi Juaj ndaj të rinjve,  me ato që ishin pritjet tuaja  nga përfaqësuesit politik, kur ishit në këtë fazë të jetës që jemi ne sot, si të rinj  që kanë ose janë duke përfunduar   shkollimin superior?

N.Gjeloshaj:Aktivizimi im ka filluar në moshë mjaft të re, e kam menduar atëherë dhe të njëjtin mendim kam edhe sot se tërinjët janë një pasuri e madhe e çdo kombi. Energjia, vizioni, idetë dhe vullneti që i karakterizon duhet të vlerësohen. Në stafin tim kam tërinjë, kam vlerësuar idetë dhe mendimet e tyre edhe kur kanë qenë kritik ndaj meje. Jam angazhuar gjithë kohës qët’u jepet hapësira e nevojshme për të punuar, për arsye se jam i bindur se tërinjët kanë shumë për ti dhënë shoqërisë tonë. E kam thënë dhe do vazhdoj ta them se tërinjët mund të bëjnë ndryshime të mëdha dhe tani është momenti më i mirë që të vlerësojmë kontributin e atyre që gjatë kësaj periudhe kanë qenë aktiv në politikë, nga ana tjetër ata duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe në fund ti japim hapësirë më të madhe tërinjëve që të angazhohen në politikë dhe besoj që rezultatet nuk do të mungojnë.


  • 0

Kolonel Dritan Demiraj

Category : Komuniteti

Ju përshendes të gjithëve!

Jam Kolonel Dritan Demiraj, ish ushtarak i lartë i Forcave të Armatosura, tani pedagog prej disa kohësh në universitetet amerikane për çeshtje të Terrorizmit Ndërkombetar, Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Sot më shumë se kurrë mbështes “Thirrjen Kombëtare për Liri dhe Demokraci”.

Liria është aspirata më e lartë e njerëzimit. Ajo është aspirata me e larte e Kombit Shqiptar. Për lirinë dhe Demokracinë unë së bashku me kolegët e mi të Forcave të Armatosura, kemi sakrifikuar dhe jetën tonë, sepse besojmë në të.

Sot, Liria dhe demokracia që ne besojmë është më e kërcënuar se kurrë. Eshtë përdhosur nga një drejtim politik që ka vënë në rrezik të ardhmen e vendit që të gjithë ne e duam aq shumë.

Sot është momenti që ne të cilët besojmë në të ardhmen e Shqipërisë dhe në integrimin e saj në strukturat EuroAtlantike, të bashkohemi, të ngrejmë zërin dhe të mbrojmë atë që është më e shtrenjta për ne.

Rroftë Kombi Shqiptar.


  • 0

Vlerat e shekullit 21-një

Category : Trojet Shqiptare

IMG_8936

Kristjan Dukaj

Edhe pse jetojmë ne shekullin e teknologjisë, shekullin ku truri ynë është i kontrolluar nga teknologjia, ende ekzistojnë disa gjëra që shkenca, teknologjia nuk mund tu përgjigjet. Nëse një Mozart, arriti të bëhet i pavdekshëm pa këtë teknologji moderne, a do ta kishte arritur ai këtë në shekullin 21 ? Edhe pse teknologjia ka arritur një kulm të paimagjinueshëm, ende nuk kemi një Mocart të ri. Shekulli në të cilin jetojmë po na jep gjithçka përveç trurit. Atë e kemi lënë të flejë. Mbizotërimi i teknologjisë, bën që truri ynë të qëndrojë pasiv. Largimi nga leximi dhe nga natyra e gjallë është duke shkatërruar njerëzimin. Sa e dobishme aq edhe e dëmshme.
Po kthehem pak tek Mocarti, i cili vdiq në moshën 35 vjeçare. Ishe një njeri që bëri një revolucion në mbarë botën. Vetëm në moshën 6 vjeçare filloi të dalë nëpër skenat evropiane. Edhe pse pa ndonjë teknologji të përsosur, truri dhe aftësitë e tija arritën që të shkaktojnë një bujë në mbarë botën. Aftësitë e tija, bënë që edhe sot, në shekullin 21 ku muzika moderne është duke kapërcyer çdo kufi, ai ende qëndron i pavdekshëm sa i përket vlerave të muzikës klasike. Dëshira për të prekur majat, ishin të paimagjinueshme për të. Ndërsa sot, jetojmë në një dhomë në të cilën jemi të rrethuar nga teknologjia dhe bota moderne. Mirëpo, sa e dëmshme është kjo dhomë ? Edhe pse sot, mundësitë për të arritur majat janë shumë më të lehta, sepse përdorimi i rrjeteve sociale, portaleve të ndryshme, i jep mundësi çdo njeriu që të jetë pjesë e botës. Bota, është bërë një fshat i vogël falë elementeve të lartëpërmendura. Mirëpo, sipas shumë mendimtarëve që merrem me marrëdhëniet ndërkombëtare, teknologjinë, e shohin si faktor të domosdoshëm, i cili ndihmon në zhvillimin dhe avancimin e njerëzimit. Ata gjithashtu, tregojnë se fakti që një informacion mund të përhapet në mbarë botën për pak minuta, e bën botën më të sigurtë. Një luftë, me të cilën shkrimtarët ballafaqohen çdo ditë, është fakti se, interneti (teknologjia) është duke zëvendësuar librin. Pothuajse në çdo intervistë që jep një shkrimtarë, nuk i largohet edhe kësaj çështje, duke cekur që libri nuk mund të zëvendësohet dhe duke bërë apel tek shoqëria që ta përdorin teknologjinë, por mos ti harrojnë vlerat që kanë qenë thelbi i këtij civilizimi .
Andaj, le të mendojmë se ku jemi duke shkuar, e këtë gjë më së miri mund ta shohim duke shikuar të kaluarën e njerëzimit, duke parë që në atë të kaluar, janë vërë themelet e këtij civilizimi. Duhet shikuar se në atë të shkuar kanë lindur emrat më të mëdhenj të historisë. Le të mos e harrojmë këtë fakt, të jetojmë në botën moderne, por me vlerat e të kaluarës. Sepse një shoqëri, që harron vlerat e të kaluarës, ka varrosur të ardhmen.

Kristjan Dukaj

Student për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci
Mali i Zi


  • 0

GOXO QË TË FITOSH

Category : Uncategorized

Promovohet romani “GUXO” i shkrimtarit Fadil Kraja, kushtuar biznesmenit të suksesshëm shqiptaro-amerikan Ndue Ftoni

Nga RAMAZAN ÇEKA

 

FADIL KRAJA

Fadil Kraja, Dramaturg / Shkrimtar

Në prag të festave të Nëntorit, në ambjentet e bibliotekës “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës, Shoqata “Atdhetare Dukagjini” dhe Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër, organizuan promovimin e romanit me titull “Guxo”, të autorit Fadil Kraja.

Romani “Guxo”, që pasqyron Sagën e një djaloshi shoshjan, mban firmën e dramaturgut dhe shkrimtarit të shquar Fadil Kraja “Mjeshtër i Madh”, i cili u paraqit në këtë vepër të re, para një auditori të ndryshëm nga herët e tjera, ku përveç kolegëve, merrnin pjesë edhe shumë miq e dashamir të z.Ndue Ftoni që kishte ardhur nga Amerika, për të qenë të pranishëm në këtë eveniment.

Z.Ndue Ftoni ka lindur në Shosh të Dukagjinit dhe si shumë bashkatdhetar të tjerë, emigroi në Amerikë, ku falë aftësive të tij intelektuale, guxoi të integrohej në jetën e zhurmshme amerikane, ku ndërtoi “një varkë” që i përballoi të gjitha tallazet dhe furtunat, duke u bërë kështu një shembull për të gjithë bashkatdhetarët e vet, jo vetëm si një biznesmen i suksesshëm, por edhe si një “mecenat” për të gjithë artistët dhe këngëtarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Amerikë.

Këtë veprimtari, këtë guxim, pasqyron në librin e tij “Guxo” shkrimtari i shquar Fadil Kraja, ku një pjesë të kësaj veprimtarie të suksesshme ai e pa me sytë e tij dhe e përjetoi vetë në udhëtimin e tij në Amerikë, ku ishte dhe mik i nderuar i z.Ndue Ftoni.

Hapjen e këtij promovimi e bëri shkrimtari Prelë Milani, që është njëkohësisht edhe autor i parathënies së këtij romani. Ai prezantoi para auditorit veprën më të re “Goxo” të shkrimtarit Fadil Kraja, por njëkhësisht solli përmes fjalës së tij edhe fragmente nga jeta dhe veprimtaria e protagonistit të romanit, Ndue Ftoni që në libër autori e quan Dash Kola.

Nën prezantimin e moderators-aktores së teatrit “Migjeni”, Rajmonda Marku, për vlerat e romanit e të autorit ligjëruan redaktori i veprës e njëkohësisht kryetar i shoqatës atdhetare “Dukagjini”, Ndue Sanaj, autori i parathënies, poeti e publicisti Prelë Milani, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Skënder Temali, kritiku letrar-Kadri Ujka, studiuesja Arjeta Ferlushkaj, etj.

Aktorja e teatrit “Migjeni”, Rajmonda Marku në prezantimin e këtij takimi tha: “Këtë liber autori ia ka kushtuar z.Ndue Ftonit, një trashëgimtari të denjë të banorëve alpinë, i cili me shumë vullnet, me shumë dinjitet ka arritur të krijojë personalitetin e tij jashtë trojeve shqiptare, në Amerikë, si një biznesmen i suksesshëm, por edhe si një njeri human me vlera atdhetare…njeri nga miqtë me të mirë të artistëve shkodranë e jo vetëm, i cli ka dhënë pa ndërprerje ndihmën e tij bujare për t’i prezantuar ata me artin e tyre para bashkëkombasve tanë në Amerikë. Unë jam një prej shumë artistëve të ftuar prej tij, në aktivitete të bukura që ai organizon në Detroit e pikërisht në “The Imperial House” që e drejton me shumë sukses. Konsideratë për te dhe familjen e tij ,znj.File e femijët e për mikpritjen e veçantë. Suksese në jeten dhe punën e tyre”!

Nga Anglia, anëtarja më e re e shoqatës së shkrimtarëve të Shkodrës, Amina Meshnuni, e cila studion atje, i kishte dërguar Mjeshtrit Kraja një tufë me lule të freskëta.

Impresion solli para auditorit prania dhe dalja e Ndue Ftonit me bashkëshorten dhe fjala që ai mbajti, e cila u ndërpre disa herë nga duartrokitjet e të pranishëmve.

NDUE FTONI

Ndue Ftoni-Biznesmen

Vetë Ndue Ftoni i pranishëm në promovimin e romanit që i kushtohet atij dha disa mesazhe.

“Ka njëzet vite që unë jam larguar nga vendi im. Lot, mall, djersë, mund, pare, humbje, fitore. Është e njëzet e pesta herë që unë vij nga Amerika në vendlindjen time, e cila nuk ka mundur të ma mposhtë shpirtin të cilin për dyzet vite i kam kaluar me ju. Amerika me më dhanë tërë pasurinë e saj nuk mundet të ma barazojë me pasurinë që kam lënë këtu në Shqipëri. Ju jeni ata që peshoni në vendi tuaj, fëmijët tanë nuk mund të jenë shqiptarë të denjtë ashtu siç jemi ne, por është detyra jonë që ata t’i rrisim me dashuri për atdheun, për vendin e të parëve”.

Në fund u dëgjua me interes dhe përshëndetja e shkrimtarit Fadil Kraja, i cili edhe nënshkroi autografe për romanet e dhuruara.

E veçanta e këtij “romani”, qëndron në atë, që prof.Fadil Kraja shpesh e ka thënë … Pse nuk shkruajmë për njerëzit sa janë gjallë, por vetëm kur ata nuk jetojnë më!? Ketë ide, ka kohe që ky shkrimtar i madh e ka vënë në jetë.

Para pak kohësh shkroi për futbollistin e madh, Ramazan Rragami, shkroi për femrat shkodrane që po bëjnë emër në jetën shkodrane dhe më gjerë, e të tjera e të tjera.

Edhe në ketë roman, personazhi kryesor është një djalosh, që u bë një figurë e njohur, një dukagjinas i njohur dhe ndër të rrallët si njeri  dhe nga vepra e tij.

Është  shumë i dashur, i respektuar, largpamës, i guximshëm, bujar, madje sikur bujaria ka lindur së bashku me te.

Personazhet e Krajës janë gjallë dhe vijojnë të kontribuojnë, vijojnë të kenë suksese gjithnjë në rritje, siç është rasti i  biznesmenit të njohur Ndue Ftoni. Por e veçanta e Ndojës nuk vjen nga hiçi. Ai vjen nga puna e pa ndalur. Ai është një biznesmen i suksesshëm në shtetin e Miçiganit në SHBA!

Kjo ikonë e letërsisë shqipe di ku t’i gjej heronjtë e veprave të tij.

Në gjurmët e Fishtës, në kullat e Dukagjinit dhe të Malsisë, në të gjithë hapsirën shkodrane, aty ku janë shkruar faqet me të lavdishme të historisë epike dhe sociale të këtij qyteti.

Në mbyllje të këtij takimi, në “Grand Hotel Europa”, Ndue Ftoni shtroi një koktejl për të pranishmit.

I gjithë aktiviteti ku morën pjesë edhe artistë të shquar nga Shqipëria dhe Kosova u regjistrua nga kamerat e stacioneve televizive lokale e kombëtare, por edhe nga vetë televizioni ACTV në Michigan që është pronë e z.Ndue Ftoni, në mënyrë që ky përurim të publikohet edhe në SHBA.

Vetë z.Ndue Ftoni u largua nga Atdheu me mbresa të jashtëzakonshme, me frymëzimin dhe vitalitetin e tij që e karakterizon, për ta përçuar këtë atmosferë vllazërore mes bashkatdhetarëve të tij në Amerikë, i përgatitur për të festur festat e fundvitit me ta, ashtu siç u festua Dita e Flamurit në “Imperial House”, por që gjatë festimit dukej sikur po festohej në Shqipëri.

Gjatë ceremonisë festive me 28 Nëntor 2015 pata fatin të isha i pranishëm edhe unë atje, me ftesën e tij dhe ta përjetoj këtë atmosferë patriotike, emocionale, të cilën nuk do ta harroj kurrë.

 

Dhjetor 2015

 


  • 2

Në përkujtim të mikut tonë Dedë Beleshi

Category : Komuniteti

Dede Beleshi1Komunitetit shqiptar në Michigan u përball këto ditë me një lajm tepër të trishtueshëm. U nda nga jeta në një moshë të re një nga bashkëatdhetaret tanë më aktiv dhe më të njohur. Nuk ndodhet më mes nesh Dede Beleshi, një nga sipërmarrësit e suksesshëm shqiptar në Michigan. U nda prej nesh një bashkëatdhetar, i cili identitetin dhe origjinën shqiptare e shndërroj në thelb krenarie. Një inxhinier, një intelektual i mirfilltë që të bënte krenar në prezantimin e vlerave tona të përbashkëta përpara miqve të shumtë amerikan.

Po kush ishte Dedë Beleshi?

Perkujtojme mikun tone Dede Beleshit from ACTV Albanian Community TV on Vimeo.

Ai u lind në Mirditë, në krahinën më historike dhe më qëndrestare. U diplomua në vitin 1985 si inxhinier në degën e Gjeologji Minierave në Universitetin shteteror të Tiranës. E filloi karrierën e tij në sektorin e vështirë të minierave dhe pas një periudhe relativisht të shkurtër në vitin 1989 u emërua kryeinxhinier i minierave në zonën e Rubikut. Në vitin 1992 Dedë Beleshit iu besua detyra e drejtorit të minierave, detyrë të cilën e përmbushi me sukses deri në vitin 1994 kur ai vendosi të emigronte në Amerike.

Mbrritja e tij në tokën e premtuar ishte pak a shume një histori që ngjason dhe përsëritet me të njëjtën linje narrative për të gjithë shqiptarët. Një jetë e re përtej Atlantikut, në një vend të begatë, të zhvilluar,  padyshim mikpritës dhe të dashur për shumë emigrantë. Deda ja doli shpejtë të intergohej në punë të kualifikuara që kërkonin një edukim më të avancuar. Në vitin 1996 ai u emërua menaxher në kompaninë MESA Services, e cila realizonte trajnime profesionale dhe përgatiste dhe punësonte punonjës fabrikash dhe ndërmarjesh të industrive të ndryshme.

Dede Beleshi-Photo Slide Show from ACTV Albanian Community TV on Vimeo.

Ne vitin 2004 Dedë Beleshi me punën e tij të palodhur u bë pronari i kompanine MESA Services me të cilën zhvilloi aktivitet biznesi nën një emër të ri të quajtur AALB Services. Ai ndihmoi dhe punësoi me qindra bashkëatdhetarë të cilët patën nevojë imediate punësimin e tyre.  Shumë shpejtë zyra e tij u shndërua në një vend kontakti për shumë bashkëatdhetarë, të cilët kërkonin here here një përkthim, diku nje interpretim, madje në ndonje rast edhe ndihme mjeksore që nuk kishte asnje lidhje me kontratat e biznesit te kompanisë AALB Services. Dedë Beleshi nuk refuzoi dhe nuk u ankua asnjëherë për oraret e tij të zgjatura, por me një përkushtim dhe admirim të veçantë i inkurajonte bashkëatdhetaret që të ishin optimist, sepse shumë shpejtë do t’ja dilnin të integroheshin dhe të arrinin suksesin me punën e tyre.

Paralelisht me kompaninë e mësipërme Dedë Beleshi themeloi kompaninë telefonike Iliria Telecom, padyshim një nga më të suksesshmet në fushën e telekomunikacionit me Shqipërine. Sfidat dhe përballjet në këtë industri ishin shumë më të mëdha për shkak të operimit në një industri dinamike dhe mes dallgëve të revolucionit teknologjik të këtij fillimshekulli në fushën e telekomunikacionit. Ai ja doli ta shndëronte Iliria Telecom në kompaninë e parë solide shqiptare në Michigan me një platformë të avancuar dhe me një investim serioz edhe në Shqipëri.

Dedë Beleshi dhe Iliria Telecom arritën t’ju shërbejnë denjësisht mijra familjeve shqiptare me shërbim telefonik bashkëkohor dhe tepër të avancuar, kudo në Amerikë, por edhe në Kanada.

Por Dedë Beleshi nuk u fsheh mbas punës dhe biznesit të tij privat. Ai ishte një zë i njohur intelektual në komunitetin shqiptar në Michigan. Ai ishte ativ dhe kontribues me të gjitha institucionet, shoqatat dhe çështjet që preokupojnë shqiptarët në emigracion. Ai ishte gjithashtu një pikë kontakti e besuar për shumë nga zyrtarët e zgjedhur amerikan në pushtetin lokal dhe atë qëndror.

Duke mbajtur edhe detyrën e përfaqësuesit në Michigan të dhomës shqiptare të tregëtise dhe industrisë, ai themeloi në vitin 2011 organizatën jo fitimprurëse AACEE për shkëmbimet kuturore dhe ekonomike mes Shqipërise dhe Amerikës. Disa nga projektet e kësaj organizate do të ishin binjakëzimi dhe firmosja e memorandumit të bashkëpunimit mes Macomb County-it dhe Bashkise Shkodër, projekt i cili do të kulmonte me organizimin e “Ditës Shqiptare” në Michigan. Ky projekt i rëndësishëm pritet të organizohet në bashkëpunim me Kongresin e Shtetit të Michiganit dhe zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Dedë Beleshi padyshim ishte një nga promotorët e ketyre projekteve që do të mbeten një trashëgimi e çmuar e punës së tij.

Si pjesë e angazhimit të tij në çështjet e komunitetit shqiptar në Michigan, Dedë Beleshi shërbeu gjithashtu edhe si Kryetar i Bordit i Televizionit te Komuniteti ACTV. Ai ishte një intelektual i urtë me një arsye dhe pjekuri befasuese. Optimist dhe i apasionuar me gjithçka pozitive që prezantohej në komunitet. Një motivues shembullor, një promovues i pashembullt i identitetit shqiptar, një punëtor i palodhur dhe një ëndrrimtar i madh.

Dedë Beleshi ishte padyshim një familjar shembullor. Një prind, një baba i emancipuar dhe ambicioz për edukimin e fëmijeve të tij. Ai ishte krenar për djalin e tij Enin, i cili mban një pozicion dinjitoz profesional në fushën e financave. Ai ishte ëndrrimtar për shkollimin dhe të ardhmen e Julias, e cila është ende në shkollë të mesme. Dedë Beleshi pati sukses në jetën e tij, sepse pati një bashkëshorte të  mbrekullueshme dhe të respektuar si Shqipen. Dedë Beleshi dukej se i kishte të gjitha, kur papritmas vrulli i tij u ngadalësua nga një sëmundje e papritur, e cila nuk e lejoi të vazhdonte ëndrrën amerikane të ngritur me shumë mund dhe punë.

Dedë Beleshi u nda nga jeta në daten 17 Dhjetor, 2015, në moshën 58 vjeçare, duke i rrezistuar me kurajo një përbindeshi biologjik, një sëmundjeje të rëndë, përpara së cilës edhe shkenca ambicioze e mjeksisë amerikane u dorëzua pa kushte.

Ai iku paqësisht i rrethuar nga familjarët dhe të afermit e tij të dashur, pa u ankuar shumë, duke krijuar një boshllëk te madh, aq të madh sa edhe vetë pesha e përgjegjesive që ai kishte marrë përsipër si prind, bashkëshort, familjar, intelektual, aktivist, biznesmen, shok i mire, si shqiptar patriot që jetoi një jetë të gëzueshme mes dy botëve. Nga njëra anë atdheu, nëna, motrat, nipat dhe mbesat, por edhe progresi dhe zhvillimi demoktratik dhe ekonomik i tij.
Nga ana tjetër Amerika, familja, biznesi, shoqëria, komuniteti dhë ëndrrat për të ardhmen.

Janë ato ëndrra që për Dedë Beleshin ndaluan si ajo stafeta që duhej të përcillej më tej. Dedë Beleshi iku shpejtë, por edhe realizoi shumë. Ai lë pas një trashëgimi të vlerësuar njerëzore dhe profesionale. Ai la pas një emër të mirë, për të cilin ai do të kujtohet dhe nderohet nga të gjithë ata që e njohën, që bashkëpunuan, që rrugëtuan më të një cope udhë të jetës.

U prefsh në paqe miku jonë i shtrenjtë Dede Beleshi!

 

Eduart Aliko


  • 0

Bashkimi i partive shqiptare e vetmja zgjidhje për Malësinë

Category : Trojet Shqiptare

IMG_8936

Kristjan Gjoke Dukaj

Të mendosh dhe të ta shprehësh atë, nuk është ndonjë “mëkat” sidomos kur këtë e bën me qëllimin më të mirë. Fati ka dashtë që përmes komunikimit të këtillë me njerëzit, përmes rrjeteve, tashmë të njohura sociale, individi është gjithnjë e më tepër pjesë aktive e shoqërisë. Shpesh ndodh që të ketë edhe ndonjë debat mes individëve që njihen ose jo, por edhe ato janë normale në kohën e komunikimit masiv. Sidomos ato që janë pa ndonjë qëllim të keq por, thjesht, për të sqaruar ndonjë çështje të parashtruar në mënyrë të vet. Është mirë kur të rinjtë, dëshirojnë të kyçen në rrjedhat e përgjithshme përmes shprehjes së lirë të opinioneve të veta për çështje të ndryshme.

Duke gjurmuar kronikat e kohës, në të kaluarën jo të largët, lexova një vështrim të datës 09.09.2010 (emetuar në RMZ-redaksia në shqip), me rastin e 20-vjetorit të LD në MZ, nga i cili mësova disa të dhëna mjaft relevante lidhur me subjektin e parë politik nacional të shqiptarëve në Mal të Zi. Sa bukur tingëllonte fakti nga përkrahja e dhënë kësaj partie nga votuesit shqiptarë, në zgjedhjet e para shumë partiake në Mal të Zi, në vitin 1990. Kjo e dëshmon më së miri nevojën e ekzistimit dhe veprimtarisë politike të strukturave nacionale në këto hapësira, në mbrojtjen dhe realizimin e interesave të popullatës shqiptare.

Prandaj, dëshirat dhe kërkesat e shumta për veprimtari të përbashkët të subjekteve politike shqiptare, duhet të jenë të mirëseardhura, në drejtimin e duhur. Sidomos, nga ata të cilët, sinqerisht, e kanë dëshmuar përkrahjen subjekteve të tilla, me qëllimin më të mirë gjithë kësaj kohe. Ata e dëshirojnë dhe ëndërrojnë veprimtarinë e përbashkët, si rrugën më të mirë drejtë realizimit të pikësynimeve të veta.

 

Kristjan Gjoke Dukaj


  • 0

PRIJËSI I KRYENGRITJES SË MALËSISË, NË TIRANË

Category : Trojet Shqiptare

Shkruan:Kristjan Gj. Dukaj

IMG_1182 Për shumë mot festa! Urim tradicional me rastin e festave në hapësirën mbarëshqiptare. Sa bukur! Me pak fjalë  por  shumë domethënëse, shqiptarët përgëzojnë njëri-tjetrin në rastet e festave; urim që reflekton dëshirë, shpresë, besim, sinqeritet dhe dashamirësi  vëllazërore.

Prandaj, edhe me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, gëzuar e përgjithmonë  Lirinë  dhe Pavarësinë Kombëtare. Sa emocione të thella përjeton zemra shqiptare nën  tingujt e himnit kombëtar, me rastin e festës më të madhe në historinë e lavdishme të këtij populli, sa të lashtë  po aq të vuajtur,  shekuj me radhë në luftë për liri e pavarësi. Për lirinë e tokës shqiptare të trashëguar nga brezi në brez, me vlera të lavdishme dhe të përjetshme mbi themelet e vendosura nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe kulmin e vendosur në Vlorë, mbi muret e kullës  heroike të tokës arbërore. Brezi i ri, i frymëzuar nga sakrifica dhe vlera të shumta e që reflektojnë atdhedashurinë, shpresë  e besim dhe mbi të gjitha, krenari kombëtare, duke përkujtuar historinë e lavdishme, ndërton të ardhmen e vet më të bukur dhe më të sigurt në tokën e të  parëve, të quajtur Shqipëri.

28 Nëntori, është rasti më i mirë jo vetëm  në përkujtim të vlerave por edhe për tu frymëzuar në ruajtjen dhe kultivimin e tyre nëpër shekuj. Njëjtë, ishte edhe këto ditë me rastin e aktiviteteve të organizuara  në Kryeqytetin shqiptar, mes tjerash edhe në vendosjen e përmendores së Dedë Gjo’  Lulit,  prijësit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe në vitin 1911. Kësaj ngjarje të shënuar historike e cila i parapriu ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, një vit më vonë.

Nuk kam për qëllim që në këtë shkrim të shkurtër të thellohem në këtë  ngjarje të lavdishme  të historisë sonë, pasi për të janë shkruar  libra dhe publikuar punime të shumta shkencore,  letrare e folklorike, por 28 Nëntori i këtij viti  në kryeqytetin e shtetit tonë amë, i dha vendin e merituar këtij trimi i cili sakrifikoi gjithçka kishte për  lirinë dhe pavarësinë e tokës shqiptare.

Vendosja e përmendores së tij në  këtë vend të bukur pranë muzeut historik kombëtar, sikur na kujton një histori të tërë  e cila ruan në vete  me besnikëri  amanetin e këtij heroi mbarëkombëtar  për dashuri vëllazërore  në ruajtjen e vlerave të trashëguara dhe ndërtimin e të ardhmes së popullit shqiptar. Edhe këtë  ditë, në vigjilje të Ditës së pavarësisë, kryetrimi Dedë Gjon Luli, kishte tubuar bijtë e tokës arbërore rreth idesë së shenjtë për të festuar dhe gëzuar së bashku. Ishin tubuar këtu vëllezër të shumtë nga hapësira mbarë shqiptare, e në veçanti bashkëvendës tonë të shumtë që jetojnë larg  vendlindjes, në mërgim në nderim të kësaj ngjarje të shënuar  në Tiranë.

Të gjithë ata, u përkulën para përmendores së këtij heroi kombëtar, të cilin po atë ditë, kreu i shtetit shqiptar, Z.Bujar Nishani, e nderoi  me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”. Në këtë mënyrë, pasardhësit e tij, pastaj të mbarë fisit  dhe kombit  në përgjithësi, dëshmuan “Besën” e njohur në këto hapësira në ruajtjen e vlerave të shenjta si frymën e shpirtit tonë kombëtar. Bashkëvendësit  tonë që jetojnë në mërgim ( Shoqatat “Malësia e Madhe”, nga  Nju Jorku,  dhe nga Michigani, në SHBA), nuk e kursyen djersën e vet  në ndërtimin e përmendores  në shenjë mirënjohjeje për sakrificën më të madhe të Dedë Gjon Lulit për lirinë e këtyre trojeve. Shumë nga ata, edhe pse jetojnë larg  vendlindjes, kishin ardhur  atë ditë në Tiranë, të përjetojnë   këtë moment të paharruar së bashku me vëllezërit e vet  në respekt të kaluarës sonë të lavdishme, e cila i flet të tashmes dhe të ardhmes sonë.


  • 0

Identifikohet burimi i shpifjeve

Category : Komuniteti

Ndue Ftoni

Ndue Ftoni

Për tu publikuar nga të gjithe mediat në komunitetin shqiptar në Amerikë.

Nga Ndue Ftoni

Gjatë kohës që unë kam qënë me pushime me familjen time në Europe, individe të caktuar, duke  shpifur më kane shqetesuar mua dhe familjen time. Jane perpjekur për të prish dhe biznesin duke ba thirrje për të sabotuar Koncertin e dates 28 nentor në Imperial.

Personi që sajoj ketë histori çpifse ndaj meje, familjes dhe biznesit është i identifikuem pasi ai ka mbarua shkollën për ngatrresa dhe poshtersina.

I baj thirrje, Kapterrit të Kursit të Zall Herrit me inicialet G.V., që të ndaloj shpifjet kunder meje dhe familjes time sa ma parë.

Unë ndjej keqardhje të madhe sepse për shumë vite kam qënë donator në Biznesin e Tij.

Ndjej dhimbje për ketë njeri i cili ka hanger bukë në shtepinë time dhe në bizneset e mija. I ka sherbyer shume here nëpër gosti në shtepinë time gruaja ime ndaj së ciles dhe burrit të saj, sot krijon çpifje të ndyra.

Sot kur e kam kuptuar se kush është ky njeri e them me bindje se nuk i ka merituar dhe as nuk i meriton ndihmat ma në të ardhmen.

E baj thirrje që të ndalojnë shpifjet goj me goj e shtepi me shtepi ndaj meje se kurr nuk është vonë që të ndreqet e të permirsoj imazhin e tij prej shpifsi.


  • 0

Ambasadorja Floreta Faber ka gabuar

Category : Komuniteti

Në datën 18 Tetor, 2015 në nje qendër konferencash dhe banketesh në shtetin e Michigan-it në Amerikë, ishte planifikuar të zhvillohej një takim i ambasadores shqiptare në Washington Znj. Floreta Faber me përfaqësues shoqatash, intelektualë dhe studentë. Znj. Faber e bojkotoi takimin duke mos marrë pjesë, dhe këte e bëri pak përpara takimit, dhe në mënyre krejt të papritur. Ndërkohe kur pritej që ambasadorja moralisht të kërkonte ndjesë, ose të gjente të paktën ndonjë justifikim qoftë edhe sa për të dalë nga situata, ajo në mënyrë të habitshme dhe me një arrogancë te motivuar politikisht, ndërmori sulme personale duke artikuluar një sallate akuzash të pavërteta dhe të padenja për detyrën dhe rolin që i është besuar si perfaqesuese e shtetit shqiptar.

Ja përse dua ta sqaroj publikisht ambasadoren Floreta Faber:

Faber-TemaUnë kam afërsisht 17 vjet që jetoj dhe punoj në Amerike. Midis eksperiencave të shumta profesionale, që prej vitit 2000, profesioni im është ai i pedagogut në Kolegje dhe Universitete në Michigan. Ndërprerja e vetme e kësaj experience ka qenë gjatë rikthimit në Shqiperi në vitin 2006 për të marrë detyren e Drejtorit të Përgjithshem të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme, ku kam shërbyer për gati një vit e gjysëm.
Jam krenar që si drejtues i shërbimit kombëtar të gjendjes civile, së bashku me stafin e Ministrisë së Brendshme, kam konceptuar, shkruar dhe formalizuar si propozim ndaj qeverisë së asaj kohe, një prej projekteve më të mëdha emancipuese dhe maturuese të shtetit shqiptar, atë të kartave dhe pasaportave biometrike. Sigurisht, të gjithë ata drejtues dhe shtetarë që e implementuan dhe e përfunduan me sukses këtë projekt meritojnë shumë më shumë vlerësime se unë.

Si shqiptaro-amerikan dhe pjesë e diasporës, përpiqem të angazhohem me pasion në jetën publike amerikane dhe atë të komunitetit shqiptar, duke ofruar ndihmën dhe eksperiencën time për çdo iniciative pozitive.

Ambsadorja Faber, në një deklaratë publike të datës 25 Tetor, 2015, duke dashur të sqarojë arsyet e anulimit te pjesmarrjes së saj në takimin e planifikuar me intelektualet dhe studentet në Michigan, ka përmendur emrin tim si një prej individëve politikisht të papranueshëm për të.

Për më tepër, vlerësoj se nuk është aspak dinjitoze, madje është e dënueshme si fallsifikim, që midis të tjerave në këtë deklaratë, ambasadorja Faber shton edhe inicialet e emrit tim, pavarësisht se dukej qartë nga shkrimi se inicialet nuk përputheshin. Mendoj se kjo është e qëllimshme, për t’i dhënë deklaratës së saj një theks të panevojshëm, por edhe të pa besueshëm politik, duke menduar se kështu do të justikikohej më mirë. Pjesa e emrit dhe e inicialeve të mia është një gënjeshtër e provuar tashmë nga faktet e bëra publike në disa media në Shqipëri.

SHIKONI INTERVISTEN E ISH KRYEMINISTRIT SALI BERISHA (Minuta 27.30)

Berisha pergenjeshtron FaberAmbasadorja përmend në deklaratë edhe faktin që unë jam me origjinë nga Lazarati, dhe sipas domethënies së saj, kjo më bën mua politikisht të papërshtshëm për të. Eshtë e vërtetë që unë jam me origjinë nga Lazarati i Gjirokastrës dhe mund të them pa asnjë kompleks se kam një krenari dhe dashuri të vecantë për vendlindjen time. Ndjej keqardhje për Ambasadoren që përpiqet që edhe me këtë fakt të luaj si dikur në kohën e komunizmit kur ndarjet klasore i jepnin krenari dhe motivim pushtetarëve dhe persekutorëve të atëhershëm. Unë nuk do ta bëja këtë për Ambasadoren Faber, që të mund të citoja apo komentoja politikisht origjinën e saj dhe të familjes së saj, sepse në Amerike këto konsiderohen gabime etike.

Sqaroj lexuesit se aktiviteti të cilit i mungoi Ambasadorja nuk pati asnjë axhendë politike apo pjesmarrës të matrikulluar politikisht, por vetëm shqiptare atdhetarë, të majte dhe të djathtë, republikanë dhe demokratë, të rinj dhe të moshuar, të ulur së bashku në pritje të zonjës Ambasadore.

Në opinionin tim, Ambasadorja Faber ka bërë gabim që nuk u takua me bashkëatdhetarët duke i ndarë ata ne “të mirë” dhe “të këqinj”, apo në të majte dhe të djathtë. Unë gjykoj se do të ishte mirë që Ambasadorja e shtetit shqiptar midis axhendës së saj në Michigan, të gjente mundësinë të ishte e pranishme edhe në takimin me studentët dhe intelektualët.

Duke përfunduar, dua t’i kujtoj Ambasadores Faber që është mirë te kërkojë falje publike, si dhe të bëjë kujdes moralisht dhe ligjërisht me deklaratat e saj në adresën time, pasi deklarata e saj përmban gënjeshtra lehtësisht të verifikueshme dhe të gjykueshme, dhe se demokracia amerikane është demokraci e qytetarëve të mbrojtur nga ligji, ose një demokraci e qytetarëve në veprim.

EDUART ALIKO
Michigan,  10/28/2015

Kronika e Plote ACTV-Ambasadorja Faber from www.albdreams.net on Vimeo.


  • 0

DY FJALË PËR AMBASADOREN SHQIPTARE, FLORETA FABER

Category : Komuniteti

Emri im është Dede  Beleshi, një shqiptaro-amerikan që pas 22 vitesh emigriminë SHBA, jetoj dhe punoj me dinjitet me familjen time. Une akuzohem padrejtësisht nga ambasadorja Floreta Faber, se kam probleme me drejtësinë amerikane.

Kjo shpifje bëhet nga një diplomate që presupozohet se më përfaqëson jo vetëm mua, por dhe Kombin tim në Washington. Deklaroj publikisht se akuzat e bëra në adresen time janë sa qesharake, aq dhe për të ardhur keq.

Faber ben searchSi qytetar amerikan me kombësi shqiptare, jam i hapur që znj. Faber apo kushdo tjetër që do te ketë nevoj, të kërkojë raport investigativ për mua pranë FBI-së. Në të njëjtën kohë ambasadorja, duhet të bëjë të ditur para opinionit publik edhe rekordet e “miqve” të saj, me të cilët darkoi, drekoi në mes të Tetorit në Michigan.

Gjithçka nisi nga një aktivitet, organizimi i të cilit, mu kërkua nga vetë znj, Faber. Duke pare predispozitën dhe deshiren e saj për të njohur shqiptarët në Detroit, znj. ambasadore më kontaktoi për mundesimin e këtij takimi. Në nderim të vullnetit të saj, por dhe në dëshirën time, bashkë me përfaqësues të tjerë të komunitetit u përgatitëm që në datën 18 Tetor 2015, të mbahej aktiviteti i kërkuar nga Ambasadorja Shqiptare. Por siç dihet, znj. Faber, jo vetëm e injoroi me mosardhjen e saj këtë takim  me komunitetin, por i ndau shqiptarët e Amerikës në të majtë, të djathtë dhe në atë që “paskan probleme me drejtësinë amerikane?”

I indinjuar më duhet ta pyes: A është ky misioni i një diplomateje shqiptare?

Në këto dekada, kam takuar dhe punuar me plot zyrtarë dhe diplomat shqiptare, të huaj, të majtë, të djathtë dhe kurrsesi nuk kam pasur një esperiencë kaq zhgënjyese si me zonjën në fjalë.

Jam aktiv në jetën e komunitetit tonë dhe bëj ç’të mundem për t’i shtuar atij shembujt sa më pozitiv dhe të suksesshëm.

Faber-Beleshi Mesazhi1Dua t’i bëj me dije znj. Faber se me profesion jam inxhinier, i diplomuar nga Universiteti i Tiranës në vitin 1985 dhe sot drejtoj biznesin tim 12 vjeçar në fushën e telekomunikacionit, “Iliria Telecom Inc.”, me të cilin afroj shqiptarët në Amerikë, Kanada dhe Shqipëri, me shërbime telefonike të një teknologjie të avancuar dhe me tarifa nga më të ulëtat në treg, duke  krijuar mundësi që vendi amë të jetë sa më afër me ne. Gjithashtu, kam një vit që kam hedhur në treg aplikacionin “Iliria” për aparatet “Apple” dhe “Androit”.

Kam arritur t’a përballoj integrimin dhe rritjen në shoqërinë amerikane me punë, sakrifica dhe dinjitet, sepse vetëm në këtë mënyrë, mund të jetosh i qetënë SHBA.

Nga viti 1995 deri në vitin 2003, kam punuar si drejtues i Departamentit të Punësimit për kompaninë amerikane “MESA Service Inc.” kohë kur kam punësuar qindra shqiptare, duke iu krijuar mundësinë për të filluar jetën në tokën e premtuar.  Bashkë me këtë kompani, kam hapur shkollë për mësimin e gjuhës angleze për shqiptarët e sapo ardhur dhe kurse të ndryshme kualifikimi.

Jam i lumtur për të gjitha mundësitë që mu dhanë, pasi nëpëmjet tyre kam ndihmuar bashkëkombasit e mi.

Në vitin 2011 bashkë me një grup intelektualësh shqiptarë dhe amerikanë krijuam shoqatën jofitimprurëse AACEE, Shoqata Shqiptaro-Amerikane për Marëdhëniet Ekonomike e Kulturore, ku në e bordin e saj janë njerëz të nderuar e të respektuar, avokatë amerikanë, përfaqësues të pushtetit lokal të Macomb County, profesorë, inxhinjerë, etj.

Për më shumë informacion, ftoj znj. ambasadore të lexoj në faqen www.aacee.org .

Gjatë kësaj periudhe   4 vjeçare kam ndërmjetësuar shumë aktivitete të përbashkëta me Macomb County, me kongresmenë  e senatorë të Shtetit të Michiganit. Me bordin e AACEE, kemi dërguar tre delegacione në Shqipëri për mundësi investimesh në infrastrukturë, si ajo e hekurudhave, e linjave të transmetimit të energjisë dhe në fushën e spitaleve dhe të farmaceutikës.

Faber-Beleshi Mesazhi 3Dua të vecoj një nga takimet e bëra me përfaqësues të Macomb County, ku morën pjesë mbi 600 të ftuar, përfaqësues të pushtetit lokal the atij qëndror. Në këtë takim gjithashtu, na nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe përfaqesues nga Zyra e Senatorit, Carl Levin, Congresswoman Candice Miller, Congressman Gery Petter (sot Senator), etj.

Unë si kryetar i kësaj shoqate dhe si përfaqësues i Dhomës së Tregëtisë në Shtetin e Michigan-it, i bëj thirrje znj. Faber, të mos merret me njollosjen e shqiptarëve të ndershëm në SHBA, por të punojë dhe ti fali të paktën një vepër të mirë DiplomacisëShqiptare.

Duke mos dashur të zgjatem me këtë reagim të detyruar nga pohimet e papërgjegjshme të saj, deklaroj publikisht se disponoj të gjitha tabulatet telefonike dhe sms-të e shkëmbyera me të, në lidhje me takimin që ajo kërkoi me komunitetin tonë në datën 18 Tetor  2015 në Michigan.

I bëj thirrje edhe njëherë znj. Faber, ta kuptojë më mirë misionin që i është dhënë nga Republika e Shqipërisë, ta ushtrojë atë deri në fund të mandatit, pa dallime, në emër të interesave kombëtare dhe mos t’i grupojë e ndajë shqiptarët në klane apo në demokratë, socialistë apo komunistë, të paktën këtu në SHBA.

DEDE BELESHI
Michigan 10/28/2015

Kronika e Plote ACTV-Ambasadorja Faber from www.albdreams.net on Vimeo.

 

 


  • 0

Përgjigje e shkurtër zonjes Floreta Faber

Category : Komuniteti

Ndue Ftoni

Ndue Ftoni

Une Ndue Ftoni, bisnesmen shqiptaro-amerikan, kam ardhur në Amerikë në vitin 1997. Gjatë kësaj periudhe 18 vjeçare kam punuar për të arritur ato që të afron ky vend i bekuar. Si pasojë e punës së vazhdueshme bëra te mundur që në vitin 2000  të hapja bisnesin tim të Furnizim – shpërndarjes së restoranteve me produkte të ndryshme ushqimore në Detroit. Në vitin 2005 arrita të blej një nga supermarketet e mishit në Detroit dhe në 2011 bleva “The Imperial House”  qendër banketesh dhe konferencash, ku ushtroj aktivitetin kryesor. Me pas në vitin 2014 bleva kanalin televiziv , ACTV  Televizioni i Komunitetit Shqiptar dhe pak muaj më vonë bleva Wold Wide Travel Agency.

Gjatë kësaj periudhe jam munduar të ndihmoj njerëzit në nevojë këtu në komunitet por  dhe në Shqipëri. Një nga ngjarjet që unë do jem krenar përgjithmonë është sponsorizimi i 100 vjetorit të Pavarësisë falas për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje, ku me punën e madhe të intelektualëve dhe të grupit të punës u arrit një pjesmarrje gjithëpërfshirëse me mbi 1300 veta. Për mua nuk ka rëndësi se sa ishte shpenzimi, rëndësi ishte që arrita të kënaq të gjithë ata shqiptarë dhe amerikane që erdhën të festojmë së bashku. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 60 Amerikanë, përfaqësues të zyrës se Senatorit Carl Levin, Senatorit Gery  Pitter, Kongreswomen Candis Miller, Kongresman Sander Levin, përfaqësues të Macomb County, etj.

Në atë darkë morëm mirënjohje nga zyrat e senatorëve dhe të kongresman-ëve dhe ishte një mrekulli që të gjithë darkonin me ne dhe  uronin 100 vjetorin e Pavarësisë.

Ky eshte ne menyre te permbledhur aktiviteti i biznesit tim ne Amerike, per te cilin Ambasadorja shqiptare ne Washington nuk e kurseu mllefin e akuzave dhe denigrimeve.

Mos ardhja e znj. Ambasadore në Imperial House, vetëm se është bisnes Shqiptar, është e pafalshme, por më e pafalshme është kur ajo anullohet nga njerëz pa personalitet në komunitet dhe që janë turpi i ketij komuniteti.

Ambasadorja me akuzon se kam probleme me ligjin. Jo zonjë, Je e gabuar! Ushtrimi i kontrollit në biznes është  e drejtë dhe detyrë e organeve përkatëse dhe në rastet kur kontrollet e shtetit të nxjerrin fajtor, të fusin  në burg ose të konfiskojnë pasurinë. Mua as njëra nuk më ka ndodhur  dhe nuk kam asnjë record kriminal, siç pretendoni ju.

Faber ben searchNe komunikuam se bashku në telefon me datë 18 Tetor dhe me duket se jua dhashë përgjigjen.  Me keq ardhje, por  i detyruar ta përsëris edhe njëherë, është e pafalshme për ju që të mos vinit në takim që e kishit kërkuar vetë. Unë kam qënë në zyrën e z. Beleshi  kur  në orën 8:17 të darkës kur ju keni kërkuar që të bëhet ndryshimi i vendit të takimit nga Imperial House në një vend tjetër.  Mbasi z.Beleshi u shpjegoi se kush ishte Imperial House, ju jo se  nuk e dinit, ose nuk e kuptonit, por ata që ishin me ju bënin të luanit rolin e të paditurit dhe ishit nën efektin e darkës së vonshme.  Z. Beleshi ju tha që ta anullojmë dhe ju u pergjigjet në asnjë mënyrë.  Me pas z. Beleshi ju pyeti ku dëshironi t’ju pres tek zyra ime apo tek Imperiali dhe ju i konfirmuat Imperialin në ora 10:30. Mbas këtij dakortësimi u ndamë me bindjen e plotë se do shiheshim në orën që caktuat vetë. Eshtë e turpshme që një diplomate të veprojë keshtu me vëllezërit e vet. Znj, Ambasadore, Ju shkuat ne dreken e gabuar!

Si bir i Dukagjinit do kisha dëshirë të thoja shumë gjëra për ju por po e lë me kaq per hir te funksionit qe mbani.

Uroj  të kesh kurajo që  të kërkosh falje publike.

NDUE FTONI
Biznesmen

Michigan 10/28/2015

Kronika e Plote ACTV-Ambasadorja Faber from www.albdreams.net on Vimeo.


  • 0

Ambasadorja shqiptare në SHBA-Perçan shqiptaret e Michiganit

Category : Komuniteti

Prof Teodor Kareco

Prof. Dr. Teodor Kareco

Per diten e diel, me 18 tetor 2015, morra nje ftese me telefon se ne ora 11 do tezhvillohej nje takim me Ambasadoren e Shqiperise ne Washingtom zonjen Floreta Faber.

Per shkak te kushteve shendetesore ne familje, te moshes, marr pjese shume ralle ne keto takime. Por meqe vinte nje ambasadore nga Shqiperia, per me teper femer dhe, kishte kerkuar takim me disa intelektuale dhe perfaqesues te shoqatave, bera perpjekje maksimale per te qene ne takim.

U befasova shume kur, pas mbi gjysem ore pritje u njoftuam se ambasadorja nuk do te vinte. Nuk kish ofendim me te madh per mua me rreth 8 dekada ne kuriz. Jo me pak e dhimbeshme ishte ofendimi qe ju be pjesemarresve ne takim, ku perfshiheshin edhe ish drejtues te rendesishem te Partise Socialiste.

Nga sqarimet e hollesishme te bera nga organizuesit e festetes, del qarte se zonja Floreta pasi kishte kerkuar takimin. Duke qene diten e premte ne mbremje dhe diten e shtune ne Michigan, nen ndikimin e grupeve percarese dhe per me teper me nivel medioker ne komunitet, diten e diel 2-3 ore para takimit e anulon ate. Ajo, per t’u justifikuar edhe me socialistet qe jetojne ne Michigan, genjen ne menyre krejt te paturpeshme se nuk ka lene takim. Fakti eshte se ajo e ka kerkuar e miratuar takimin, por nenpresionin e grupimeve te caktuara eshte terhequr ne momentin e fundit, duke pretenduar per takime te tjera.

Une kam lexuar diskutimet ne telefon midis zonjes ambasadore dhe perfaqesuesit te shqiptareve te Michiganit zotit Dede Beleshi. (Ky zoteri vite me pare ka organizuar ardhjen e Presidentit Moisiu ne Michigan). Ja disa reshta prej tyre:

Dede Beleshi, ne ora 9 am : “Une u mundova te bej sipas kerkeses suaj ate qe eshte me e mira per nje perfaqesuese te shtetit me diasporen, pa patur asnje interes, duke menduar se ka ardhur nje person e cila do punoje per krijimin e urave lidhese mes kesaj diaspore e shtetit ame, duke menduar se sot eshte koha e inteligjences e njerez te inkuadruar ne kete shtet dhe kane lidhje dhe energji per te ndihmuar ceshtjen shqiptare, mendoj se ka perenduar koha e konsujve te turpit dhe e ngaterrestareve dhe e njerezve injorant me kater klase shkolle, te cilet kane marre peng dhe future ne rruge te gabuar disa nga perfaqesuesit e ambasadave per tu dhene dekorata false qe nuk kane asnje lidhje me veprimtarine e personit. Per korektese ju njoftoj se une ne ora 11:00 do jem ne takim me njerezit qe do mblidhen…(meqe ambasadorja pretendon se nuk ka marre adrese, zoti Dede Vazhdon…adresen e dine shume mire te gjithe ata qe jane me ju. Nuk duhet qe njerez injorante te mbushin me urrejtje ndaj bizneseve shqipatere.

Ne oren 11:50, dmth rreth nje ore pas takimit te supozuar me intelektualet, zonja ambasadore me paturpesine me te madhe, ne vazhdim te genjeshtrave te tjera ne telefon i shkruan Dede Beleshit se ka nje takim tjeter ne ora 12:30.

Dede Beleshi pergjigjet: Z. Floreta ky takim ka qene i kerkuar nga ju, pjesemarrjen dhe diskutimet e bera ne kete takim uroj te keni mundesi ta shikoni ne mediat online, uroj te sherbej per nje pune me te mire ne te ardhmen me komunitetin, uroj te shkosh aty ku meson, jo me njerez qe duan te percajne.

Nuk dua ta lodh lexuesin me mediokritetin, mungesen e sinqeritetit, veprimet percarese te nje zonje qe fatkeqesisht eshte ulur ne kariken e Ambasadorit te Shqiperise ne Washington.

Pyetja ime e pare, njekohesisht dhe shqetesimi im eshte se pse vihen keta njerez te paafte si ambasadore te Shqiperise ketu ne Amerike? Kjo ndodh kur ketu ka qene Konica, nje kapacitet i paarritur. Per me teper pse nuk vendoset nje diplomat kariere qe di te sillet me shtetin ku eshte akredituar dhe me shtetesit shqiptare qe jetojne aty. E pashe jeteshkrimin e saj: diplome per qarkullim mallrash, pra per te drejtuar nje apo disa dyqane, disa kulifikime sit e atyre qe i thoshim dikur Kiu-fiu, asgje per diplomaci. Kaq i varfer eshte vendi yne me diplomate sa te vihen kamikaze e Edi Rames nje person qe nuk kane asnje skrupull e njerezillek, pa le te kryeje detyra te shumefishte me natyre kombetare. Injorancen dhe mediokritetin e saj po e vertetoj keto dy-tre dite kur jam ne pritjen e pa shprese qe zonja ti pergjigjet kerkesave te mia per disa sqarime, per te qene I bindur. Kerkoja te sqarohesha direct para se te beja shkrimin. E shoh qe kerkesa e bere ne mbledhjen pa te, kerkesa me shkrim ne webin e Ambasades dy here ku I kerkoja te terhiqej nga posti I pamerrituar sepse I shkakton dem popullit qe ajo perfaqeson – ka rene ne vesh te shurdher. Ashtu sikunder vepron Tahiri, Gjikola e kompani, ata bejne te tyren, sjkelin me kembe cdo parim e detyrim ligjor.

Thirje: ju lutemi shtetare shqiptare emeroni ne vende prestigjioze njeres te afte ne radhe te pare, njerez korekte, atdhedashes, njeres qe te mbartin ne praktike idene e bashkimit.

Zonja Floreta, me veprimet dhe mosveprimet e saj ka shtyre me tej urat e ndarrjes midis shqiptareve ne Michigan. Ajo ka pergjegjesi te madhe per kete.

Gjykoj se shteti shqiptar do te nduhet te ndikoje, megjithe veshtiresite e njohura, te risi integritetin e ambasadoreve dhe diplomateve tane ne bote. Para dy tre vjetesh kam qene deshmimtar I integritetit per toke te ambasadorit tone Galanxhi. Sa pa nje qe quhet konsull, nuk di per cfare aresye, ketu ne Michigan ngrihet ta takoje. Konsulli qe eshte nje gjysem injorant me para per ta poshteruar ambasadorin bente sikur diskutonte me nje tjeter. Ambasador Galanxhiu si varfanjak qendroi per mbi 10 minuta ne pozicionin gatitu per te pritur sa ti jepte doren gjysem analfabeti konsull.

I njejti fenomen duket se ndodhi edhe me zonjen Floreta, dikush I pagoi transportin, hotelin, ushqimin. Ajo me fanatizem dhe pa skrupull per ato pak para qe nxoren nga xhepi per interest e tyre, ju bindet ne luften percarese qe ata bejne midis grupimeve te caktuara, vecanerisht kundrejt bizneseve. Megjithese jam larg ketyre situate verejta se me rastin e festimit te 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise kjo lufte u be me e eger nga personat qe jane prane Kishes Katolike te Shen Palit, vecanerisht kunder biznesit dhe njerezve qe I qendrojne afer Ndue Ftonit dhe restorantit te tij mikprites Imperial House. Xhelozia dhe lufta arriti kulmin ku Ndu Ftoni me ate rast ftoi falas e me ushqim te bollshem e argetim rreth 1500 shqiptare.

Mua me ka lindur edhe nje pikepyetje tjeter: Pse duhej qe Ambasadorja e Shqiperise ne Washington te shoqeronte ish e ster-ish kongresmenin Dioguardi me qe ky kishte datelindjen. Dihet ndihmesa qe ai dha per njohjen e ceshtjes se Kosoves. Pse nuk e shoqeroi ambasadori i Kosoves? Kjo eshte nje pikepyetje e madhe e papergjigje. Sa shoh qeveria e Kosoves nuk gjykon se duhet bere ky nderim.

Po ne shqiptaret e Shqiperise pse duhet ta bejme, ai nuk ka dhene asnje ndihmese per vendin tone. Edhe kur u perpoq disa vite me pare ne nje takim ne Hotel Marriott te shpegonte problemet shqiptare, u detyrua nga te ftuarit ta mbyllte mbledhjen per disinformimet qe beri per Shqiperine. Nga ana tjeter, pse takimi duhej bere ne nje institucion fetar katolik, kur shqiptaret e kosovaret jane shumice myslimane dhe si rregull nuk e frekuentojne ate institucion. Ketu mban pak ere ndasi fetare. Gjithsesi une mendoj se me shume, te pakten ne Michigan qe kam njohje me te mira, shkaku I ndarrjes nuk eshte prania e feve te ndryshme qe ne pergjithesi njerezit jane me te bashkuar e respektojne njeri tjetrin sesa eshte ndarrja dhe konkurenca e demeshme ne fushen e biznesit. Kjo I sjell me shume dem bashkimit te komunitetit. Eshte kjo aresyeja se pse ambasadoret e afte, nuk them per keta mediokrit, duhet te jene me te vemendshem.

Gjykoj se Ministri I Jashtem, ne vend qe te mbushi sitet e ambasades se Shqiperise me fotografi me bemat e tij, te vere rregull ne aktivitetet e ambasadoreve. Mendimi im qe nese nje ambassador leviz ne shtete te ndryshme te Amerikes axhenda te caktohet jo nga parrallinj pa shkolle, por nga nje grupim perfaqesuesish te komunitetit. Ne kete faze, puna e ambasadorit te Shqiperise duhet perqendruar ne radhe te pare ne perpjekjet per bashkimin e shqiptareve te amerikes qe at ate behen nje factor me rendesi ne ndihme prane qeverise amerikane dhe kongresit per problemet qe e afrojne Shqiperine me Europen.

Dr. Teodor Kareco

Troy, MI, 24-10-2015


  • 0

Abmasadorja Floreta Faber injoron shoqatat, studentet dhe intelektualet

Category : Komuniteti

AACEE Deklarata per shtypAACEE

(American Albanian Cultural and Economic Exchange)
Shoqata Amerikano-Shqiptare
për Shkëmbimet Kulturore dhe Ekonomike
2005 15 Mile Rd
Sterling Heights, MI. 48310
www.aacee.org

Datë: 21 Tetor, 2015

 Deklarate Shtypi
(Press Release)

Njoftojmë publikun, mediat dhe institucionet Shqiptare se ditën e diel në datën 18 Tetor, 2015 në ambjentet e Imperial House[1] në shtetin e Michiganit, ishte planifikuar të zhvillohej një takim i ambasadores Shqiptare në Amerikë Znj. Floreta Faber me përfaqësues shoqatash, intelektualë dhe studentë në Michigan. Ky takim kishte si qëllim njohjen, bashkëbisedimin dhe shkëmbimin e opinioneve.

Dëshirojmë t’ju sqarojmë se takimi ishte kërkuar nga ambasadorja Faber, nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve të shkëmbyera me Kryetarin e AACEE dhe përfaqësuesin e  Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në Michigan. Që prej ditës së enjte datë 15 Tetor, 2015, Ambasadorja Faber kishte kërkuar  të takohej me një grup studentësh aktivistë të fondacionit të bursave “Gjergj Kastrioti”, shoqatat shqiptare, intelektualë dhe aktivistë të tjerë.

Megjithë komunikimin dhe dakortësimin e saj për të marrë pjesë në këtë takim duke caktuar dhe orarin dhe adresën e qëndrës ku do të zhvillohej aktiviteti,  çuditërisht në mënyrë krejtësisht të paspjegueshme ambasadorja Faber nuk u paraqit, dhe për më keq u mjaftua duke dërguar vetëm tre orë para orarit te paracaktuar një mesazh (txt/sms) të anullimit të takimit.

Në lidhje me këtë nënvleftësim të ambasadores Faber, pjesmarrësit në këtë takim, me indinjatë dhe shqetësim konstatojnë se ambasadorja e re  shqiptare në  Washington  fatkeqësisht është treguar  e papërgjegjshme duke injoruar  komunitetin e organizatave dhe bizneseve Shqiptare këtu në Michigan.

Si pasojë e këtij veprimi të ambasadores, gjatë këtij takimi u shfaqën reagime publike nga  pjesmarrësit e zhgënjyer nga mungesa e saj.  Mospjesmarrja e ambasadores konsiderohet si një incident i panevojshëm dhe shpreh paaftësinë e saj për t’u ngritur në lartësinë e detyrës si përfaqësuese e lartë e shtetit shqiptar në Amerikë.  Ajo që e bën akoma dhe më të rëndë këtë incident, është fakti që ambasadorja gjatë dy ditëve të vizitës në Michigan është shoqëruar dhe orientuar nga individë të papërshtatshëm. Është e rëndë për një zyrtar të shtetit që të injorojë intelektualët dhe studentët, të cilët përfaqësojnë energjitë më positive të diasporës, duke u fshehur prapa procedurave dhe axhendave burokratike. Shqiptarët e diasporës janë shumë të vëmëndshëm ndaj veprimeve të stafit diplomatik në Washington, duke filluar që nga kredencialet profesionale që ata përfaqësojnë, e deri tek sjelljet e tyre gjatë gjithë aktivitetit diplomatik.

Pritshmëria e intelektualëve dhe e studentëve është që zyrtarët shqiptarë të adoptojnë modelin e shërbimit të vendit ku ata shërbejnë, dhe të mos sjellin në Amerikë modelin e përfshirjes në axhendën zyrtare të personave te papershtatshem, të cilët perpara se të shoqërojne ambasadoren duhet të sqarojnë përpara komunitetit problemet e tyre personale[2].

Pavarësisht këtij incidenti intelektualët, studentët dhe grupi i shoqatave që morën pjesë në këtë takim shpresojnë që incidente të tilla, dhe një nivel kaq i dobët përfaqësimi të mos përsëriten më.

Regimet individuale të të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim do të bëhen publike nëpërmjet mediave lokale vizive dhe elektronike.

Komuniteti  shqiptar në Michigan është krenar për brezin e studentëve, intelektualëve dhe  profesionistëve të rinj, të cilët e mbajnë te gjallë dashurinë e madhe për Shqipërinë, dhe për pasojë dëshirojnë që ta shohim ate sa më dinjitoze dhe të mirëpërfaqësuar.
Michigan, 21/10/2015

[1] Imperial House është një qendër konferencash, banketesh, aktivitetesh kombëtare dhe kulturore me pronarë shqiptar që ka vënë  biznesin e vet në shërbim të cështjes shqiptare.

[2] Probleme te mos respektimit te ligjit ne Amerike.

Kronika e Plote ACTV-Ambasadorja Faber from www.albdreams.net on Vimeo.


  • 0

Programet ACTV Live

Category : Komuniteti

Televizioni ACTV (Televizioni i Komunitetit Shqiptar ne Michigan) ne bashkepunim me revisten DEBATI ju ofron mundesine per te ndjekur Live programet televizive te ACTV.

Me poshte mund te ndiqni programet tona me te fundit.

JU LUTEMI NDIQNI HAPAT E MEPOSHTEME!

Per te pare Televizionin e Komunitetit Shqiptar ne Michigan ACTV live, eshte me e lehte nese perdorni browser-in MOZILLA.

Ne vazhdim:

1.Shkarkoni (beni download) programin Media Player-VLC ne linkun e meposhtem:
http://www.videolan.org/vlc/index.html

2. Instaloni programin VLC Player

3. Pas instalimit te programit VLC Player, hapni browser-in Mozilla dhe rikthehuni ne faqen e Debatit www.debati.us duke klikuar botonin ACTV MICHIGAN LIVE ne menune kryesore.
4. Ne vazhdim klikoni mbi dritaren e videos (player-it) me te djathten per te lejuar VLC Plugin.
5. Perzgjidhni ne menune ne vazhdim opsionin “Run this plug-in”

Shikim te kendshem!


  • 0

McLaren Health Plan dhe McLaren Medical Group

Category : Partneret

McLaren-Logo-Small-300x97Dy nga emrat më të besuar në industrinë e kujdesit shëndetësor, McLaren Health Plan dhe McLaren Medical Group, në bashkëpunim me shoqaten AACEE (Shoqata Shqiptaro-Amerikane per Shkembime Ekonomike dhe Kulturore) paraqesin ekskluzivisht ne komunitetin shqiptar te Michiganit plane te ndryshme dhe te favorshme te sigurimit dhe kujdesit shendetesor.

McLaren Medical Group ka më shumë se 80 qendra te kujdesit primar dhe atij te specializuar te vendosura ne te gjithe zonen metropolitane, zone te cilen e mbulojne me sherbim mjeksor 11 spitalet kryesore te kompanise McLaren Medical Group.

McLaren-Health-Plan-400x280McLaren Medical Group ka te punesuar me dhjetra mjeke te kujdesit shendetesor parësor dhe atij te specializuar, në mesin e te cileve edhe mjekë shqipfolës, për të siguruar nje sherbim mjeksor sa me te mire, si dhe nje mbulim me siguracion perkates në të gjitha fazat e jetës, si dhe për të siguruar një vazhdimësi te sherbimit, duke e bere me te thjeshte perpjekjen e gjithsecilit per te qendruar vazhdimisht te shendetshem.

TOP REASONS TO CHOSE McLAREN

  • Dr-Ylli-Alla-961x1024More than 34,000 physicians, 97 hospitals and ancillary providers
  • McLaren Health Care is the 7th largest employer in the State of Michigan
  • NCQA accredited for Commercial HMO/POS Combined Product
  • Welcome calls to all new members to promote a positive transition to MHP
  • Nurse Help Desk to answer your medical questions and a Health Care Coach available for individual support Mailings and personal calls to remind members of preventive screenings and checkups
  • Recognized nationally by Modern Health care magazine as one of the Best Places to Work in Health care in 2010, 2011, and 2012, the only Michigan health plan to achieve this honor.

McLaren Health Plan and McLaren Medical Group


  • 0

Feste e madhe tek Ftoni!

Category : Uncategorized

Pa zhgenjyer askend dhe ashtu sic e ka tashme tradite Ftoni-Imerial House organizoi perseri nje festim dinjitoz kushtuar 101 Vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Me nje pjesmarrje te plote, dhe per nje festim te dyfishte te Festes se Pavaresise se Shqiperise si edhe te Festes se Falenderimeve, Imerial House mblodhi diten e enjte me date 28 Nentor 2013, miq dhe te ftuar, te rinj, intelektuale, patriote nga Ohio, miq te ardhur nga Shqiperia, artiste, kengetare, kercimtare te valleve popullore, por edhe te vallezimeve moderne, ne nje atmosfere shperthyese festive me me shume se 600 pjesmarres dhe nen transmetimin mediatik te shume prej mediave te interesuara.
Si edhe heret e tjera festimi ishte masiv, popullor, i hapur pa patur ndonje tavoline nderi apo individ qe e kerkon nderin tek titujt honorifik, ose tek karrigia ne tribunen e nderit.
Festimi kaloi me shume sukses dhe ne menyren me paqesore te mundshme. Permes ushqimit te bollshem dhe cilesor, te pijeve te shumellojshme dhe te palimituara, bashkeatdhetare dhe patriote nga te gjitha trevat Shqiptare uruan njeri-tjetrin per fillimin e shekullit te ri te pavaresise se Shqiperise.


  • 0

Revista “The Truth” se shpejti ne Diaspore

Category : Uncategorized

The-Truth-781x1024Njoftohemi se po punohet intensivisht qe se shpejti te inagurohet dhe publikohet ne Diaspore revista “The Truth / E Verteta”. Kjo reviste mujore bashkekohore e Diaspores do te publikohet nen kujdesin e nje grupi studentesh dhe intelektualesh te rinj, ku do te gjejne pasqyrim nje game e gjere tematikash dhe zhvillimesh. Revista do te publikohet ne te dyja gjuhet: Shqip, dhe Anglisht, si dhe do te kete ne stafin dhe bordin e saj pervec Te Rinjve Shqiptare, edhe miq te shumte Amerikane te lidhur ngushtesisht me Diasporen Shqiptare. Stafi i projektit te kesaj reviste deshiron te beje publike nje prej drafteve te shumte te faqes se pare te kesaj reviste, si dhe ben me dije se inagurimi do te organizohet se shpejti ne nje darke koktej me pranine e autoreve, mediave, dhe faktoreve te tjere me influence ne Diaspore dhe me gjere.
Njoftohemi gjithashtu se kjo reviste deri tani eshte e mbeshtetur dhe e financuar fuqishem nga individe dhe biznese te njohura ne Diaspore.
Njeri prej biznesmeneve financues te ketij projekti, i cili per momentin deshiron te mbetet anonim, u shpreh: “Mbeshtesim dhe financojme talentin e Rinise dhe Intelektualeve Shqiptar, per te sjelle ne faqet e kesaj reviste: bukurite, arritjet, zhvillimet, talentin dhe dinamiken Shqiptare kudo ku ajo konturohet, ne atdhe apo diaspore”

Stafi yne i Faqes Debati i uron Revistes “The Truth” suksese ne rrugen e artit grafik dixhital dhe publicistikes!


  • 0

Takim me Kongresmenin Sandy Levin

Category : Komuniteti

Kongresmeni-Sander-Levin-dhe-Kryetari-AACEE-Dede-Beleshi-300x225Te pranishem ne nje aktivitet te organizuar per perkrahjen dhe sponsorizimin e fushates elektorale per rizgjedhjen e Komisionerit te Macomb County Z. Robert Mijac, Kryetari i shoqates AACEE Z. Dede Beleshi dhe antari i bordit te shoqates AACEE dhe biznesmeni i njohur Z. Ndue Ftoni, paten edhe nje takim miqsor me Kongresmenin Z. Sandy Levin.

Z. Rober Mijac eshte aktualisht ne pozicionin e Kryekomisionerit te Macomb County, dhe po parapergatitet per fushaten e rizgjedhjes si komisioner per nje mandat te ri. Vlen te theksohet fakti qe Z. Robert Mijac eshte gjithashtu edhe antar aktiv i bordit te shoqates AACEE (Amerikan Albanian Cultural and Economic Exchange – www.aacee.org), shoqate ne te cilen Z. Mijac ka luajtur dhe po luan nje rol shume te vecante ne ndihme te bashkepunimit ndermjet komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe administrates ekzekutive te Macomb County.  Fryt i punes se palodhur te Z. Mijac si antar i bordit te AACEE dhe njekohesisht Kryekomisioner i Macomb County, eshte edhe firmosja se shpejti dhe finalizimi ceremonial i projetit te shoqates AACEE te binjakezimit midis Macomb County dhe Shqiperise.

Ne kete aktivitet do te kishte nje rendesi shume te vecante takimi dhe biseda miqsore e perfaqesuesve te AACEE dhe Kongresmenit Sandy Levin, i cili eshte nje mik i hershem dhe shume i nderuar dhe i respektuar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan te Michiganit.  Biseda e zhvilluar preku nje game te gjere ceshtjesh politike, ekonomike dhe kulturore, por ajo qe vlen te theksohet ishte gatishmeria e Kongresmenit Levin per te ndihmuar ne promovimin dhe finalizimin e projetit te binjakezimit Shqiperi-Macomb County Michigan.

Perfaqesuesit e bordit et shoqates AACEE paten gjithashtu takime dhe shkembime idesh dhe mendimesh me Senatorin e Shtetit te Michiganit per Distriktin Nr.9, Z. Steven Bieda, i cili gjithashtu shprehu hapur interesin dhe gatishmerine per te bashkepunuar ngushtesisht me shoqaten AACEE dhe bordin e saj, si dhe shprehu vleresimet e tij maksimale per misionin, punen dhe projektet e shoqates AACEE dhe komunitetit Shqiptar te Michiganit ne pergjithesi. I pranishem ne keto takime ishte edhe antari tjeter i Bordit te Shoqates AACEE Z. John Johnson, i cili eshte njekohesisht edhe Kryetari i Macomb County Business Alliance.


  • 0

Festimi i 100-Vjetorit ne Imperial House

Category : Uncategorized

“THE IMPERIAL HOUSE” SHTEPIA ME TOKE SHQIPTARE ME 28 NENTOR 2012 Ora 6:00 PM ORGANIZON MBREMJEN KULMORE TE FESTIMIT TE 100 VJETORIT TE PAVARESISE.

Ne perkujtim te kesaj ngjarje madhore e historike te popullit shqiptar dhe e paperseritshme, dita qe perkujton ngritjen e flamurit te Gjergj Kastriotit ne kalane e Krujes dhe 28 nentorin e vitit 1912 me ngritjen e flamurit me shkaben dy krenare ne Sheshin e Vlores nga 40 firmetare me ne krye Ismail Qemalin, duke shenuar shpalljen e Pavaresise dhe krijimin e shtetit shqiptar, ne shtepine e kremtimeve shqiptare me pronar shqiptarin patriot dhe humanist z. Ndue Ftoni organizohet kjo mbremje jubilare, si bashkimi me i madh i shqiptareve ne Amerike.

Me deshiren dhe vullnetin e tij z. Ndue Ftoni e sponsorizon kete darke gradis me shumellojshmeri asortimentesh dhe pijesh si ne menyne e nje dasme te shenjte. Kapaciteti i salles nje mije vende.

Ne kete darke do te kete nje program artistik i ndare ne dy pjese.

Ne pjesen e pare do te jete rrugetimi i flamurit kombetar me nje grup femijesh, te rinjsh dhe te rriturish, te veshur me kostume kombetare, si ne nje Shqiperi Etnike e Natyrale. Jane parashikuar 5-6 pershendetje per flamurin me nga 1-2 minuta nga veprimtare te diaspores nga te gjitha trevat. Do te pershendesin edhe disa autoritete te larta amerikane</strong>

Me kete rast jane te lutur individe apo prinder qe deshirojne te manifestojne vlerat e tyre tradicionale, apo  per femijet e tyre qe duan te marrin pjese me kostume kombetare nga te gjitha krahinat te njoftojne ne “Imperial House”, per ti perfshire ne programin e kesaj nate te madhe.

Fjalen e rastit do ta mbaje Z. Eduart Aliko

Ne pjesen e dyte te programit do te kete argetim muzikor me tematike per 100 vjetorin, vallezim ne cift dhe interpretime artistike e humoristike.

Per ta pasuruar kete aktivitet bejme me dije per secilin kengetar, muzikant apo interpretues te njoftojne pjesmarrjen e tyre dhe materialin qe duan te luajne ne menyre qe te perfshihen ne libretin e kesaj ngjarje. Kalofshim gezuar!

Per sqarime te hollesishme kontaktoni pronarin Ndue Ftoni


  • 0

Komisionet e Varesise dhe 100-Vjetori i Pavaresise

Category : Komuniteti

Polifoto2-300x199Te pavarurit nga shoqatat dhe nga paria e komunitetit u mblodhen me daten 25 Maj 2012 ne Imperial House si te barabarte dhe te lire nen nje atmosfere te kendshme koktej te organizuar nga stafi mikprites i Imperial House per te konkretizuar me tej programin e organizimit te sezonit te festimeve kushtuar 100-Vjetorit te Pavaresise. Sipas tradites, mireseardhjen e uroi pronari i Imperial House z. Ndue Ftoni, i cili me bujaraine dhe perkushtimin e tij personal, ju uroi te gjithe te pranishmeve mireseardhjen, si dhe beri edhe deklaraten me te guximshme qe nje pronar biznesi mund te beje ne momentet aktuale duke thene se “Imperial House do te jete ne dispozicion te sezonit te festimeve te 100-Vjetorit falas dhe ne cdo kohe.”
Moderatori i mbremjes Z. Eduart Aliko rikonfirmoi edhe njehere disa nga pikat parimore mbi te cilat duhet te organizohet ky sezon festimesh, i cili u deklarua i hapur. Ai theksoi se ky jubile i madh i arritjeve dhe sakrificave duhet te shnderohet ne nje festim popullor pa tutelen dhe diktatin e nje individi apo te nje grupi individesh. Gjate ketij sezoni festimesh duhet te zbehen dhe mundesisht te zhduken vijat ndarese te cfardo lloji qofshin. Cdo konceptim sipas perkatesise fetare do te quhet i gabuar dhe percares. Cdo konceptim sipas zonave dhe krahinave do ti sherbente akoma me teper percarjes. Cdo copetim sipas shoqatave do ta segmentonte komunitetin mbi baze qellimesh, programesh, krahinash, traditash kulturore dhe folklorike, si dhe do te shtonin akoma me teper dozat e ndarjes. Gjithashtu Z. Aliko theksoi integrimin e grupmoshave te ndryshme dhe vecanerisht rinise dhe studenteve duke ju krijuar te gjitha mundesite si dhe duke ju vene ne dispozicion burimet e nevojshme materiale. U miratua njezeri procedura e miratimit te ideve, projekteve dhe aktiviteteve, procedure e cila do te bazohet mbi bazen e konsensusit te gjere te komisionit te madh organizativ.
Ne fjalen e tij te urte dhe te mencur Famullitari i Kishes Katolike “Zonja Pajtore” Dom Ndue Gjergji theksoi domosdoshmerine e bashkimit dhe mirekuptimit mes te gjithe faktoreve dhe aktoreve te Komunitetit. Nderkohe, Famullitari i Kishes se “Shen Palit”, i cili ka qene i ftuar, nuk ka marre pjese per arsye te paspjeguara nga ana e tij deri tani. Imami i Qendres Islamike Shuaip Gerguri, per arsye te preokupimeve te paracaktuara fetare dhe institucionale nuk pati mundesi kesaj here te merrte pjese po i siguroi organizatoret se ai dhe institucioni i tij do te jene pjese aktive e sezonit te festimeve. Bektashinjte dhe Teqea u perfaqesuan nga disa antare aktive te ketij komuniteti.
Nen tingujt dhe argetimin e muzikes te pranishmit folen hapur dhe lirshem vecanerisht rreth rrezikut te percarjes qe ka filluar te mbillet nga individe te caktuar ne Komunitetin Shqiptar te Michiganit.
Vecanerisht me tone te larta dhe pozitive ishin diskutimet e bera nga Z. Kujtim Qafa, Z. Sako Satka si dhe Z. Luigj Gjokaj, te cilet shprehen perkrahjen dhe predispozicionin e tyre per te qene pjese aktive e cdo aktiviteti dhe grupimi patriotik per festimet e 100-Vjetorit.
Vlen te theksohet prania e shume artisteve dhe njerezve te artit te cilet shprehen indinjaten e tyre per mentalitetin dhe menyren e organizimit te festime ne komunitet deri tani. Ata me shume te drejte kerkuan me shume vemendje perfshirjen dhe degjimin e fjales se tyre profesionale, vecanerisht ne organizime te tilla si sezoni festiv i 100-Vjetorit te Pavaresise.
Mediat me serioze te komunitetit ishin te pranisheme dhe e ndoqen nga afer aktivitetin, si dhe pergatiten kronikat e tyre respektive.
Ne antiteze te plote me te gjitha parimet e grupit organizator te mbledhur ne Imperial House u zhvillua takimi i gjysmes tjeter te komunitetit ne Qendren Kulturore Ballkanike. Le te analizojme disa nga parimet e ketij grupimi:
Tryeza8-300x199Ne vend te parimit te barazize dominoi parimi i hierarkise. Ne krye te sofres Bektashiu Konsull, Z. Bardha, pastaj me rradhe Famullitaret, Kleriket, Kryetaret dhe Sekretaret e Shoqatave duke kaluar deri tek niveli i rojeve dhe shoferave te parise.
Ne vend te parimit te organizimit te nje feste popullore, dominoi parimi i festimit te udheheqjes se larte te komunitetit dhe se po qe se populli deshiron te gezoje, ai do te lejohet vetem me urdher nga lart. E thene me shkoqur do te festohet sipas parimit “Populli ne kembe, Paria ne Balle!”
Ne vend te parimit integrues dhe gjitheperfshires, dominonte parimi i ftesave vetem per ata qe i bejne levdata Konsullit te Nderit. Ata qe e lene pa gjume Konsullin, kryesisht mediat e komunitetit, jane shpallur armiq te parise. Kjo u shpreh si gjithmone ne fjalen programatike te hapjes se Konsullit, i cili njelloj si merhumi shoku Enver dikur, i cili edhe kur fliste per festivalet folklorike, deshironte ta fillonte fjalimin me luften kunder armiqve te brendshem dhe te jashtem dhe rezikshmerine qe do ti sillnin ata partise.
Gjithashtu ne kete tryeze, ne vend te parimit te bashkimit te cdo shqiptari te thjeshte, dominon parimi i bashkimit ne tryeze te kryetareve te shoqatave, te cilat ne masen 90% kane vetem Kryetaret, dhe Sekretaret dhe do te quheshin shoqata shume te organizuara ne rast se do te kishin edhe 2-3 antare kryesie. Per antare te thjeshte as qe behet fjale fare. Tipike per kete eshte shoqata Kosova. Deri tani ka ne perberje 4-5 veta dhe qe te gjithe prezantohen si kryetare te shoqates. Lere pastaj te kerkosh qe kjo shoqate te jete e regjistruar zyrtarisht ne shtetin e Michiganit. Shoqata vetem me kryetare ne te gjithe boten gjen vetem ne komunitetin tone te Michiganit. Cdo njeri normal mund te pyese: Po ku jane antaret e ketyre shoqatave? Ne fakt te gjithe antaret e thjeshte te ketyre shoqatave ishin te ftuar dhe morren pjese ne Imperial House, atje ku koncepti eshte per nje festim popullor, masiv, te hapur, te barabarte me ose pa pranine e udheheqjes kjo nuk ka fare rendesi.
Ne vazhdim, ne samitin e Qendres Ballkanike gjithashtu konsesusi eshte zevendesuar me diktatin e Konsullit. Ne vend te bashkimit pa dallim fetar nga kjo tryeze i behet thirrje komunitetit te bashkohet ose ne Kishen e Shen Palit, ose ne oborrin e Konsullit te Nderit, oborr i cili konsiderohet edhe si Teqe Bektashiane, edhe si Konsullate.
Valle-300x199Po qe se i pyet keta baballare te komunitetit se ku jane studentet? Ku eshte rinia? Ku jane grate dhe femrat e komunitetit? Ku jane njerezit e thjeshte qe si durojne dot shoqatat, dhe qe s’ju ka shkuar ne mendje te krijojne shoqata ketu ne emigracion? Besoj pergjigja qe do marrin eshte: Le te mbushin sallat dhe te paguajne biletat.
Per ta mbyllur pershkrimin e te ashtuquajturit samiti i Qendres Ballkanike, do te sillnim ne vemendjen e lexuesve tane nje episod humori me Vlonjatet, te cilet per hir te se vertetes meritojne shume vleresime per shpalljen e pavaresine, per te cilen po debatojme dhe grindemi kaq shume. Per me teper me kete episod humori mund ti perfshijme te gjitha keto qe thame me larte per Komisionin Bardha. ”Do te festohej nje nga pervjetoret e pavaresise ne Vlore ne kohen e komunizmit. Nje Vlonjat, hero i popullit dhe i partise, dhe kuadro i larte i partise, inspektoi pergatitjet e festimeve ne sheshin e Flamurit dhe i beri nje verrejtje kryeorganizatorit ne lidhje me tribunen duke i thene: Si shume te vogel e keni bere kete tribunen or shoku organizator i komitetit te partise! Kjo nuk merr as 500-600 veta. Ku do te qendroje gjithe kjo Vlore me 28 Nentor? Inspektori ju pergjigj: Po shumica e popullit do te rrine perballe tribunes ne shesh. Vlonjati ju pergjigj: Ore zgjeroni tribunen te marre te gjithe Vloren ne tribune, sepse per ne shesh po nuk keni njerez shkoni e merrini ne Lushnje ose Fier po deshet.”
Ne kontekstin e humorit te episodit te mesiperm, po i drejtohemi Z. Bardha: Z. Konsull, tribunen e ke bere te madhe se je largpames, por kush do t’ju mbushe sheshet? Po qe se do tju duhet popull , mire do te ishte tjua sillte Sakua nga Ohio me autobuse, se keshtu si po e organizoni ju te udheheqjes festa do te zhvillohet e gjitha ne tribune…


  • 0

Ekrem Bardha Kryetari i pazgjedhur ndonjehere ne Teqene e Detroit-it

Category : Komuniteti

Bardha-dancers-300x225Ekrem Bardha eshte aktualisht kryetari i Teqese se Detroitit, pozicion te cilin e mban qe prej vitit 2006. Ai pasoi ne kete detyre Z. Shaban Shemshedini i cili u detyrua te largohet pas disa dyshimeve qe paten nje grup i caktuar brenda komisionit te Teqese ne vitin 2006 qe kishin te benin me kohen e gjate te qendrimit te tij si Kryetar i Teqese (mbi 10 vjet) dhe shkeljes se Kanunores se Baba Rexhepit per te zhvilluar zgjedhje ne cdo 5 vjet jo vetem per Kryetarin por edhe per te gjithe antaret e Komisionit te Teqese. Akuza te tjera te hedhura mbi Z. Shemshedini ishin disa akuza bazuar mbi dyshimet qe Z. Shemshedini nuk kishte raportuar ne shtet, ne Lansing (Kryeqyteti i Michiganit) perberjen reale te komisionit duke lene ne liste individe qe nuk ishin realisht ne komision. Per me teper ai u akuzua sikur ne menyre te qellimshme kishte perfshire ne liste individe te cilet kishin lidhje familjare me Z. Shemshedini. Sipas Ekrem Bardhes, pas disa konsultimeve qe ai paskish pasur me avokatet e tij, z. Shemshedini mund ta kishte bere kete ne menyre qe te arrinte te mbushte 15 vjet ne drejtimin e Teqese me te njejtin komision. Pas 15 vjeteve, sipas Bardhes, ai dhe komisioni i tij paskishin te drejte sipas ligjit, te kerkonin si komision te shnderroheshin ne pronare te Teqese dhe prones perreth saj.

Shume besimtare dhe antare te Teqese pasi e degjuan kete interpretim te bere nga Z. Bardha me te drejte shprehen hapur revolten e tyre. Gjithkush mendonte se po qe se do te ishin te verteta keto qellime te Z. Shemshedini atehere ato do te ishin manovra dhe perpjekje te ulta, por dhe te parealizueshme, qe nuk mund te tjetersonin nje Teqe e cila ka nje histori shume te vecante dhe te rendesishme per Bektashizmin. Per me teper nje Institucion publik fetar i cilesuar dhe i lene me testament nga themeluesi i saj Baba Rexhepi si nje Institucion nen pronesine e Komunitetit Bektashjan te Amerikes.

TapiaTeqese

Pra ne menyre te permbledhur Z. Shemshedini akuzohej per shkeljet e meposhteme:

1. Nuk kishte respektuar Kanunoren per zhvillimin e zgjedhjeve per kryetarin e komisionit, dhe antareve te komisionit ne cdo 5 vjet.
2. Nuk kishte raportuar ne shtet te gjithe emrat reale te komisionit
3. Nuk kishte bere transparente shpenzimet dhe transaksionet financiare te Teqese

Per keto te ashtuquajtura shkelje, Ekrem Bardha kryesoi nje fushate te gjate denigruese ndaj tij per disa vjet me rradhe, madje nuk munguan edhe intimidimet dhe kercenimet deri ne perdorimin e dhunes fizike ndaj tij.

Banda8chairman-300x145

Te gjithe ata qe e njohin Ekrem Bardhen e dine mire menyren dhe formen e angazhimit dhe aktivizimit qe ai ju ben disa elementeve ordinere qe ai mban perreth, per te kercenuar dhe intimiduar kundershtaret e tij. Keto veprime te ulta ai i perdori edhe ndaj Z. Shemshedini i cili njihet ne komunitetin Bektashjan si nje intelektual i urte, vizionar dhe paqesor, por duke mos harruar edhe faktin qe Z. Shemshedini ishte caktuar ne kete detyre nga vete Baba Rexhepi kur ishte gjalle.
Por si qendron e verteta e akuzave kunder Z. Shemshedini?
Ne te vertete konfliktimi i tij me Z. Bardha ndodhi ne nje aktivitet te Teqese ku ka qene i ftuar nje historian dhe studjues i gjuhes, tradites dhe kultures Shqiptare per te bere nje takim ne Teqe.
Z. Badha duke qene se gjithmone deshiron te jete ne tribune, pavaresisht faktit nese ai ka lidhje apo jo me aktivitetin dhe per me teper duke patur parasysh faktin qe ky aktivitet nuk ishte nje darke e rendomte me klarinete dhe raki, ne menyre qe ai ta hante pilafin ne tribune, por ishte nje bisede me individe qe kane njohuri te plota akademike per historine dhe kulturen Shqipatre, atij ju rekomandua nga Z. Shemshedini qe te ulej ne salle pasi aktiviteti e kishte nje protokoll dhe program te percaktuar kohe me pare.
Kaq do te mjaftonte qe Z. Bardha te fillonte nje fushate te shfrenuar kunder tij duke formuluar shume akuza nje pjese e te cilave jane permendur me siper.
Duke arritur te dezinformonte antaret e tjere te komisionit si dhe opinionin e gjere Bektashjan ai u shfaq si njeriu qe do te shpetonte Teqene nga tjetersimi si institucion por edhe si prone. Per kete arsye ai u komandua nga komisioni per te drejtuar Teqene per nje afat kalimtar deri ne zgjedhjen definitive te kryetarit te ri dhe antareve te tjere te komisionit.
Por cfare ka ndodhur ne te vertete ne keto 6 vjet te drejtimit te tij ne Teqe?
Ne keto 6 vjet pritej qe kryetari i komanduar Bardha te organizonte 2 here zgjedhjet ne Teqe. Njehere per te rikonfirmuar veten si Kryetar, pasi ai vetem u komandua perkohesisht, dhe nje here pasi ai ka kaluar per mese 1 vit afatin 5-vjecar te zhvillimit te zgjedhjeve sipas Statutit te Teqese, apo Kanunores se Baba Rexhepit.
Lexoni duke klikur link-un me poshte:
KANUNORJA ORIGJINALE
StatutiTeqese

UDHEZIMIN E BABA REXHEPIT PER ZGJEDHJET
UdhezimZgjedhjet

Jo vetem qe ne menyre flagrante ka injoruar kete dokument te rendesishem i cili sherben si kushtetuta e administrimit te Teqese, por as qe ka ne plan te beje ndonjehere zgjedhje sa te jete gjalle pasi ai me shume se kushdo tjeter i trembet ballafaqimit dhe votes se Bektashinjeve te Amerikes.

Bardha kantinaAi trembet sepse e ka shperdoruar besimin dhe ka goditur paqen ne ate Institucion. Ne menyren me arbitrare dhe flagrante ka larguar nga Komisioni shume e shume njerez te perkushtuar, dhe nga ana tjeter ka shtuar ne Komision familjare dhe njerez te bindur te tij duke e bere rrethin administrativ te Teqese nje keshill nepotik injorantesh.
Vetem me kete akuze ai duhej te shkarkohej, pasi ai ishte artoparlanti kryesor dezinformues per shkarkimin e Z. Shemshedini duke e akuzuar ate se nuk kishte organizuar zgjedhjet ne Teqe per me teper se 10 vjet.
Sic mund ta lexoni qarte ne Kanunoren e Baba Rexhepit, komisioni administrativ dhe kryetari duhet te zgjidhen menjehere pasi mbushen 5 vjet.
Persa i takon raportimit te emrave te Komisionit ne Lansing (ne shtetin e Michiganit) ju lutemi klikoni me poshte
KOMISIONI I RAPORTUAR NE LANSING SIPSAS VITEVE
KomisioniTeqeseLansing
Shikohet qarte se komisioni eshte raportuar me shkurtime, duke perseritur te njejtet emra dhe duke mos raportuar perberjen e plote faktike te Komisionit. Ekrem Bardha akuzoi Z. Shemshedini se de jure (ne Lansing) kishte raportuar nje komision me familjaret e tij, nderkohe qe Z. Bardha de jure dhe de facto ka genjyer shtetin e Michiganit me komisionin e raportuar me shkurtime dhe me dublime detyrash (faqe 17, 19), cdo gje e bere ne menyre arbitrare nga zyrat e tij te McDonald’s-it pa u konsultuar asnjehere me komisionin ose me perberjen reale te tij.
Nazarko-MasllavicaZ. Engjell Nazarko, pasi kishte pare dokumentin qe publikon shteti per komisionin e Teqese me te drejte u ankua per kete gje. Atehere Z. Bardha me shpejtesi e korrektoi listen (shiko ndryshimin nga faqja 17 ne faqen 19) duke e ngritur Z. Nazarko ne detyren e Zv/Kryetarit te Komisionit dhe duke fituar heshtjen e tij per kete ceshtje.
Bardha BMondi2Persa i takon familjareve te tij, Ekrem Bardha de facto ka ne komision familjaret dhe puntoret e McDonald’s-it si me poshte:
1. Ekrem Bardha (vete kryetari)
2. Lumturi Bardha (gruaja e kryetarit)
3. Donika Bardha (vajza e kryetarit)
4. Xhafer Laho (kushuri i kryetarit, ose roja i tij personal)
5. Besnik Laho (kushuri i kryetarit, vellai i Xhaferit)
6. Tomor Vasha (kushuri i kryetarit, dajua i Xhaferit)
7. Alma Rexha (sekretare e biznesit McDonald’s te kryetarit)
8. John Goforth (punonjes, menaxher i zyres se biznesit McDonald’s te kryetarit)
9. Abaz Hysenllari (aktivist i kryetarit, roje part-time, zakonisht perdoret per zbavitjen e kryetarit ne oret e vona)
10. Mentor Rama (aktivist i kryetarit, zakonisht mban llogarite e ahengjeve te kryetarit ne Teqe)

Firmat e Antareve te Komisionit ne nje nga mbledhjet e fundit
KomisioniFirmat

Pjesmarrja e tyre ne mbledhjet e Teqese dhe vecanerisht pjesmarrja e tyre ne vendim-marrjet ne Teqe i ben ata de facto antare te komisionit. Nese keta persona jane te zgjedhur atehere duhen bere publike dokumentat kur ata jane zgjedhur.
Duke kujtuar akuzat qe Z. Bardha i beri Z. Shemshedini se kishte perfshire ne komision familjare te tij ne menyre qer ta privatizonte Teqene, atehere na lind e drejta te pyesim Z. Bardha: Perse i ke perfshire apo i ke angazhuar familjaret dhe kushurinjte e tu ne komision? Mos valle keni ne plan ta merrni Teqene si prone per veten tuaj? Dyshimet per ju jane edhe me te medha sepse ju keni marre pronat e Shqiperise per nje cope buke. Madje edhe tani po perpiqeni te merrni pronen e nje pronari te ligjshem Vlonjat ne bregdetin e Orikumit nepermjet angazhimit te vajzes suaj Donika Bardha dhe sigurisht nepermjet korrupsionit gjyqesor ne Shqiperi.

Nje ceshtje tjeter teper me rendesi eshte ajo e financave te Teqese. Baba Rexhepi ne Kanunore e cileson qarte menyren e mbledhjes se te ardhurave, administrimit te tyre dhe kryerjes se shpenzimeve. Ne kete pike Kryetari Bardha eshte treguar i pameshirshem me te ardhurat e Teqese. Se pari emeroi Z. Mentor Rama si arketar, i cili keq-menaxhoi sistematikisht gjithcka duke arritur te kishte probleme edhe me blerjet e vogla te ushqimeve te Teqese.
Persa u takon ndertimeve dhe mirembajtjes, kusheriri dhe roja i tij personal Xhafer Laho ne menyre te vazhdueshme ne keto 6 vjet ka vendosur gjithmone cili individ apo cila kompani do ti kryej punimet duke bere tendera me leket e dhuruara ne Teqe si dhe me te ardhurat e Teqese ne pergjithesi. Per kete ka fakte te pakundershtueshme po ti marresh te gjitha punet e kryera nje nga nje.
Duke krahasuar akuzat qe Z. Bardha i beri Z. Shaban Shemshedini, me te cilat ai filloi fushaten per shkarkimin e tij, me akuzat e mesiperme te faktuara me dokumenta dhe prova, Z. Bardha do te bente mire te largohej me doreheqje dhe ta linte Teqene te lire, te qete dhe paqsore sic e ndertoi Baba Rexhepi. Per shkeljet, dhunen, harbuterine, rrugacet qe ka grumbulluar dhe shperdorimet e shumta ndoshta ai do ti jape nje dite llogari vete Baba Rexhepit, por per komunitetin e gjere Bektashjan te Amerikes doreheqja e tij perpara se komuniteti te detyrohet ta shkarkoje qofte edhe duke e derguar ceshtjen ne gjyq po te jete nevoja, do te ishte nje xhest i vetem i mire i kryer nga Z. Bardha si Kryetar i Komisionit te Teqese ne keto 6 vjet.
Nuk duhet te harrojme qe ne komisionin e Teqese ka gjithashtu edhe elemente shume pozitive dhe te perkushtuar. Duhet permendur padyshim Z. Hysen Masllavica, Z. Edison Leskaj, arketari Z. Sami Veliu, Z. Engjell Nazarko, Z. Shaban Shemshedini, Z. Petref Fama (i dekretuar nga Kryegjyshata me titullin “Baba”), Z. Bejko Dorezi e ndonje tjeter antar dhe besimtar i perkushtuar qe ndoshta eshte harruar pa dashur.

Per kete artikull ju ftojme te debatoni ne menyre qe te gjenden rrugezgjidhjet e duhura per te bere te mundur rikthimin e Teqese se Detroitit ne rrugen per te cilen e themeloi i madhi dhe i perhershmi Baba Rexhep.
Ne te njejten kohe duhet patjeter te evidentohen dhe denohen fajet dhe autoret e tyre, te korrektohen gabimet, shperdorimet dhe shkeljet sidomos ato te kryera me dashjen dhe nen drejtimin e te perkohshmit Ekrem Bardha dhe klanit te tij.


  • 0

Copetimi i Shqiperise

Category : Trojet Shqiptare

Lufta Ruso-Turke (1877-1878) i cënoi rëndë zotërimet osmane në Gadishullin Ballkanik, duke e lënë perandorinë vetëm të mbahej në pozicione të pasigurta në Maqedoni dhe në trojet e banuara nga shqiptarët. Në anën tjetë i dha një frymëmarrje shumë të gjërë shteteve dhe popullsive ortodokse, për analogji me Rusinë që tashmë konsolidoheshin ne shtetet fqinje që njëkohësisht e përdorën si një armë propagande edhe kundër kombeve si ai shqiptar. Shqiptarët në atë kohë banonin në katër vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Llogaritet se nga 2 500 000 banorë që kishin këto vilajete, 2 milionë ishin shqiptarë, dhe pjesa tjetër vllehë, maqedonas sllavë, grekë dhe romë. Shqiptarët ishin shumica absolute në të katërt vilajetet.[4]

Copëtimi i parë: Kongresi i Berlinit

Copëtimi i parë i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve të Kongresit të Berlinit për të shpërblyer Malin e Zi me Plavën e Gucinë. Gjatë kësaj kohe, iu kaluan Serbisë zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare në këto zona u përzu me dhunë, dhe e gjithë u spastrua etnikisht nga shqiptarët, duke krijuar 70 000 refugjatë shqiptarë nga këto zona që u vendosën në Kosovë e 60 000 të tjerë që u vendosëm në zonën që sot është në Maqedoni.[5] Kongresi i Berlinit i dha Malit të Zi dhe qytetin e Tivarit dhe Podgoricën, ku gjithashtu kishte popullata shqiptare.

Për t’i bërë ballë copëtimit të trojeve shqiptare, u krijua Lidhja e Prizrenit, e cila kundërshtoi me armë aneksimin e trojeve shqiptare. Luftime të rrepta u zhvilluan në Plave e Guci, ku sipas burimeve të kohës “zona kufitare u mbulua me gjak”. Forcat malazeze nuk mundën të marrin Plavën e Gucinë dhe kërkuan nga Kongresi i Berlinit një zonë tjetër. Kongresi caktoi Hotin e Grudën, ku sërish pat luftime të përgjakshme dhe forcat malazeze nuk arritën të thyejnë qëndresën shqiptare. Kongresi atëherë i dha Ulqinin Malit të Zi. Forcat e Lidhjes së Prizrenit në Ulqin u ndodhën para sulmeve të ushtrisë malazeze dhe nga lindja nga sulmet e ushtrisë Osmane, e cila u dërgua nga Sulltani për të shtypur Lidhjen dhe për të dorëzuar Ulqinin te malazezët. Shqiptarët u tërhoqën dhe u mundën nga forcat e shumta osmane të udhëhequra nga Dervish Pasha, të cilat shkatërruan Lidhjen e Prizrenit në një sërë betejash.

Gjatë copëtimit të parë, shqiptarët humbën zonat veriore të Toplicës, Pazarit të Ri, Nishit, Ulqinin dhe disa territore në jug të Çamërisë.

Copëtimi i dytë: Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Skeda:Shqipëria-e-madhe.gif

Harta e Shqipërisë sipas Qeverisë së Vlorës së 1912, e kryesuar nga I.Qemali; Harta e Shqipërisë e vendosur në Londër në 1913; dhe harta e propozuar nga fqinjët e Shqipërisë

Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike që të vepronin me shpejtësi në copëtimin e trojeve shqiptare. [6] Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia lidhën aleanca poltike dhe ushtarake ndërmjet tyre dhe në tetor të vitit 1912, ato i shpallën luftë Perandorisë Osmane duke shënuar kështu fillimin e Luftës së Parë Ballkanike. Shqiptarët mbajtën një qëndrim asnjanës në këtë luftë, por u shqetësuan kur shihnin se shtetet ballkanike synonin ndarjen e territoreve shqiptare. Për pasojë shqiptarët mbajtën një kuvend në Vlorë dhe me 28 nëntor 1912 shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Pavarësia nuk u njoh nga disa vende kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t’i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare. Gjatë kësaj kohe u kryen masakra të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare. Leon Trocki, i dërguar si korrespondent mbi Ballkanin, tregon se si “fshatra të tërë shqiptarë ishin kthyer në grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbine e deri në Shkup shihje vetëm zjarr e plaçkitje…”. Sipas burimeve të huaja, rreth 25 mijë shqiptarë u vranë vetëm në Kosovë në muajt nëntor 1912-janar 1913[7].

Më 17 dhjetor 1912 në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë. Më 29 korrik 1913 u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ndërsa kufijtë, pas shumë diskutimesh u caktuan por duke lënë jashtë tyre Kosovën dhe Çamërinë,.por duke lënë brenda kufijve territore që sot jane janë jashte kufijve shtetërorë të Shqipërisë si p.sh. Shën Naumi

Pasojat

Të gjendur nën pushtimin e ushtrive serbe, malazeze e greke, me qindra mijëra shqiptarë nga troje që sot gjendjen në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Greqi, more rrugën e u dyndën si refugjatë brenda kufijve të njohur nga Konferenca e Londrës. Në të gjitha trojet shqiptare u kryen masakra të mëdha në popullsinë civile, dhe u krye spastrim etnik me qëllim përzënien ose eliminimin e popullsisë shqiptare.[8] Copëtimi i trojeve shqiptare la jashtë kufijve më shumë se gjysmën e territoreve të banuara nga shqiptarët historikisht, dhe më shumë gjysmën e popullsisë shqiptare të asaj kohe. Në Kosovë, trupat serbe ushtruan terror dhe u munduan ta ndërrojnë përbërjen e popullsisë me anë të shpërnguljeve me dhunë. Gjuha shqipe u ndalua, dhe dhjetëra mijëra serbe kolonë u vendosën në tokat e shqiptarëve të vrarë ose të përzënë. Më shumë se 150 000 shqiptarë u detyruan të lenë Kosovën në vitet 1912-1920[9] [10].

Trojet etnike historike shqipare

Shumica e tyre u vendosën në Shqipëri, në zonat e Fierit, Lushnjës, Durrësit, e Kukësit. Po ashtu, popullsia çame u spastrua në përmasa të mëdha, duke lënë në Çamërivetëm një pjesë të popullsisë çame të besimit ortodoks, që sot numëron 30-70 mijë banorë në Çamëri. Pasoja e këtij copëtimi ende ndjehen në kombin shqiptar, ku shembujt më të freskët janë Lufta e Kosovës në 1998-1999, dhe rebelimi i armatosur në Maqedoni në 2001-shin.

Gjendja aktuale

Copëtimi i Shqipërisë është një barrë e rëndë për kombin shqiptar, e cila ka shtyrë shumë atdhetarë që pas copëtimit të punojnë politikisht e me përpjekje të armatosur, për ribashkimin e kombit shqiptar. Kjo i dha jetë dhe çështjes kombëtare shqiptare, ribashkimit të trojeve etnike shqiptare të copëtuara në 1913-ën. Mendimi i publikut në Shqipëri e Kosovë rreth ribashkimit të Shqipërisë ka ardhur duke i rritur, sidomos vitet e fundit. Në 2011-ën, sipas Gallup Balkan Monitor, 75% e të anketuarve në Shqipëri dhe 68% e të anketuarve në Kosovë, mbështesin ribashkimin kombëtar. Çështja kombëtare tashmë është e përfaqësuar dhe politikisht nga parti politike si VetëvendosjaKosovë dheAleanca Kuq e ZiShqipëri, në programin e të cilave është ribashkimi i trojeve shqiptare në një shtet.